E diele, 28.04.2024, 07:21 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

"400 telefonata për zhdukjen e çekëve"

E diele, 24.08.2008, 07:16 AM


Policia thotë se pjesa dërmuese u regjistruan në kohën kur u dha njoftimi për shpërblim

Mbi 400 telefonata janë regjistruar në zyrat e Policisë së Shtetit për zhdukjen e tre studentëve çekë në vjeshtën e vitit 2001. Telefonatat janë regjistruar në harkun kohor të një viti, që në kohën kur policia vuri një shpërblim prej 100 mijë eurosh për informatorin, i cili mund të ndihmonte në gjetjen e tyre. Zhdukja e tre studentëve çekë Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuçkova solli edhe një operacion kërkimi para disa ditësh në zonën e Thethit.

Policia ka treguar për "Shqip" se, në momentin kur u premtua një shpërblim për informacione të vlefshme mbi fatin e tre studentëve çekë, pati një fluks telefonatash, në të cilat pretendohej se kishte informacion mbi këtë ngjarje. Pjesa dërmuese e mbi 400 telefonatave u krye gjatë muajve të parë të njoftimit, ndërsa kohët e fundit ato kanë ardhur në rënie. Sipas policisë, shumë prej tyre kanë qenë të dobishme në punën hetimore për gjetjen e çekëve. Por, nuk kanë munguar edhe telefonatat abuzuese, duke dhënë informacione të rreme. Ndërkohë, me kalimin e kohës, telefonatat janë pakësuar, dhe muajt e fundit ato kanë qenë tejet të rralla. Një e tillë ishte edhe rreth 20 ditë më parë, kur një person, të cilit policia i ka premtuar mbajtjen sekret të identitetit, ka kryer një telefonatë, sipas së cilës, studentët çekë janë varrosur në një zonë të Thethit, pak kohë pasi mendohej se ata ishin zhdukur. Ky person, emri i të cilit do të mbetet gjithmonë sekret, ka pretenduar se tre studentët janë parë për herë të fundit pranë një shpelle dhe aty mendohej se ishin vrarë. Ky vend, sipas burimeve të policisë, është shumë afër me malësinë e Thethit. Kjo telefonatë është vlerësuar shumë prej uniformave blu, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, të piketuar nga denoncuesi. Por, ndërhyrja ka qenë tejet e vështirë, kështu që është kërkuar ndihma e forcave speciale të RENEA-s. Pas kësaj, disa ditë më parë, mëngjesin e ditës së premte, një helikopter i forcave speciale është nisur drejt vendit të pikasur. Një grup pune i repartit RENEA ka zbritur me litarë në zonën e rrezikshme të shpellës, hyrja brenda së cilës ishte shumë e vështirë për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe lartësisë së madhe.

Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuçkova janë tre studentët çekë, të cilët u zhdukën në zonën malore të Dukagjinit, vjeshtën e vitit 2001. Ambasada çeke i bëri një kërkesë zyrtare policisë shqiptare për të nisur kërkimet, me qëllim gjetjen e tyre. Policia nisi menjëherë kërkimet në çdo skaj të Dukagjinit, por pa rezultat. Dështimi i policisë detyroi një ekspeditë kërkimi nga Çekia të mbërrijë në Dukagjin për të gjetur të humburit, por njësoj si policia shqiptare, edhe ata dështuan. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, në atë kohë, pohoi, se tre vitet e fundit, forca të shumta të policisë kanë kërkuar çdo "pëllëmbë" në malet e Dukagjinit. Gjithashtu, ditët e fundit, policia ka përqendruar kërkimet për gjetjen e studentëve në komunat Shalë, Shosh, Pult, Shllak, Postribë, Temal, vende ku ka qenë dhe itinerari i lëvizjes së tyre. E tashmë që duket thuajse e pamundur të gjendet ndonjë shenjë e tyre, e vetmja shpresë për policinë mbetet bashkëpunimi i komunitetit. Për informuesin e saktë të vendndodhjes apo fatin e tre studentëve është premtuar edhe një shpërblim i madh që arrin deri në 100 mijë dollarë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora