Mendime
Dedë Preqi: 27 prilli 1999!
E diele, 28.04.2019, 02:47 PM
27 PRILLI 1999, ISHTE
NJË MASAKËR MAKABËR E QENJËS DHE DHËMBJES KOMBËTARE
Nga Dedë
Preqi
Reagimet shpirtërore të popullit shqiptarë nuk
do pushojnë pothuaj se asnjëherë, kur kujtojnë të bëmat kriminale dhe
gjenocidiale që shkakëtoj regjimi kriminel i Serbisë, ndaj këtij populli të
pafajshëm, vetëm për shkakun se janë shqiptarë dhe dëshirojnë lirinë e vet
njerëzore në tokat e veta arbërore.
Çfarë të thuhet për lirinë e përgjakur të
shqiptarëve, a jemi edhe ne qenje njerëzore, që të reagojmë e veprojmë si çdo
shoqëri njerëzore në vendine të parëve tanë ku jetuam me shekuj, ku jetojmë
edhe në të sotmen? A jemi edhe ne njerëz si të tjerët, apo jemi një produkt i
veqantë i faktorëve të shumtë e të
kushtëzuar në mjedisetshoqërore të natyrës biologjike e psikologjike?
A janë të mjaftueshme qindra krime e masakra,
mijëra përdhunime, një milion dëbime, qindra e mijëra shkatërrime objektesh, që
dokumentojnë para botës, çfarë shkakëtojë Serbia dhe regjimi i saj në krye me
kasapin dhe kriminelin Millosheviq me bashkëkriminelët tjerë, kundër popullit shqiptarë, ku këta njerëz nuk patën
mundësi dhe alternativë tjetër që të shmangën nga kjo katrahurë dhe gjenocid,
që ndikoi dhunshëm e mizorishëm, traumat e sëcilës dhe pasojat i bartë në trup
dhe shpirt akoma populli shqiptarë i Kosovës.
Shumë kohë duhet kaluar dhe ky popull nuk mund
ti harron gjitha ato përsekutime, gjitha ato tortura, gjitha ato vrasje masive,
gjitha ato masakrime, që iu bënë këtij populli të pafajshëm nga regjimi i egër
dhe fashist i Millosheviqit dhe milloshëve të tjerë... Cili njeri që i përjetoj
këto krime dhe ngjarje të rënda shpirtërore e fizike që nuk mund ti ruaj ato
gjurma dhe ato mbeturina të lirisë shpirtërore dhe qëndrimin e tyre në ato
kushte tmeruese të shtypjeve psikike dhe fizike?
Edhe 27 prilli 1999, ishte një datë fatkeqe dhe
tragjike për popullatën e Gjakovës, në veqanti për Mejen dhe Korenicën, edhe
pse forcat e NATO-s, zbrazëshin ndaj forcave serbe, edhe më shumë
revanshoheshin forcat çetnike serbe në bashkëveprim me policinë dhe ushtrinë
fashiste, mbi popullatën e këtij vendi në shenjë hakmarrëje, ku vetëm brenda
një dite u vranë dhe u masakruan e u zhdukën 367 shqiptarë.
Padyshim populli shqiptarë i Kosovës gjindet
para një një vorbulle, dhe që ka domëthënje jashtë njerëzore, të natyrës
psikologjike dhe fizike, kur kujtojmë të gjitha këto krime të pushtetit
serbo-fashist dhe pse kanë kaluar 20 vite, kriminelët e këtyre krimëve as
çereku i tyre nuk janë marrë në pyetje nga ndonjë gjykatë ndërkombëtare dhe
vendore.
- Të ekzekutohen vetëm brenda një dite 367
njerëz, ku në mesin e tyre ka pasë fëmijë, gra dhe të moshuar dhe mos të
përgjegjët askush për një krim të tillë, ky është një riekzekutim i kësaj
natyre, që do të thotë edhe një turp i madh ndaj ndërgjegjës ndërkombëtare dhe
asaj vendore,imazhi i sëcilës lë përshtypje jo serioze, jo humane dhe jo
njerëzore, që të heqësh dorë nga dinjiteti njerëzor, e cila nuk përkon me të
drejtat dhe liritë njerëzore, si të garantuara me konventat për të drejtat e
njeriut.
Kush i bëri të gjitha këto krime dhe masakra
ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, e dinë edhe bota se kush është përgjegjës,
por qënuk i jep llogari askujt?Të krijohet përshtypja se sikur asgjë nuk ka
ndodhur, kjo dukuri është më shumë se absurde, e cila sikur nënkupton
përpjekjen për të zhdukur tiparin e përgjegjësisë, apo në një mënyrë tjetër,
duke iamnestuar krimet dhe kriminelet...
Këto veprime kriminale dhe djallëzore nuk e kanë
ndërgjegjën vetijake, sepse krimineli nuk e ka më ndjenjën e ndjeshmërisë dhe
përgjegjësisë për këto krime, por duhet ta kenë ndërgjegjën kolektive dhe
shoqërore, sikur në këtë rast Serbia ndaj Kosovës, e cila paraqitet sikur nuk është
fare fajtore për veprimet e krimëve të bëra dhe duke i mohuar ato si të tilla,
atëherë, pse ekzistojnë Gjykatat Ndërkombëtare, pse ekzistojnë Institucionet
për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore, duke e ditur se ky rrezik mund ti ndodh
njerëzimit edhe në të ardhmën.
27 Prilli i vitit 1999, ishte një masakër
makabër e qenjës njerëzore dhe e dhimbjes kombëtare, me çrast ishte një skenar
i organizuar nga ushtria, policia dhe paramilitarët kriminel serb, duke e
dëbuar popullatën nga shtëpiat dhe vendbanimet e veta dhe duke ua vënë flakën
vendbanimëve të tyre.
Ndërsa në anën tjetër, përveq që i plaqkitëshin
rrugës që depërtoheshin për Shqipëri,i ndanin të rinjët dhunshëm në njërën anë
për ti ekzekutuar, dhe më në fund, duke e pritur edhe momentin më tragjik që të
zbrazin gjithë arsenalin e tyre fashizoid mbi kolonat e gjata të dëbuarëve nga
vendbanimet e fshatrave të Gjakovës, Junikut dhe zonës të ashtuquajtur Reka e
Keqe, ku shkakëtohet një lum i kuq me gjakun e 336 martirëve të kombit, të
cilët përveq se u vranë dhe i masakruan, ata edhe i zhduken për t’ua humbur
gjurmët e krimit.
Në Kosovë ndodhën shumë masakra të dhimbshme mbi
popullatën e pafajshme shqiptare, dhe
masakra e Mejës dhe Korenicës, do të ishte e dyta në Ballkan, mbas
Srebrenicës, që mbas Luftës së Dytë Botërore, e cila ishte si hakmarrje e
shumëfishtë, njëra ishte kundër popullatës shqiptare, e dyta kundër NATO-s, dhe
ajo që ishte absurde edhe hakmarrje ndaj një polici të vrarë serb M.Preshoviq,
i cili ishte kryepolici dhe kryekrimineli i rajonit të Gjakovës.
Prekuroria serbe e krimëve të luftës në Serbi,
pothuaj se shumë pak ka vepruar për të paditur kriminelët e krimeve në Kosovë,
edhe pse Institucionet Ndërkombëtare që vepruan në Kosovë, si UNMIK-u, dhe
EULEX-i, i kanë lëshuar disa padi ndaj tyre. Ndërsa Prekuroria e Kosovës, për
krime të luftës, ka qenë deri më sot shumë e mangët, shumë destruktive dhe
shumë e pa përgjegjshme, për të grumbulluar fakte dhe dëshmi të mjaftueshme,
për të paditë kriminelët dhe regjimin serbo- fashist.
Edhe Haga, ka pasur elemente dhe dëshmi të
mjaftueshme për ti dënuar kriminelët serb të luftës së fundit në Kosovë, prej
të cilëve shumica e tyre janë të lirë dhe punojnë edhe sot në qeverinë e
presidentit Vuçiq, i cili do i mbronte këta kriminel dhe në anën tjetër, përveq
se ky president është në dijeni të të gjitha këtyre krimëve, ai sot edhe i
mohon këto krime si të tilla.
Sot dhe gjithherë në “Lëndinën e Pikëllimit”, në
Meje të Gjakovës, në vendin e ngjarjes së tmershme ku gjinden vorrezat e 336
martirëve të kombit, përkujtojmë këtë datë tragjike dhe historike, në një vend
që mbetët përgjithmon sinonim i dhimbjes dhe kujtesës së paharruar kombëtare.