Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Profesoresha, fitoi gjith ato vota, falë albanofobisë, e jo kredibilitetit të saj
E enjte, 09.05.2019, 08:29 PM
Rast: Përfundimi i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni dhe vizita e Papës.
Profesoresha,
fitoi gjith ato vota, falë albanofobisë, e jo kredibilitetit të saj
Ne shqiptarët, në këtë shtet, që mban mbiemrin e stërgjyshit tonë, u bëmë si tartabiqi: ,,Ta
vraç, mban erë, ta lësh të gjallë, të kafshon,,!
(Fjalë
popullore nga Prespa)
Nga
Reshat Nexhipi
Nuk
do paraqitesha me një shkrim të tillë, nëse kandidatja për presedente, pranonte
humbjen dhe ja uronte fitoren oponentit
të saj. Me këtë sjellje dëshmoi kulturën, egoizmin e paparë dhe ajo që është
për t u habitur, dhe që e denigron në
maksimum, janë lavdëratat e saj, duke u
treguar si shumë e respektuar nga votuesit, edhepse, 90 përqind prej tyre, nuk
e kanë njohur fare, por ja dhanë votën, vetëm si kundërshtare e zyrtarizimit të
gjuhës shqipe, si dhe për shkak se oponenti i saj ishte propozuar nga një parti
që fitoi me votat shqiptare. A duhet shumë mend për ta kuptuar këtë?
Sidoqoftë,
një është e sigurtë që ne shqiptarëve duhet të na bëjë krenarë: Pa votat tona,
nuk mund të zgjidhet as kryetar shteti, as kryeministër, pra qeveri, as
kryeparlamentar, fenomen ky, i cili, kurrë s kish për të ndodhur, pa UÇK-në
trime që solli Marrëveshjen e Ohrit dhe avancoi pozitën e shqiptarëve, pa marrë
parasysh, mosrealizimin e plotë të kësaj Marrëveshje, të cilën, unë, e krahasoj
me fejesat e ndonjëhershme që bëheshin pa pëlqimin e vajzës, duke aluduar në
këtë rast, te pala maqedonase, të cilën përfaqësuesit e Europës, e zunë për
veshi dhe e shpunë në Ohër, jo për të larë trupin në liqen, por gjynahet e bëra
ndaj shqiptarëve, gjysmë shekulli me rradhë.
Përndryshe,
rezultati i këtij votimi, duhet të shërbejë si lekcion për liderët e
partive tona, të cilët, po të gjenin gjuhë të përbashkët dhe të
përcaktoheshin vetëm për një kandidat, kuptohet se çfarë benefite mund të
fitonim. Mirëpo, interesat personale, egoiste, penguan një gjë të tillë.
Për
këtë fajtor është gjatamani i Shqipërisë
që nuk i zuri edhe njëherë për veshi për të ripërtrirë Platformën ,,histoke,, e
cila kontribuoi tepër në fitoren e madhe
të Zonjës që, siç thashë, kundërshton
zyrtarizimin e gjuhës shqipe, pengon hyrjen në NATO, e cila krijoi shtet të
dytë shqiptar në Ballkan etj. Të shpresojmë se,
gabime të tilla trashanike dhe antikombëtare, liderët tanë, nuk do bëjnë paskëtaj. Patrioti i vërtetë,
interesat kombëtare, duhet t i vendosë mbi ato personale, familjare dhe
partiake.
E
di që ky shkrim është pak i vonuar, sepse prisnja që këtë që sapo thashë,
lidhur me profesoreshën, ta thoshte ndonjë nga analistët ose deputetët tanë, me
çka do t i ndihmonin që mos krekoset më
tepër me lavdëratat e saj të kota dhe të pakuptimta. Meqë nuk pata rast të
dëgjoj ndonjë prononcim të tillë, vendosa, këtë, ta bëj unë, me shpresë se do
gjendet ndonjë analist ose deputet me guxim shqiptari që ta thotë,
gjatë ndonjë debati, e pse jo, tet a tet, gjë që do t i përngjiste ineksionit i cili dhemb tepër,
por që shëron.
Dhe,
kur jam te analistët dhe deputetët, prisnja që ndonjë prej tyre, të
thoshte diçka edhe në lidhje me vizitën
e Papës në vendlindjen e Gonxhe
Bojaxhiut, gjegjësisht që nuk u dëgjua asnjë fjalë për origjinën e saj, por
vetëm fjalia ,,Shkupiane nga një
lagje vllehe,, shprehje kjo, aqë tepër e lansuar sa që i ishte fiksuar edhe Papës, i cili, sa e
kuptova, e përdori gjatë fjalimit. A
vallë nuk duhej që të përfitohej ky rast dhe të paraqitej në ekranet
televizive deklarata e saj në Oslo, gjatë shpalljes për nobeliste, kur
apostrofon origjinën shqiptare të saj?.
Pretendoj
në këtë, sepse, vazhdimisht, polemizoj me kryetarin e vllehëve në Manastir, i
cili, me të drejtë, më pyet: ,,I nderuar profesor, tregomë ku ajo ka deklaruar
se është shqiptare, ta dëgjoj me veshët ime dhe unë do kërkoj falje nga Ju,,.
Ishte rasti pra, që t i mbyllej goja këti njeriut dhe plot të tjerëve që
mendojnë si ai. ,,Kurrë nuk është vonë,,thotë një fjalë e urtë popullore.
PS.
Meqënëse,
për shkak të moshës, ndoshta nuk do kem rast të paraqitem me ndonjë artikull
tjetër, qofsha i gabuar, përfitoj rastin t iu falenderohem përgjegjësve të Redaksisë së TV 21, të
Shkupit, për shpërblimin GRAND PRIX, DOAJEN I GAZETARISË, Shkup, Prill,
2019, shpërblim ky, të cilin, e konsiderroj për kurorë të veprimtarisë time,
ose, të shprehem në mënyrë figurative,
kapak i bukur i një kutie, në të cilën qendrojnë tëra shpërblimet e
gjertanishme nga Tirana, Prishtina, Tetova,
nga shqiptarët e Prespës në Çikago etj. mos flasim për dhjetra
shpërblime nga Manastiri, me të cilin e
lidha fatin dhe aty kalova rrugë zikzake, plot me tela dhe gjemba, por
të cilën e përballova me sukses, prandaj
dhe shpërblimet e theksuara më lart, nuk janë të rastësishme. Pra, TV 21, bëri që edhe emri i Shkupit,
krahas qyteteve të tjerë, të zërë vend në këto shpërblime. Prandaj dhe,
edhe njëherë, i faleminderit nga
thellësia e zemrës iniciatorit për këtë shpërblim, të cilin, nuk e di,
përndryshe nuk do hezitoja ta bëja publik.
Përshëndetje nga vendlindja e 36 muzave shqiptare
Reshati