E diele, 28.04.2024, 01:21 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ushtaret rekrute, lamtumire arme

E enjte, 14.08.2008, 06:55 PM


Rozeta Rapushi

TIRANE - Askush nuk do te detyrohet me te shkoje ushtar. Qeveria vendosi dje te ndryshoje ligjin per "Sherbimin Ushtarak", duke hequr detyrimin qe cdo shtetas shqiptar mashkull qe kish mbushur moshen 18 vjec duhet te kryente me cdo kusht sherbimin ushtarak. Me konkretisht ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave, u vendos shfuqizimi i nenit 19 te ligjit per sherbimin ushtarak, qe percaktonte procedurat e ushtrimit te sherbimit ushtarak. "Eshte e domosdoshme qe te hiqet detyrimi i kandidateve per ushtare profesioniste per kryerjen e sherbimit te detyrueshem ushtarak ne nenin 19 te ligjit nr 9047. Ky nen, jo vetem qe del i panevojshem per arsye te eliminimit pas dhjetorit te 2009-es te sherbimit te detyrueshem ushtarak aktiv, por bie gjithashtu ndesh me ligjin "Per gradat dhe karrieren ushtarake ne Forcat e Armatosura te Shqiperise", i cili mjaftohet me kryerjen e stervitjes baze dhe jo me kryerjen domosdoshmerish te sherbimit te detyrueshem ushtarak aktiv", theksohet ne relacionin e projektligjit te qeverise. Nje nisme e tille e kerkuar nga Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ndermerret pasi Forcat e Armatosura te Republikes, po ndjekin hap pas hapi procedurat e kerkuara per anetaresimin e plote te vendit ne NATO. E pikerisht, ne to parashikohet qe ne vitin 2010, Forcat e Armatosura do te jene teresisht profesioniste dhe sherbimi i detyrueshem ushtarak do te eliminohet. Ne relacionin qe i bashkengjitet projektligjit, theksohet se shtetasi qe nuk deshiron te kryeje sherbimin e detyrueshem ushtarak me arme per arsye ndergjegjeje, duhet te beje kerkese ne qendren e rekrutim-mobilizimit para mbushjes se moshes ligjore per kryerjen e sherbimit ushtarak dhe te kerkoje kryerjen e sherbimit alternativ. "Gjithashtu ai mund te kerkoje kryerjen e sherbimit alternativ per arsye ndergjegjeje edhe ne kohen kur eshte duke kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak", theksohet ne relacion. Kerkesa ne kete rast, i paraqitet komandes se njesise, ku ai kryen sherbimin ushtarak. Nga ana tjeter, propozohet qe shtetasi kryefamiljar, i martuar, qe ka nje a me shume femije te mitur, te mos thirret per kryerjen e sherbimit te detyrueshem ushtarak. "Gjithashtu kur shtetasi kryefamiljar, i martuar eshte duke kryer sherbimin ushtrak edhe gjate kesaj kohe ai behet me nje a me shume femije, mund te lirohet nga sherbimi ushtarak", thuhet ne relacion. Zbatimi i ketij projektligji do te funksionoje deri me 31 dhjetor 2009. Keshtu percaktohet ne nenin e fundit te ndryshimeve ligjore qe ben qeveria per sherbimin ushtarak. Kjo pasi ne vitin 2010, ne baze te angazhimeve qe Shqiperia ka ndermarre ne kuader te anetaresimit te plote ne NATO, Forcat e Armatosura duhet te jene teresisht profesioniste. Per kete arsye dhe sherbimi i detyrueshem ushtarak do te eliminohet, duke u fut ne kete rast sherbimi ushtarak me pagese, cka do te perafronte ushtrine tone me parametrat e NATO-s.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora