Mendime
Moza Boletini: Mbështetja e Organizatës "Hope & Peace" për 20.000 femrat e dhunuara nga lufta në Kosovë
E hene, 29.04.2019, 08:55 PM
Në
20 Vjetorin e pas luftës në Kosovë
Mbështetja
e Organizatës "Hope & Peace" për 20.000 femrat e dhunuara nga
lufta në Kosovë
Nga
Moza Boletini
Në
takimin e rradhës me anëtaret e organizatës dhe me rastin e 20 vjetorit të pas
luftës në Kosovë, shfletuam kalenderin e punës tonë ndër vite. Ashtu si shumë
heronj, mijra luftëtarë djem e vajza të reja që luftuan për paqen e lirinë në
Kosovë edhe ne si Organizatë e Gruas Shqiptare - Amerikane "Hope &
Peace" jemi përpjekur të japim kontributin tonë modest për ndërgjegjësimin
e shoqërisë amerikane dhe botërore për gjendjen e motrave shqiptare të dhunuara
gjatë luftës në Kosovë.
Në
Mars të vitit 2016 kemi qenë të ftuara nga OKB në New York, për të folur mbi
krimet monstruoze serbe ndaj 20.000 femrave shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
Prezent në rradhët tona ishin poetja e humanistja shqiptare nga Prizreni Rita
Saliu, Miss New York-u Serena Buçaj, si dhe vajza e gra të tjera intelektuale
dhe aktiviste. Si fotograf ftuam Z. Aleks Selimaj.
Duke
qenë se Konferenca Globale për Gratë, që u mbajt ato ditë në OKB, fliste për të
drejtat e gruas, kundër dhunës e kundër trafikimit njerëzor ne si organizatë
ngritëm aty zërin për 20.000 femrat shqiptare në Kosovë që kishin përjetuar
përdhunimin dhe zhdukjen e tyre nga kriminelët serbë. Moderatore e asaj
konference ishte partnerja e organizatës tonë doktoresha e shkencave Que
English.
Si
aktiviste të të drejtave të njeriut, kryesisht grave dhe fëmijëve në SHBA,
përsëri në vitin 2016, në muajin maj ishim ftuar si Organizatë "Hope &
Peace" në Konferencën për Sigurinë e Çështjes së Grave në Nivel Botëror,
pranë OKB, ku ne si organizatë bëmë përpjekje maksimale që të përfaqësoheshim
nga sa më shumë organizata të tjera grash shqiptare, lëvizje të cilën e
realizuam me sukses, ku morën pjesë edhe shoqatat "Gruaja" nga
Kanadaja dhe "Marigona" nga
New Jersey dhe "Fondacioni Korabi". Dhe kjo nuk ishte
ndërhyrje e lehtë nga ana jonë, pasi ne nuk ishim diplomate, që të shtonim
emrat në atë listë dhe të flisnim aty mbi krimet serbe në Kosovë, ku përballë
në podium në rolin e moderatores ndodhej edhe një përfaqësuse e lartë greke.
Megjithatë unë, Rita Saliu e Dia Saraçi diskutuam, folëm, shtruam aty situatën
e rëndë të gjendjes së femrës shqiptare pas lufte në Kosovë si dhe për 20.000
femrat e përdhunuara nga forcat militare serbe.
Po
ashtu në muajin Mars 2016, si organizatë kemi dalë me Deklaratë Mbështetëse për
Kosovën mbi krimet serbe drejtuar OKB, veçanerisht mbi 20.000 femrat e dhunuara
nga ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë. Deklaratë e pasqyruar në shumë media.
Atë kohë komunikuam edhe me Zj. Edita Tahiri.
Pra
çdo vit e çdo kohë, kurrë nuk e kemi ndalur zërin tonë në mbështejte të motrave
tona që padrejtësisht përjetuan krimet serbe në trupat e tyre të brishtë e të
pambrojtur.....
Mos
të harojmë siç kemi deklaruar edhe kohë më parë se Organizata e Gruas Shqiptare
"Hope & Peace" në fakt është një vazhdim në mision e ide e
Shoqatës së "Gruas ish të Persekutuar Politike të Shqipërisë" dhe si
amanet i atyre grave që përjetuan burgje dhe internime në komunizëm, dhe
shumica e anëtareve tona vijnë nga ajo shtresë që vuajti politikisht nga ai
rregjim në Shqipëri, ku edhe shpesh kemi marrë pjesë në protesta paqësore në
Tiranë pranë ambasadës jugosllave. Përsëri edhe në SHBA, në vendin e
demokracisë dhe paqes botërore nuk mund të qëndronim indiferente ndaj çdo
padrejtësie që i është bërë jo vetëm femrave shqiptare, por dhe të gjithë
femrave dhe fëmijëve në botë.
Edhe
19 vite më parë, kur flitej për situatën e pas luftës në Kosovë edhe pse akoma
jo të ligjëruara si organizatë, por si grupim e si të ftuara nga Shirely dhe
Joseph DioGuardi, morëm pjesë në seancat dëgjimore në Kongresin Amerikan.
Kalendari
ynë vazhdon na tregon me përpikmëri se një dëshmi tjetër është edhe angazhimi
jonë në protestën paqësore që u mbajt në New York, pranë konsullatës serbe, për
lirimin e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj nga ndalimi që ju bë nga
qeveria Franceze, ku personalisht fola edhe me megafon.
Në
Prill, 2019 dolëm me një material mediatik në Gazetën "Bota Sot" në
mbështetje të Zj. Vasfije Krasniqi Goodman, si një ndër të mbijetuarat e
përdhunimt serb në Kosovë nga ushtarët serbë, titulluar: "Ambasadorja e
Paqes në Kosovë".
Si
organizatë kemi marë pjesë në shumë kongrese botërore për gratë, si në Hagë,
SHBA, Gjermai, Argjentinë, Japoni. Dhe atje në seanca e takime të ndryshme kemi
bërë të njohur përdhunimet serbe ndaj 20.000 femrave në Kosovë nga kriminelët
serbë.
Për
këto veprimtari humane që kemi ndërmarë vullnetarisht, disa nga anëtaret e
organizatës tonë janë vlerësuar me tituj e medalje meritash deri nga
Presidentët e Shqipërisë dhe Personalitete të larta amerikane, megjithatë
përsëri nuk ndalemi, do të jemi aktive pro çështjes shqiptare të të gjitha
trevave, pasi që edhe disa nga ne rrjedhin nga familje heronjsh e patriotësh që
kanë dhënë jetën e pasurinë për kombin.
U
gëzuam dhe u impresionuam gjithashtu edhe nga telefonata që vetë Zj. Krasniqi Goodman
na bëri nga Kosova gjatë qëndrimit të saj në Kosovë në muajin Prill 2019, ku
atje u dekorua nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe personalitete të tjera
të larta.
Shpresojmë
që më datë 30 Prill, 2019 kur Zj. Vasfije Krasniqi Goodman të dëshmojë përpara
Kongresit Amerikan mbi krimet, mbi trupin e saj 16 vjeçar e të 20.000 femrave
shqiptare gjatë luftës dhe të drejtat e mohuara deri tashmë të 20.000 femave të
dhunuara gjatë masakrimeve serbe të fitohen dhe bota të ndërgjegjësohet.
SHBA, Prill 2019