E premte, 26.04.2024, 08:02 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Atentat me armë ish- truprojës së Azem Hajdarit

E diele, 28.09.2008, 10:12 AM


Marjan Gryka
Anila Dushi

Marjan Gryka është qëlluar me armë teksa po udhëtonte me makinën e tij në drejtim të fshatit Zogaj

SHKODËR- Plagoset me armë në një antentat ish- truproja e Azem Hajdarit, Marjan Gryka. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 të ditës së djeshme në rrethin e Shkodrës dhe policia nuk ka mundur ende që të zbardhë detajet e plota të saj. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se Marjan gryka, tashmë drejtues i shoqatës “Azem Hajdari”, ishte duke udhëtuar me makinë nga Shkodra për në fshatin Zogaj. Në një pjesë të rrugës ai ka ulur shpejtësinë dhe në këto çaste janë dëgjuar disa të shtëna armësh. Objekti i tyre ishte pikërisht makina e Marjan Grykës.

Burimet e policisë pohuan se ai ka marrë një plumb në këmbë por nuk ka probleme serioze për jetën. Policia ka ngritur një grup hetimor për këtë çështje por nuk ka mundur ende që të identifikojë autorët e atentatit. Ora e vonë e natës dhe terreni i vështirë kanë bërë pothuajse të pamundur zbardhjen e ngjarjes gjatë mbrëmjes së djeshme. Hetuesit pohuan se do të punojnë gjatë paradites së sotme duke kërkuar për gjurmë që mund të jenë lënë nga autorët. Marjan Gryka, edhe pse është nga Shkodra, prej vitesh jeton në kryeqytet. Ai u bë i njohur si truproja e ish- liderit të dhjetorit, Azem Hajdari. Madje Gryka ka drejtuar edhe shoqatën “Azem Hajdari” në kryeqytet. “Shoqata u krijua si domosdoshmëri për të përjetësuar dhe vazhduar idealet kombëtare e demokratike të Azem Hajdarit.

Akti demokratik i Azem Hajdarit, për instalimin e pluralizmit politik nëpërmjet protestave studentore e më pas si politikan, janë vlera që meritojnë vëmendje edhe sot, jo thjesht si kontribute. Ne i jemi përmbajtur këtij synimi dhe këtyre vlerave, duke mos lejuar askënd, kushdo qoftë në PD dhe jashtë saj, që të cenojë personalitetin e këtij formacioni të madh e të fuqishëm, të krijuar si pjesë integrale e PD, por që tashmë ka “pushtetin” dhe veprimtarinë e vet”, -është shprehur vetë Gryka pak kohë më parë në lidhje me shoqatën. Në këtë kohë ai është shprehur edhe kundra kryeministrit Sali Berisha.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora