E diele, 28.04.2024, 08:29 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Bandat më të rrezikshme të botës

E marte, 12.08.2008, 10:48 PM


Mungikit, Kenia

Pjesëtarët: Rreth 100 mijë njerëz nga Kikuju, grupi më i madh etnik në Kenia.

Vendqendrimi: Lagjet e varfra të Najrobit. Banda menaxhon gjëra nga më të ndryshmet, nga elektriciteti e deri te transporti publik.

Të njohur për: Fillimisht për larje në gjak; tani për prerjen e organeve gjenitale të femrave, për heqje koke të çfarëdo opozite, qofshin anëtarë të grupeve rivale etnike apo vozitësve të autobusit, të cilët nuk janë besnikë.

Pse janë të rrezikshëm: Mungikit janë vetëm njëra nga shumë bandat etnike. Në vitet e kaluara, Mungiki, emri i të cilëve do të thotë "llojllojshmëri" në gjuhën Kikuju, janë bërë forcë politike. Tani vonë, kanë luajtur një rol kryesor në dhunën dhe kaosin që pllakosi Kenian, disa muaj para dhe pas zgjedhjeve presidenciale. Shtatë muaj para votimeve të dhjetorit, kokat e prera filluan të shfaqeshin të ngulura nëpër shkopinj, në Najrobi. Kjo shënoi majën e dhunës së Mungikit, të cilën analistët ia atribuojnë rritjes së mosbesimit mes udhëheqësve të bandës dhe politikanëve Kikuju. Policia e Kenias iu përgjigj dhunës duke arrestuar apo vrarë shumicën e anëtarëve të bandës. Por pas zgjedhjeve të 27 dhjetorit, ku Mwai Kibaki, mbështetës i Kikujut, shënoi fitore të dyshimtë ndaj sfiduesit Raila Odinga. Mungikit, të xhindosur nga kjo ngjarje, vranë brutalisht gra dhe fëmijë nga grupet rivale dhe pro opozitare. Tani për tani Kenia është në paqe, pasi Kibaki dhe Odinga u morën vesh me një marrëveshje për ndarjen e pushtetit. Por nëse gjendja e pa stabilizuar rikthehet, Mungikit mund ta çojnë sërish shtetin drejt dhunës.

Primeiro Comando da Capital (PCC), Brazil

Pjesëtarët: 6000 anëtarë, të cilët paguajnë një kuotë të caktuar anëtarësie dhe 140000 të burgosur e bashkudhëtarë të tjerë.

Vendqendrimi: Sistemi shtetëror i burgut dhe lagjet e varfra të qytetit në San Paulo.

Të njohur për: Kontroll brutal të jetës në burg dhe "rrëzimin në gjunjë" të San Paulos për katër ditë me radhë në maj të vitit 2006.

Pse janë të rrezikshëm: Filloi si ekip futbolli i ligës së burgut, por sot fjala e PCC-së është ligj në burgjet e San Paulos dhe nëse dikush e kundërshton këtë, mund të humbë kokën me plot kuptimin e fjalës. Ndikimi i bandës shtrihet përtej portave të burgut. Për shkak të marrëveshjeve për drogë me rrjete të paligjshme tregtare, si Komanda e Kuqe e Rios dhe FARC-u i Kolumbisë, PPC-ja i bëri të ditur botës në pranverë të vitit 2006 se ishte më shumë se një tufë të burgosurish të pakënaqur.

Të premten, më 12 maj 2006, qyteti i San Paulos u rrethua gjersa sulmuesit anonimë dogjën autobusë, banka dhe ndërtesa, duke vrarë policë dhe duke përhapur kaos kudo që shkonin. Në të njëjtën kohë, kryengritje pati edhe në 73 burgje të tjera në gjithë shtetin. Për katër ditë, burgjet ishin bllokuar gjersa udhëheqësit lokalë nuk dinin ç‘të bënin më. Në përfundim të kësaj beteje vdiqën 150 veta dhe sekretari i burgjeve u përjashtua nga puna. Pas kësaj ngjarjeje, thuajse pas një viti, PÇ-ja përhapi thashetheme të sulmeve të mundshme vdekjeprurëse, një lojë fuqie të cilën presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva e quajti terrorizëm që "duhet të rregullohet me anë të dorës së fortë të shtetit të Brazilit". Por me strukturën e decentralizuar të PÇ-së, "dora e fortë" ndoshta nuk ka për çka të kapet.

Mara Salvatrucha (MS-13), SHBA dhe Amerikë Qendrore

Pjesëtarët: 70000 anëtarë në gjithë botën (60000 në El Salvador, Honduras, Guatemala dhe Meksikë; 10000 në 42 shtete të SHBA-së dhe Washington)

Vendqendrimi: Amerika Qendrore dhe lagjet e SHBA-së.

Të njohur për: Tatuazhe të ndërlikuara (që e bëjnë përfundimin e anëtarësimit në bandë pothuajse të pamundur), gjakderdhje në paralagje, dhe një rrjet të gjerë e të gjithanshëm të nëngrupeve, të përsosura për shpërndarjen e drogës dhe dhunës çnjerëzore.

Pse janë të rrezikshëm: MS-13 lindi nga një grup i armatosur (maras) i salvadorianëve (Salvatruchat) nga rruga, të cilët u transferuan në Kaliforninë e Veriut në vitet ‘80, për shkak të luftës së përgjakshme civile. Shpesh veprat e tyre më të këqija kalojnë pa u vënë re. Gjithsesi nga Najrobi deri në San Paulo, shumë banda urbane po bëhen gjithmonë e më të sofistikuara, më të dhunshme dhe më të fuqishme se kurrë.

Me dyndjen e emigrantëve nga Amerika Qendrore, M-13 u rrit në fuqi dhe gjerësi, duke formuar një lidhje të bandave gjysmë autonome përreth SHBA-së dhe Amerikës Qendrore. Edhe pse tatuazhet e tyre identifikuese dhe shpërthimet e dhunshme njollosin Amerikën Veriore, analistët ende nuk janë të sigurt se sa të lidhur janë më këtë maras-ët. Në SHBA, maras-ët më të fuqishëm qëndrojnë në Kaliforninë e Veriut, Washington. Vitin e kaluar, ‘salvatruchat‘ masakruan një anëtar të bandës rivale në një lagje të SHBA-së. Megjithatë "maras"-ët e SHBA-së nuk janë asgjë krahasuar me kolegët e tyre në jug. Të nevrikosur nga anëtarët e bandës së dëbuar nga SHBA-ja, maras-ët në El Salvador, Honduras dhe Guatemala terrorizojnë policinë dhe banorët e qindra komuniteteve në tërë rajonin.

United Bamboo (Zhu Lien Bang), Tajvan

Anëtarësia: 10 mijë anëtarë, kryesisht kinezë etnikë dhe bashkëpunëtorë që jetojnë në Tajvan.

Vendqendrimi: Tajvan

Të njohur për: Kontrabandë droge, trafikim të qenieve njerëzore dhe për "mbylljen e gojës" së gazetarëve, kilometra të tëra deri në Kaliforninë e Veriut.

Ligji i tyre: Nëse është e jashtëligjshme, ata e bëjnë.

Pse janë të rrezikshëm: "United Bamboo" lindi si makina më e madhe vrasëse me bazë në Pekin, pasi komunistët morën pushtetin në Kinë. Në vitin 1984, gjuetia e tyre i çoi gjer në lagjen e San Franciskos, ku vranë gazetarin kinezo-amerikan, Henry Liu në garazhin e tij. Pas dy dekadave, gangsterët e "United Bamboo" janë po aq ndërkombëtarë, por tani kanë dorë "thjesht në çdo aktivitet të jashtëligjshëm të paramenduar, "duke përfshirë trafikimin e njerëzve, armëve dhe drogës, sipas "Asia Times". Tregu i saj i jashtëligjshëm zmadhohet dita-ditës duke lidhur marrëdhënie të ngushta me grupe të ngjashme të jashtëligjshme, siç janë triadët kinezë, Jakuza japoneze dhe anëtarë të bandës nga SHBA-ja, Evropa e Australia. Byroja Kombëtare e Sigurisë së Tajvanit mendon se tregu i drogës i "United Bamboo" ka arritur në Korenë e Veriut me lejen direkte nga regjimi i Kim Jongut. Duke qenë se është një bandë nëntokësore e strukturuar mirë, "United Bamboo" me lidhjet dhe punët e saj zakonisht kalojnë pa u vënë re nga radari. Në maj të vitit 2005, kur një numër i madh burrash të veshur me këmisha të zeza erdhën për varrimin e udhëheqësit të bandës "Hsu Hai-ching" (i cili vdiq në moshën 39-vjeçare), Taipeit i kujtuan edhe një herë se "United Bamboo" dhe bashkëpunëtorët e tij Jakuza, ende janë forcë e madhe.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora