Mendime
Albert Zholi: Hava Muçollari - Ekonomisë shqiptare i mungon drejtimi nga njerëz korrektë
E hene, 06.05.2019, 01:10 PM
Flet
Financierja Hava Muçollari: Ekonomisë shqiptare i mungon drejtimi nga njerëz
korrektë
-
Ligjet po bëhen në mënyrë të tillë që t’i shërbejnë individit dhe jo popullatës
Nga
Albert Zholi
Ekonomisë
shqiptare ndodhet në udhëkryq, ka probleme të shumta. Në përgjithësi kësaj
ekonomie i mungon pikërisht drejtimi nga njerëz korrektë, të përqendruar dhe
profesionist. Kjo vjen pasi shqiptarët duan vetëm të komandojnë por jo të
vetërregullojnë ekonominë e tyre. Këto dhe të tjera zhvillime janë pjesë e një intervistë ët zhvilluar me
financieren Hava Muçollari...
-Keni studiuar për
ekonomi dega Financë në Universitetin Bujqësor, Tiranë, kjo degë ishte ëndrra
juaj apo detyrim i kohës?
Le
të themi se koha ma ofroi këtë degë. Në atë kohë ekonomia ishte e centralizuar
dhe financa ishte thjesht një punë zyre, shumë pak vlerësohej. Ishte njëra nga
degët për të cilat aplikova për të studiuar.
- Cilat ishin lëndët që pëlqeje në shkollë të
mesme dhe si e prite bursën në këtë degë?
Nga
lëndët që preferoja më tepër ishin :gjuhë-letërsi,histori por edhe disa lëndë
praktike që kishin të bënin me pemëtarinë pasi shkolla e mesme kishte drejtim
bujqësor. Fillimisht më doli shkolla për mjekësi. Dega kryesore për të cilën
kisha aplikuar ishte pikërisht mjekësia dhe prindërit e mi u gëzuan
jashtëzakonisht edhe pse ishte me pagesë,sidomos im atë. Edhe pse ishte dega që
unë preferoja të fitoja si e drejtë studimi mora vesh se ma ndërruan. Pra
shkova të studioja për ekonomik, dega financë në Universitetin Bujqësor të
Tiranës. Në fakultet isha me bursë. Normal të qenit me bursë ishte një lehtësi
pasi s’do i rëndoja ekonomikisht prindërit.
- Si i kujton profesorët tuaj, si shpjegonin
dhe si ishte kërkesa e llogarisë? Kishte mitmarrje?
Fakultetin
e kam filluar ne vitin 1987 kur ekonomia ishte e centralizuar dhe e mbarova në
vitin 1991 në periudhën kur ndodhi tranzicioni. Profesorët ishin shumë korrekt si në shpjegim edhe në
kërkesën e llogarisë. Mund të kishte mitmarrje por unë nuk kam hasur diçka të
tillë në rrethin me të cilin frekuentohesha nga shoqëria ime e fakultetit.
- Mendoni se femrat janë më të prirura në
këtë degë në krahasim me meshkujt?
Fusha
e financës kërkon me tepër përqendrim, korrektesë dhe normalisht aftësi të mira
profesionale. Këto veti s’mund ti kenë vetëm femrat ,por duke qenë pune zyre
është e natyrshme që femrat përshtaten lehtësisht.
- A është e preferuar sot kjo degë nga femrat?
Kjo
degë sot është e preferuar si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt mbasi është
ekonomi tregu e bizneset e kanë domosdoshmëri punësimin e financierëve.
- A ka treg pune aktualisht për këtë degë? Si
do ta përkufizoje ekonominë shqiptare në këto 29 vjet tranzicion, nga çfarë
vuan më shumë ekonomia shqiptare sot?
Treg
pune për financierët ka gjithmonë , por duke qenë një nga degët më të
preferuara, fakultetet janë të tejmbushur me studentë dhe normalisht do ketë
edhe të papunë. Nga 29 vitet e tranzicionit kemi pritur më shumë por kemi marrë
gjithmonë e më pak. Ekonomisë shqiptare i mungon pikërisht drejtimi nga njerëz
korrektë,të përqendruar dhe profesionist. Varfëria sa vjen e thellohet. Edhe
ligjet po bëhen në mënyrë të tillë që t’i shërbejnë individit dhe jo
popullatës.
- Përse të ardhurat e
popullit shqiptar janë më të ultat në Europë për frymë?
Të ardhurat për frymë të popullit shqiptar në
vitin 2018 ishin 5261 $ në vit. Duke u krahasuar me vendet europiane janë më të
ultat në Europë. Kjo sipas statistikave të publikuara nga Fondi Monetar
Ndërkombëtar. Arsyeja e varfërisë së
shqiptarëve poshtë nivelit europian ka ardhur nga mosshfrytëzimi dhe
keqmenaxhimi i burimeve natyrore që gjenden në këtë vend të mrekullueshëm.
Shqipëria sipas Bankës Botërore ka nivelin e pasurisë më të lartë në Ballkan
për frymë popullsie 13,375 USD. Pastaj vjen Turqia me 12,845 USD/për
frymë,Greqia me 12,546 USD/për frymë,Italia me 8,619 USD/për frymë dhe
Gjermania 7,071 USD/për frymë. Vendi ynë ka një natyrë tejet të pasur duke u
krahasuar me popullsinë që ka dhe me sipërfaqen për m2. Shqipëria i ka gjithë
pasuritë natyrore që i duhen një vendi që të begatojë shtetasit e vet. Burimet
natyrore me të cilat Shqipëria është e
pasur janë:nafta,gazi,qymyr guri, qymyr druri, mineralet e shfrytëzueshme si
krom,bakër,guri dekorativ,mermeri, toka e pasur me pyje, kullota, ara për të
prodhuar të shumëllojshmëri perimesh e frutash, detet, liqenet dhe lumenjtë e
pasur me florë e faunë. Duke patur këtë pasuri jemi më të varfëritë. Pse?
Shqiptarët duan vetëm të komandojnë por jo të vetërregullojnë ekonominë e tyre.
Sipas FMN të ardhurat për frymë të
popullsisë duke i krahasuar ato nisur nga viti 2016 në vitin 2018 u rritën me
1,061 USD (nga 4,200USD në vitin 2016, në vitin 2018 të ardhurat për frymë në
vit shkuan 5261 USD). Që të rriten të ardhurat për frymë të popullsisë duhet
një qeverisje e mirë dhe investime në fushat kryesore si arsim, infrastrukturë,
bujqësi, blegtori dhe turizëm, fusha të cilat janë të lidhura ngushtë me
njëra-tjetrën. Mungesa e investimeve dhe menaxhimi i keq tek njëra fushë sjell
pasoja edhe tek fushat e tjera. Thjesht drejtuesit të mendojnë për popullin e
vet.
- Financiere por dhe
poete si erdhi poezia tek Havaja, kush ishte shtysa?
Mendoj
se poet lind nuk bëhesh, thjesht duhet të përçosh tek të tjerët atë që ke
brenda vetes.
Dashurinë
për poezinë e kam trashëguar nga im atë,por që e kultivova që herët në shkollë
fal mësuesve të përkushtuar si Tefta Hoxha në shkollën tetëvjeçare dhe më vonë në shkollën e mesme nga poeti Ilirian
Zhupa të cilët më kanë dhënë mësim.
- Cila ka qenë poezia e parë dhe kush e
miratoi?
Poezia
e parë titullohej “Vjeshta” dhe ka dalë në këndin e letrarëve të shkollës.
- Pse ky titull në librin e parë?
Ka
shumë gjëra që lindin natyrshëm, por ka edhe gjëra që ti dikton koha. Në të
gjitha kohët, e përbashkëta është se dikush duhet ta sfidoj të keqen, për ti
lënë hapësirë të mirës të triumfojë. E mira idealja ose s’arrihet ose kur
arrihet, arrihet gjithmonë me vështirësi, duhet ti vijë ora që të realizohet
.Pra ka më mirë se asgjë-ja.