Mendime
Dedë Preqi: Pështjellimi i lëmshit dhe humbja e fijes politike në Kosovë
E diele, 05.05.2019, 10:48 AM
PËSHTJELLIMI
I LËMSHIT DHE HUMBJA E FIJES POLITIKE NË KOSOVË
Nga
Dedë Preqi
Një
qëndrim jo liberal e ka treguar Evropa, ndaj qytetarëve të Kosovës, me ç’rast
po vërehet se kjo Evropë, po i pranon gabimisht urdhërat e dikuj tjetër, dhe në
thelb të kësaj natyre po tregon edhe pa
aftësinë e vet, që të kryej detyrat të cilat i takojnë, apo çëllimisht po shfaqët një lloj politike jotrasparente vetëm ndaj shqiptarëve, për të
ngadalsuar proceset dhe integrimin e tyre
në BE, dhe gjetiu.
Dhe
sa më shumë që shpresohet se shqiptarët kanë arritë të integrohen me vendet në
zhvillim, aq më shumë po minimizohen shanset e tyre dhe në anën tjetër po
rritën grupet dhe fuqitë kundërshtuese, për ta penguar dhe ngurtësuar lëvizjen
e lirë të këtij populli, në përputhje me lirinë dhe të drejtën e tyre, si një
popull i një Evrope të «barabartë».
Mirëpo,
arsyeja jetësore dhe parimore qëndron para arsyes racinaliste dhe nuk kemi të
drejtë që për të gjitha të metat dhe ngecjet ekonomoke dhe politike të Kosovës,
ta fajësojmë Evropën, edhe pse nuk kemi akoma liberalizimin e vizave, për ta
mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj, apo ta fajësojmë atë, që të na
mësojë ta gjejmë busollën e një orientimi të duhur, nëse ne vetë e kemi
pështjelluar lëmshin e problemeve tona përbrenda, duke ia humbur edhe fijen.
Në
rend të parë, ligjet e shtetit janë shumë mirë të rregulluara në Kosovë, si një
tërësi normash juridike që rregullojnë rendin dhe drejtojnë timonin shtetëror,
dhe se përtej ligjit qëndron diçka e pa prekshme (simas logos), por, për fat të
keq, një gjë e tillë është shumë largë të jetësohet në mesin tonë shoqëror, kur
një gjë e domosdoshme është shdërruar në anarki dhe në mos zbatim të shtetit
ligjor, përderisa njerëzit ndihen të abuzuar dhe të diskriminuar me një
funksionalizim të tillë.
Organizimi
shoqëror e politik brenda shtetit, do të ishte jetik për një shoqëri
bashkëkohore, poashtu vlenë edhe për shoqërinë tonë kososvare, për të rritë
edhe garancinë e një mirëqenje dhe bashkëjetese të pa trazuar, duke formuar një
unitet të fuqishëm e të qëndrueshëm brenda grupeve partiake, në forcimin e
shtetit tonë të ri, i cili e ndjenë nevojën po sikur të përgaditej për një
luftë, në realitet, jo për një luftë të vërtetë, por për një luftë paqe e pune
dhe zhvillimi në gjitha fushat e jetës, që për fatin tonë jo të mirë edhe një
gjë e tillë mungon në sëcilin Institucion…
Dhe
pa elementin ekonomik jeta në asnjë shoqëri njerëzore nuk do të funksionoj si
duhet, sikur të thëmi për një motor, që nuk ka vaj, pastaj ai do të nxehej
gjatë punës dhe në çdo çast pritët të digjej, apo të eksplodojë. Prandaj, çfarë
do të thëmi për ekonominë kosovare, e cila që prej 20 vitëve, nuk ka rritje,
por gjithnjë vërehet një zbehje dhe shterrje e burimëve të saja, dhe si pasojë
e mungesës së investimëve të huaja kapitale, dhe përmes kësaj paarsyeshmërie
kërkohet një përgjigje dhe rrugëdalje nga pushteti i pa ndërgjegjshëm.
Përderisa
edhe partitë politike nuk ndihen të bashkuar në mes vete për qëllime të
përbashkëta dhe për një shoqëri gjithëpërfshirëse, do të çrregullohet funksioni
i shtetit nga brenda edhe nga jashta, dhe përmes kësaj rruge krijohet një
shoqëri e priveligjuar për më të fuqishmit, dhe kjo liri e tyre e rezevuar për
njeriun e tyre krijon anarki të pakufishme, atëherë çfarë bëhët fjalë për të
tjerët, të cilët gjinden jashta krahut të tyre për të vendosë për vetëvete dhe
familjen, duke mbetë pa punë dhe pa fare përspektivë.
Në
të vërtetë këto vlera dhe qëndrime do jenë të lidhura me mirëvajtjen e shtetit
dhe mirëqenjen e popullit, por përkundrazi, nën ndikimin e një garniture të
fuqishme të rrjetit të individëve të luftës, që në fillim të krijimit të
shtetit të ri të Kosovës, u krijua edhe «banda keqbërëse dhe shkatërruese» e
cila nuk njeh askënd, as ligj dhe as Institucione shtetërore, duke vepruar
sipas ëndjeve dhe ligjeve të tyre, të cilët janë bërë milonera dhe Kosovën e
kanë bërë sikur pronë të vetën.
Shëndetsia
gjindet në kolaps, edhe pse është ndihmuar nga shumë donatorë të huaj me
aparate moderne, ajo nuk është në gjendje të kryej një operacion të ndërlikuar,
pa ndihmën e mjekëve të huaj, apo duke e dërguar pacientin jashta vendit dhe
arsyeja është shumë e thjeshtë, apo ndër më të thjeshtat në mungesën e gjërave
më elementare, që do të thotë një gjë e tillë është e mundshme, por nuk ka
vullnet njerëzor dhe as moral për njerëzit e një Institucion përkatës dhe
human.
Arsimi,
që është baza e dijës dhe kulturës njerëzore, ku rinia e Kosovës është një ndër
vendet më të pleshme në rajon të këtyre frytëve njerëzore, e cila shumë pak
është e punësuar dhe e kyqur në vende udhëheqëse, edhe pse është shkolluar dhe
e arsimuar në profile të ndryshme, ajo përshkak të gjendjes së dobët ekonomike,
detyrohet të largohet nga shteti dhe familja e vet, për të mbijetuar.
Duhet
ta thëmi qartë dhe hapur se e gjithë kjo anarki të shpie në një iluzion
mashtrues, gjë që dikujna i konvenon dhe i dërgon ujë në mullirin e tij,
atëherë pse duhet ta qortojmë dikënd tjetër, apo ta fajësojmë për të gjitha
Evropën, e cila nuk do na pengonte që ti kryejmë detyrat tona të shtëpisë. Dhe
Evropa, nuk do na këshillonte që ta vjedhim dhe ta herrim shtetin dhe popullin
tonë, në të kundërtën na ka këshilluar disa herë se një ndër kushtet e
liberalizimit të vizave është edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit.
Dhe
shkurt e trup, pështjellimin e lëmshit politik dhe në mënyrën më të keqe për
t’ia mjegulluar të ardhmën Kosovës, burimin dhe rrjedhat i ka nga njerëzit e
pushtetit që dominuan më gjatë në qeverisje, në krye me PDK, dhe lideret e
saj, të cilët ia dhanë vetës edhe
modalitetin e ashtuquajtur formacioni» PRONTO» i cili i shfrytëzoi vlerat e
tjerëve, duke realizuar pa ndershmëri qëllimet e veta partiake dhe politike në
dëm të kësaj shoqërie dhe këtij shteti.
Ndërsa,
humbja e fijës së lëmshit politik në vend, identifikohet me fajin e qeverisë së
fundit nga formacioni PAN-, që nuk është e zonja as të djepi, e as të shkrepi,
siq thuhet një fjalë popullore, sëcilës po i prinë z. Haradinaj, që iu ka bashkangjitë edhe një bisht dhie, e
ashtuquajtur PSD, dhe e njëjta gjë mund të thuhet për përpjekjet e tyre, duke e
përshkallëzuar edhe më shumë situatën dhe gjendjen në Kosovë.
Është
e pa shpjegueshme gjendja në të cilën po përjeton populli i Kosovës, kinse në
liri dhe demokraci, gjindet sot në izolim pa arsytim, jo vetëm nga lëvizja e
lirë e qytetarëve të saj, që diktohet nga BE-ja, por edhe nga vetë udhëheqja e
dobët dhe e pa aftë për të qeverisur shtetin e vet. Ky jo seriozitet nuk erdhi
nga pjekuria dhe eksperienca njerëzore, por erdhi nga lakmia, korrupsioni,
tradhëtia dhe krimi i organizuar, e njerëzve që nuk e meritojnë as kafshatën e
gojës, që derdhët dhe vjedhët nga djersa dhe mundi i këtij populli. «JU QOFTË
HARAM»
Nuk
duhet që fajësojmë edhe Serbinë, për
sjelljet e saj arrogande, me politikat e saj anti kosovare dhe anti fqinjësore,
duke pasë parasysh se, edhe pse qytetarët e Kosovës, nuk e kanë të gjithë
lirinë e lëvizjes së lirë në vendet evropiane, nuk do të thotë se e ka penguar
zhvillimin dhe investimet në këtë vend.