E shtune, 27.04.2024, 09:44 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Hapja e dosjeve, PD shpëton "të kaluarën" e zyrtarëve socialistë

E diele, 31.08.2008, 10:26 PM


Sfondi politik i projektit të demokratëve për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë, të lë të kuptosh se propozuesit kanë dashur "të falin" të kaluarën e shumë protagonistëve kryesorë të tranzicionit, veçanërisht nga radhët e opozitës së sotme. Projekti është krejt selektiv, qëkurse nuk bën objekt të verifikimit ish-deputetët, ish-presidentë, ish-kryeministra, ish-kryetarë parlamenti, ish-ministra apo ish-funksionarët e mjeteve të propagandës komuniste, të konvertuar mandej në socialistë. Gjithçka duket se është bërë me qëllim për të "shpëtuar" disa figura të njohura publike apo disa funksionarë të lartë të administratës së sotme ose të djeshme.

Kush prekej
 
Në variantin fillestar të paraqitur nga PD-ja thuhej në nenin 4 pika (b) e tij, se "pastërtia e figurës morale të funksionarit, është e papajtueshme me mbajtjen prej tij, gjatë periudhës 29 nëntor 1944 deri më 11 dhjetor 1990, në funksionet: anëtar qeverie, anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, përpara zgjedhjeve të 31 marsit 1991". Referuar këtij varianti, nga ligji do të prekeshin ish-kryeministri dhe deputeti i sotëm, Fatos Nano, si ish-kryeministër, ose si ish-zv/kryeministër, ose si ish-anëtar i Këshillit Presidencial, të gjitha këto funksione para 31 marsit 1991. Gjithashtu, do të prekej ish-presidenti Rexhep Meidani, si ish-anëtar i Këshillit Presidencial, pas 22 shkurtit 1991; ministri aktual, Lefter Xhuveli, ish-kryeministri dhe deputeti i sotëm, Ylli Bufi si ish-ministër i Industrisë Ushqimore pas korrikut të vitit 1990, ish-kryetarët e Parlamentit dhe ish- zv/kryeministrat, aktualisht sot kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi e deputeti socialist, Kastriot Islami, respektivisht njëri si ish-ministër i Arsimit dhe ish-deputet e tjetri si ish-kryetar i Kuvendit në fund të viteve '80-të; ish-Guvernatori i Bankës, Shkëlqim Cani si ish-zv/kryeministër; më tej, ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, si ish-ministër i Shëndetësisë; funksionari i lartë i PS-së, aktualisht Sekretari i Asamblesë së saj, njëkohësisht deputeti, Gramoz Ruçi, si ish-sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Rrethit dhe si ish-ministër i Brendshëm para 31 marsit 1991, etj.

Taktika
 
Ndërkaq, në variantin përfundimtar të PD-së, neni 4 pika (b) e draftit fillestar është hequr. Pra, me këtë lëvizje taktike, demokratët nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë "falur" të kaluarën e gjithë politikanëve të sipërpërmendur, taktikë që ngjason më shumë me një "pakt të fshehtë" për të mbajtur njëri-tjetrin në politikë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora