E shtune, 27.04.2024, 10:51 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Poni: Shqipëria ka 4 milionë e 263 mijë banorë

E premte, 19.09.2008, 09:47 PM


Tiranë- Jemi gjithsej 4 milionë e 263 mijë banorë. Shifra është deklaruar zyrtarisht sot nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinat Poni, në Komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Fejzi Braushi

Tiranë- Jemi gjithsej 4 milionë e 263 mijë banorë. Shifra është deklaruar zyrtarisht sot nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni, në Komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, numri i shtetasve shqiptarë, që ekzistojnë të regjistruar në regjistrat e gjendjes civile ka dalë nga kalimi i të dhënave nga regjistrat e zyrave të gjendjes civile në të gjithë vendin, në regjistrin elektronik të popullsisë.

Gjithashtu nga të dhënat e publikuara nga Poni vihet re përqendrimi i popullsisë kryesisht në rrethin e Tiranës, e cila ka 987 mijë banorë, e ndjekur nga Fieri me 485 mijë dhe Elbasani me 419 mijë banorë.

Mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore u përqendrua në mundësitë që ka shteti ynë për të pajisur të gjithë shqiptarët me të drejtë vote (3 milionë e 200 mijë) me karta identiteti para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Një problem që kërkon zgjidhje është edhe ai i emigrantëve, pajisja e të cilëve me karta identiteti duket një mision i pamundur për këto zgjedhje. Megjithatë zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinant Poni u shpreh se qeveria shqiptare është duke menduar masa detyruese për të gjithë emigrantët që të pajisen me karta identiteti.

Një masë e mundshme, sipas Ponit do të jetë që gjithë emigrantëve që gjatë këtyre muajve do të hyjnë në Shqipëri, nuk do të lejohen të dalin prej kufijve tanë shtetërorë nëse nuk bëjnë aplikimin për të marrë kartën e identitetit. Një kartë identiteti do të kushtojë 1200 lekë të reja, ndërsa një pasaportë biometrike do të kushtojë 5 mijë lekë të reja.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora