Mendime
Adil Fetahu: Ericksoni dhe shkollat e tij në Kavajë
E merkure, 08.05.2019, 07:11 PM
ERICKSONI DHE SHKOLLAT E TIJ NË KAVAJË
Nga
Adil FETAHU
Kush ishte Ericksoni
Charles
Telford Erickson (1867 – 1966) ishte një misionar i kongregacionit (protestan) i cili
shërbeu në disa vende, e më së shumti dhe me përkushtimin më të madh shërbeu në
Shqipëri (prej vitit 1908 – 1927), por aktivitetin dhe angazhimin për çështjen
shqiptare nuk e ndërpreu deri në vdekje. Ai erdhi me familje në Shqipëri, në
vitin 1908, jetoi në kushte të vështira, mevuajtje, skamje, rreziqe e sakrifica si
shumica e shqiptarëve të asaj kohe. Ai i
njohu më së miri nevojat e shqiptarëve: për arsim, ekonomi, zhvillim,
shëndetësi, afirmim ndërkombëtar dhe punoi me zell e përkushtim për ta ndryshuar gjendjen për të
mirë. Edhepse kishte ardhur si misionar për çështje fetare, kur e pa se populli
dhe vendi ka më shumë nevojë të ndihmohet në fusha tjera se sa në lëmin e fesë,
në një konferencë të zhvilluar në Bordin
e Misionit, në Boston, e kishte thënë me gojë e me shkrim se: “Gjëja
e fundit për të cilën ka nevoja Shqipëria e vitit 1908 ishte – evangjelizmi”. Në këtë kontekst, edhe
punoi për hapjen e shkollave për të arsimuar të rinjët (djemëe vajza), hapi
ferma dhe institut bujqësor për të dhënë shembull se si përparohet bujqësia.Janë
të njohura Shkolla Bujqësore Shqiptaro-Amerikane e Kavajës dhe Shkolla e
Vajzave në Kavajë dhe në Tiranë, të cilat u hapën falë angazhimit të Ericksonit
dhe punuan deri në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia.Ericksoni ishte
drejtori i parë i Shkollës Bujqësore Shqiptaro-Amerikane, i zgjedhur nga Trusti
(Bordi i të Besuarëve) në Boston (më 26 qershor 1924).Shkolla Bujqësore arriti
te kishte 300 ha tokë, kishte fermë model, lopë, dele e shpezë të racave të
ndryshme, hardhi rrushi, kopshte perimesh. Kishte traktor e mjete tjera pune
bashkëkohore, kundrejt parmendes që
përdorej në bujqësinë shqiptare. Atë që
mësonin në teori, nxënësit e zbatonin në praktikë, duke dhënë shembull se si
punohet me masa agroteknike dhe çfarë rendimentesh nxirrën me to. Ndërkaq, në
Shkollën e Vajzave mësohejpër mjeshtri të ndryshme: punëdore, tekstil, ekonomi
shtëpiake, arte shtëpiake, kopshtari, higjenë,
shëndetësi, e lëndë tjera, në teori dhe
praktikë, për të ngritur nivelin e aftësisë dhe kulturës së femrave në shtëpitë
shqiptare, me moton që Ahmet Zogu ia
kishe thënë Ericksonit, se ”Nuk ka komb
që ngritet më lart se sa graria e vet”, kur i kishte propozuar që së pari
të hapej Shkolla e Vajzave.
Ericksoni
gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, u angazhua aktivisht në shumë fusha. Ishte
anëtar nderi i Delegacionit Shqiptar në
Konferencën e Paqes në Paris (1919-1921), bashkë me Mehmet Konicën dhe Mihal
Turtullin.Ishte përfaqësues i posaçëm (komisioner) i Shqipërisë në ShBA, derisa
midis dy shteteve nuk ishin krijuar marrëdhënie diplomatike (28 korrik 1922),
pastaj ishte diplomat i ShBA-ve ne Shqipëri. Gjatë kohës sa mbahej Konferenca e Paqes në
Paris, Ericksoni i kishte propozuar
pesidentit Wilson që Amerika ta merr protektoratin mbi Shqipërinë, për ta mbrojtur nga apetitet e shteteve
fqinje, deri sa të mëkëmbet, konsolidohet, zhvillohet e forcohet si një demokraci e mirëfilltë. Në vitin 1945
ishte përfaqësues i Federatës
Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara,në San
Frncisko. Angazhimin e tij për çështjen shqiptare nuk e pushoi kurrë, në forma,
mënyra dhe me mjete të ndryshme, duke shkruar e dërguar letra e memorandume
Departamentit të Shtetit, presidentëve,diplomatëve, shtypit, radios etj,
Me
rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri, në Shkollën e Vajzave të
Kavajës u kishte mbajtur një fjalim, si tribuni më i përkushtuar i traditave
dhe çështjes shqiptare. Fjalimin e tij
e ka lënë në dorëshkrim, dhe për ta parë lexuesit se me çfarë patosi shprehet
për historinë dhe traditën shqiptare, këtu po e botojmë në tërësi atë
fjalim (nxjerrë nga libri biografik i Mal Berishës: “Jeta e jashtëzakonshme e amerikanit Charles Telford Erickson,
kushtuar Shqipërisë”, libër ky që ia vlenë të lexohet nga të gjithë
shqiptarët). Ja përmbajtja e plotë e fjalimit autentiktë lënë në dorëshkrim, të titulluar
“Shtëpia shqiptare”:
“Të dashura vajzat e mia
të Shkollës së Kavajës,
Si gjashtë vjet më parënë
këtë vjeshtë,kur u ktheva nga Amerika me kontigjentin e parëtë punonjësve për
shkollën e djemve, e takova Lartmadhërinë e tij Mbretin Zog I, i cili në atë
kohë ishte President i Republikës së Shqipërisë. Pasi shkëmbyem komplimentet e
zakonshme, ai më habiti me këtë pyetje:
Cilën shkollë do të
fillojmë të parën?
Kështu,pasi Mbreti më
bëri këtë propozim, pas një tavoline prej druri pishe, rreth së cilës ishimulur
në verandën e shtëpisë së tij modestenë Durrës, tek e vështronim detin, unë ia
shtriva dorën dhe i dhash BESËN se do ta bëja shkollën e vajzave të parën,
edhepse kisha sjellë gjithçka për shkollën e djemve. Kjo është arsyeja përse
shkolla ekziston edhe sot.Ju duhet të falënderoni Mbretin tuaj për këtë,
sikundër edhe për shumë gjëra të tjera të mira që gëzoni sot në Shqipëri.
Çdo shkollë,me synim që
të përmbushë qëllimin e vetduhet të ketë një ideal përcaktues që i prin, pa
marrë parasysh a është ky mësim, detyrë e shtëpisë, pushimi juaj aktiv, jeta
juaj shoqërore… Të tëra këto duhet të mbështeten prej një ideali të njëjtë që
fisnikëron dhe i jep dinjitet çdo gjëje që bëni.Për këtë shkollë unë kam pasur
gjithmonjë një ideal të vetëm, dhe ai është që ju të bëheni mbajtëset më të
mira të shtëpive të kombit.
Shtëpia në Shqipëri
përfaqëson bazën shpirtërore të kombit.Brenda saj kultivohen virtytet më
fisnike tëkombit. BESA, e cila e ka bërë shqiptarin një burrë që t’i besohet që
nga ditët kur shërbente në Gardën
Pretoriane të Perandorëve të Romës, deri në ditët e sotme, është një virtyt i
edukuar brenda shtëpisë shqiptare. Virtytet e grarisë shqiptare, të cilat e
kanë mbajtur të pastër dhe të panjollosur shatërvanin e jetës së kombit nëpër
shumë shekuj,edhe pse kombi ishe varrosur prej racave dhe perandrive të hueja,
është një virtyt i shtëpisë shqiptare.Ai është një prej virtyteve më fisnike që
mund të gjenden në ndonjë pjesë të botës. Shpirti i mrekullueshëm i mikpritjes,
i afruar me të njëjtën bujari si për të huajin që troket në derë, edhe për
njeriun e afërt të gjakut, është një virtyt që haset rrallë në botën moderne që
rend me shpejtësi dhe prandaj duhet ruajtur dhe kultivuar brez pas brezi.
Nderimi dhe respekti i të rinjëvepër të moshuarit, fëmijëve për prindërit dhe
gjyshërit e gjyshet, vendi i nderit i të vjetrit në familje, janë lule të
mrekullueshme në kopshtin e bukur të shtëpisë së shqiptarit, e cila nuk duhet
të lejohet të vyshket kurrë ose të çrrënjoset prej zakoneve moderne, të cilat
po i ndihmojnë kaq shumë prishjes së shtëpisë.
Kështu,të dashura
vajza,po flas me ju sot siç flet babai me fëmijët e vet.Andaj ju kërkoj që të
mbani parasysh përherë këto parime, shtëpinë shqiptare, e cila ka ardhur tek ju
prej qindra brezash, njëri pas tjetrit. Kaq e rëndësishme është kjo për mua, sa
që, nëse më del se me ato që mësoni në shkollë dobësohet kjo shkallë vlerash
sadopak, do të më bënte të mendoja nëse kam bërë mirë apo keq që e hapa shkollën.
Unë më mirë do ta mbyllja shkollën dhe të mos e hapja kurrë më. Unë dua që ju
të mësoni këtu vetëm se si t’i bëni këto virtyte edhe më të miranë jetën e
kombit. Unë dua që ju të mësoni se si ta bëni shtëpinë tuaj jo vetëm një vend
mikpritjeje, por një shtëpi të rehatshme, të shëndetshme për ju dhe fëmijët
tuaj të bukur, të pastër dhe të hijshëm. Unë dua që ju të mësoni se si t’i siguroni fëmijët që do të lindni të jetojnë
dhe të shmangni numrin tmerrësisht të lartë të vdekjes foshnjore,që po e tronditin
memëdheun nga zhdukja e fryteve të sapolindura, aq të bukura. Dua që ju të mësoni se si ta bëni jetën vetë
një gjë të këndshme, të mbushur me gaz e hare, me këngë e gëzime, një bukuri
brenda mendimeve dhe ndjenjave tuaja. Dua qëmjedisin e jetës suaj ta bëni sa më
të këndshëm. Unë shpresoj se shpejt do të vijë dita për Shqipërinë kur frika e
hershme tmerruese, mizoritë dhe shtypja e përjetuar në shekuj do të fshihet nga
faqja e dheut, nga vet kujtesa dhe nga emri i kombit dhe secili do të marrë përsipër
deri në fund përgjegjësitë e tij e të saj dhe të punojë për ngritjen e
standardit të jetës për këtë komb të nderuar.
Unë jam i lumtur që po
bëhen rregullime për të filluar një klasë përgatitore, kështu që vajzat e
klasës së pestë mund të vijnë dhe të mësojnë gjuhën angleze, në mënyrë që të
mos humbim kohë kur të vijë koha për klasat e tjera.
Muamë është ndaluar prej
drejtoreshës së shkollës, zonjushës Cam,të bëj lëvdata për atë dhe stafin e
saj. Ajo mendon se e vetmja lëvdatë evlefshme është ajo që shpreh në vetvete
punën e bërë për rregullimin e jetës së vajzave. Kështu,duke(mos)iu bërë
lëvdata mësuesve dhe drejtoreshës,po ju kursej që të shihni në fytyrat e këtyre
vajzave të lumtura, të shëndosha, të bukura dhe t’i lëmë ato vetë ta tregojnë
këtë histori të drejtimit të mençur të shkollës.Ju vajza do të vlerësoni pas
disa vitesh,shumë më shumë sesa tani,se çfarë nderi dhe privilegji keni patur
t’ ishit nën kujdesin e zonjushës Cam,zonjushës Miss Evans,Miss Smith dhe të
tëra ato me të cilat keni mësuar së bashku në tërë këto vite.
Edhe një fjalë dhe do ta
mbyll. Ekziston përshtypja nga jasht se Amerika banohet pothuajse e tëra prej
milionerëve. Në të vërtetë ka më shumë njerëz në Kavajë sesa milionerë në Amerikën e 123
milionë njerëzve. Fondet që e kanë mbështetur këtë shkollë nuk kanë ardhur nga
njerëzit e pasur, as prej milionerëve, por prej njerëzve të thjeshtë, të cilët,
në pjesën më të madhe, si dhe njerëzit tuaj, e fitojnë bukën e gojës me shumë
sakrifica.Edhe ajo çfarë japin, e japin me sakrifica të mëdha.Unëmund t’ju
tregoj shumë raste heroike të sakrificave të tilla. Për shembull,atë të një
gruaje që po vdiste nga turbekulozi në një spital. Ajo pasi pa se nuk i duheshin
paratë për vete, m’i dërgoi mua kursimet e saj të pakta..Poashtu, një zonjë e
vjetër, e cila kishte kursyer tre vjet për të blerë një kapelë, kur dëgjoi për
nevojat tona, m’i dërgoi mua në vend se ta blente atë. Asaj iu duk më e
vlefshme kjo ndihmë sesa kapela; apo të vajzave të një shkolle, të cilat
vendosën të mbledhin parapër një konvikt veror këtu tek ju, i cili me shpresë
do të ndërtohet vitin që vjen. Ato, në vend se të hanin pulë dhe akullore të
dielave si përpara, pranuan t’ ziejnë lakra dhe paratë e kursyera i dhanë për
fondin e konviktit.
Kështu, mbani mend të
dashura vajza se ju jeni të lidhura së bashku në këtë jetë jo vetëm nëpërmjet
familjes, fqinjëve, mësuesvedhe shoqeve të klasës në shkollë, por edhe me një
shoqëri të mrekullueshme e të shkëlqyer njerëzish në Amerikë, të cilët janë
disa mijëra, që mendojnë për ju, luten për ju, ju duan ju dhe sakrifikojnë për
jugjërat e domsodoshmetëjetës, vetëm e vetëm që ju të keni mundësi për t’u
rritur drejtë një grarie të bukur dhe të vlefshme, të bëheni drejtuese të
gjinisë suaj të kombit dhe,mbi të githa, të ndërtoni shtëpi të bukura.
Ericksoni i juaj”
* * *
Ericksoni
bashkë me gruan dhe katër fëmijët e tyre kishin ardhur në Korçë në vitin 1908, në kohën kur
nga Korça kishin ikur për në Amerikë mijëra korçarë. Sa punoi e jetoi në Shqipëri, Ericksoni i
njohu për së afërmi dhe i përjetoi të githa vuajtjet,skamjen,
rreziqet,mentalitetin, virtytet, veset
dhe u bë njeriu më i dashur dhe përkrahësi më I madhi shqiptarëve. U
angazhua dhe kontribuoi në fushën e arsimit, kulturës, shkencës, bujqësisë,
historisë, politikës, diplomacisë. Ai
edhe pasi u kthye në Amerikë, nukpushoi së vepruari përçështjen shqiptare deri
në vdekje.
Për
famën që kishte arritur, në vitin1928, Ericksoni kishte hyrë në librin e njerëzve më
të shquar të botës. Ai njeri meriton të kujtohet gjithmonë për sakrificat që ka
bërë dhe kontributin që ka dhënë për çështjen shqiptare.