Shtesë » Lajme
Ngjarjet historike me sytë e vetë e atyre që i përjetuan nga afër
E premte, 11.07.2008, 08:14 PM
"Katin", masakrën e urdhëroi Stalini
5 Mars 1940
Komisariati Popullor i Punëve të Brendshme i BRSS
Moskë
Shokut Stalin
Një numër i madh ish-oficerësh të Ushtrisë Polake, punonjës të Policisë Polake dhe shërbimeve të fshehtë, anëtarë të partive nacionaliste, kundër-revolucionare polake, anëtarë të grupeve të ekspozuar antirevolucionarë të rezistencës, të arratisur e të tjerë, të gjithë armiq të betuar të autoritetit Sovjetik, të mbushur me urrejtje për sistemin sovjetik, po mbahen aktualisht në kampet e të burgosurve të luftës të NKVD-së* së BRSS si dhe nëpër burgje në provincat perëndimore të Ukrainës dhe Bjellorusisë.
Oficerët e ushtrisë dhe policisë nëpër kampe po bëjnë përpjekje për të vazhduar veprimtarinë e tyre kundër-revolucionare si dhe po kryejnë agjitacion antisovjetik. Secili pej tyre është duke pritur vetëm lirimin, me qëllimin që të fillojë e të luftojë në mënyrë aktive kundër autoritetit sovjetik.
Organet e NKVD në provincat perëndimore të Ukrainës dhe Bjellorusisë kanë zbuluar një numër organizatash rebele antirevolucionare.
Ish oficerë të ushtrisë polake si dhe të policisë, si dhe pjesëtarë të xhendarmërisë polake kanë luajtur një rol aktiv në të gjithë këto organizata.
Mes të arratisurve të ndaluar dhe shkelësve të kufijve shtetërorë, një numër i konsiderueshëm janë identifikuar se i përkasin organizatave antirevolucionare të spiunazhit dhe rezistencës.
14736 ish oficerë, pronarë tokash, policë, xhandarë, gardianë burgu, banorë të zonave kufitare dhe oficerë të shërbimeve të fshehtë [më shumë se 97 % janë polakë] po mbahen në kampet e të burgosurve të luftës. Ky numër përfshin edhe ushtarë si dhe oficerë të rinj.
Në kampe ndodhen:
- Gjeneralë, kolonelë dhe lejtnant kolonelë - 295
- Majorë dhe kapitenë - 2080
- Lejtnantë, nënlejtnantë dhe nëntogerë - 6049
- Oficerë, xhandarë, gardianë dhe oficerë të shërbimit të fshehtë - 1030
- Oficerë poliie, xhandarë, gardianë dhe personel i shërbimit të fshehtë - 5138
- Zyrtarë të qeverisë polake, pronarë tokash, priftërinj, banorë të zonave kufitare - 144
- 18632 vetë mbahen të izoluar në rajonin perëndimor të Ukrainës dhe Bjellorusisë [10685 janë polakë]
Ata përfshijnë:
- Ish oficerë - 1207
- Ish oficerë të shërbimeve të fshehtë apo policë e xhandarë - 5141
- Spiunë dhe sabotatorë - 347
- Ish pronarë tokash, pronarë fabrikash dhe zyrtarë të qeverisë - 465
- Anëtarë të organizatave të ndryshme antirevolucionare dhe të rezistencës si dhe elementë antirevolucionarë - 5345
- Të arratisur - 6127
Duke patur parasysh faktin që të gjithë janë armiq të palëkundur dhe të pakompromis të autoritetit sovjetik, NKVD e BRSS e konsideron të domosdoshme:
[1] Të udhëzojë NKVD e BRSS që duhet të gjykojë përpara gjykatave speciale:
[a] rastet e 14700 ish oficerëve pokalë, zyrtarëve të qeverisë polake, pronarëve të tokave, policëve, oficerëve të shërbimit të fshehtë, xhandarëve, banorëve të zonave kufitare sid he gardianëve që mbahen në kampet e të burgosurve të luftës;
[b] bashkë me rastet e 11 mijë anëtarëve të organizatave të ndryshme antirevolucionare të spiunëve dhe sabotatorëve, ish pronarëve të tokave, ish oficerëve polakë, zyrtarëve të qeverisë si dhe të arratisurve që janë arrestuar dhe mbahen në provincat perëndimore të Ukrainës dhe Bjelorusisë si dhe të zbatojë ndaj tyre dënimin kapital: pushkatim.
[2] Ekzaminimi i rasteve duhet të kryhet pa ftuar në gjyq të ndaluarit dhe pa paraqitur akuzat, deklaratat për konkluzionet e hetimit dhe verdikti përfundimtar duhet të jenë si vijon:
[a] për personat që mbahen si të burgosur lufte, në formën e certifikatave të nxjerra nga NKVD e BRSS;
[b] për personelin e arrestuar në formën e certifikatave të nxjerra nga NKVD e SSR-së ukrainase si dhe NKVD e SSR-së bjelloruse.
[3] Cështjet duhet të ekzaminohen dhe verdikti duhet të shpallet nga një gjykatë e përbërë prej tre vetëve, shokët Merkulov, Kobulov dhe Bashtakov.
Komisari Popullor për Punët e Brendshme i BRSS
L Beria
[Firmosur nga Stalin, Voroshilov, Molotov, Mikojan, Kalinin dhe Kaganivic]
Sa i përket terrorit dhe ligësisë absolute, Jozef Stalin ishte i paarritshëm
Brenda në mendjen e një monstre
Duke qenë se duhet ruajur një farë besimin në natyrën njerëzore, cdokush ndoshta dëshiron të besojë se Stalini dhe lakejtë e tij ishin të gjithë klinikisht të cmendur. Sigurisht, njerëz që zhyten në gjak - në mënyrë metaforike kur urdhërojnë vrasjen e shtatë milionë kulakëve dhe në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, kur rrahin deri në vdekje miqtë e vjetër - duhet të kenë humbur aftësinë të bëjnë dallimin mes të mirës dhe të keqes.
Por, udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik, për të cilët vrasjet ishin një instrument politike, "nuk e diskutuan kurrë terrorin përpara fëmijëve të tyre, të cilët jetuan në një botë gënjeshtrash". Mashtrimi dhe hipokrizia vërtetojnë se ata mund të ndienin turp, në mos faj. Megjithatë, Stalini dhe ata që is shërbyen atij vazhduan politikën e vrasjeve masive për pothuasje tridhjetë vite, duke eleminuar cdokënd që u dilte para. Dhe, për të "marrë masat" sa më mirë, ata eleminonin edhe bashkëshortet dhe fëmijët e armiqve të tyre.
Gjaku u derdh aq shumë, saqë ai u nxjerr një problem historianëve. Për shembull, të lexosh librin "Stalin" të Simon Sebag Montefiore, duket si fillimiht autori është më shumë i zënë me rrëfimet e vrasjeve. Ndonjëherë ai përgjithëson. Në 1931, "pati një luftë shfarosjeje në fshatra". Në raste të tjerë, ai bëhet më specifik: "U vra 10 përqind e partisë gjeorgjiane". Diku edhe më i saktë: "Në 29 korrik, Stalini firmosi një tjetër listë vdekjeje që përfshinte më shumë nga njerëzit e preferuar të Jezor"
Herë pas here, rrëfimet për horroret janë vetëm dicka periferike. "Donte vetëm të vriste një tjetër prej bashkëshorteve të miqve të tij..." Por, kjo është mënyra se si jetoi Stalini. Historia e tij është, pashmangshmërisht, një rrëfim vrasjesh të vazhdueshme. Ai, dhe jo historianët që janë marrë me jetën e tij, është fajtor për teprime. Ka vrasje të dhunshme në pothuajse cdo faqe që kthen kur lexon librat e historisë mbi Stalinin, për arsye se kjo ishte karakteristika kryesore e jetës në "Oborrin e Carit të Kuq". Disa prej lakejve të tij gjenin kënaqësi në gjthë këtë kasaphanë. "Beria, për shembull, u përpoq të spikasë duke kryer me duart e tij torturimin e familjes së Lakobasit, duka ia cmendur atij vejushën, duke i futur një gjarpër në qelinë e saj si dhe duke i rrahur për vdekje fëmijët".
Por Stalini ishte i motivuar vetë prej dëshirën për të marrë dhe mbajtur pushtetin. Sigurisht, ai pretendonte se ecte përpara për shkak të besimit pasionant tek komunizmi. Kur bashkëshortja e Leninit u përpoq të shfrytëzojë statusin e saj, ai i kërkoi të dijë që "mos vallë vetëm se përdorte të njëjtën nevojtore si Babai i Revolucionit, ajo imagjinonte që kuptonte Marksizëm-Leninizmin?" Staini kuptoi gjithcka në mënyrë të përsosur. Sigurisht, lexuesit e librave të historisë nuk kanë dyshime se monstra kishte tru. Por filozofia - ndonëse dikur respektohej sinqerisht - ishte vetëm një front. Në fund të fundit, ai donte vetëm pushtetin.
Pushtet që për pak iu mohua. Pak javë përpara se të vdiste, Lenini diktoi një "Testament" të fshehtë i cili dëshironte jo vetëm të mos lejonte që Stalini të ishte pasardhësi i tij, por edhe bënte thirrje për shkarkimin e tij. Sebag Montefiore, një prej historianëve të shumtë që kanë shkruar, nuk shpjegon se cila prej cudirave të temperamentit rus apo Politbyrosë bëri të domosdoshme që ky ënim publik të zbulohej vetëm pas vdekjes së Leninit. Cilado qoftë arsyeja, vonesa ishte kritike. Në kohën kur e vërteta doli në shesh, Stalini kishte organizuar funeralin e Leninit në një mënyrë të tillë që ishte më shumë e përshtatshme për një "Shenjt Ortodoks", dhe kish bindur popullin se ai ishte pasardhësi i duhur.
Dhe komisionerët e pushtetit, në një gabim madhor gjykimi, kishin rënë dakord se tirani potencial kundër të cilit duhej të ngriheshin ishte "Trocki, njeriu i vetëmburrur i revolucionit". Eshtë një aliteracion për hir të aliteracionit. Ka shumë përshkrime më të mirë për Trockin se sa ky pohim i vockël.
Neveria, e përzier me mosbesim, është i vetmi reagim i duhur përpara zbulimit të asaj çfarë ka bërë Stalini. Ka qenë përtej çdo lloj justifikimi. Por, terrori as nuk i arriti objektivat për të cilët u krye. Vrasja e kulakëve - që ishte menduar se do të fyfishonte prodhimin bujqësor - u pasua nga një rënie në prodhimin e drithit, nën nivelet e kohës së Carit. Dhe lufta nuk u fitua nga Stalini dhe komisarët e tij, por nga vetë Mëma Rusi. Xhaxha Jozefi, Aleati ynë i madh kish qenë gati të dorëzohej. Përse jo? Ai kishte firmosur një pakt me Fyhrerin dhe të dy këta burra kishin shumë gjëra të përbashkëta.
Stalini dhe Molotovi udhëzuan Berian që të kërkonte realizimin e një paqeje të negociuar me Hitlerin, edhe nëse kjo do të kërkonte sakrifikimin e Urkainës, Bjellorusisë, Moldavisë dhe Republikave Balltike. Por, ndërmjetësi i cili duhej të kishte përcjellë mesazhin gjykoi - duke patur një kuptim më të mirë të situatës se sa e gjithë Byroja Politike - se gjeografia do të sillte fitoren e luftës për Bashkimin Sovjetik.
Ajo fitore erdhi me një cmim të tmerrshëm. Pasi zbuloi se ushtarët gjermanë kishin më shumë frikë nga oficerët e tyre se sa nga armiku, Stalini përshtati të njëjtën politikë. "Thuhet se e vetmja herë kur Stalini ndali luftën kundër populit të tij ishte gjatë viteve 1941 dhe 1942". Gjatë atyre dy viteve, u dënuan me vdekje 994 000 ushtarë dhe u pushkatuan 157 000. Megjithatë, Stalini fitoi admirimin e disa demokratëve perëndimorë në fundin e jetës së tij. Sigurisht, ata nuk e dinin se sa i ligë ishte ai, por të paktën duhej të dyshonin. Falë Simon Sebag Montefiore dhe historianëve të tjerë si ai, tashmë nuk ekziston as edhe justifikimi më i vogël për të mos e konsideruar Jozef Stalinin një monstër.
Historia e detajuar e një prej krimeve më monstruozë të shekullit që kaloi
Çfarë ndodhi në Pyllin e Katinit
Lajmi i parë për masakrën e Pyllit të Katinit erdhi në prill 1943, kur gjermanët gjetën një varr masiv me 4500 ushtarë polakë në Rusinë e pushtuar nga Gjermania. Zbulimi i tmerrshëm në pyllin e Katinit do të fuste seriozisht në telashe qeverinë ruse.
Rusët iu përgjigjën pretendimeve të gjermanëve se kjo ishte vepër e policië së fshehtë ruse, duke deklaruar se masakre ishte kryer nga vetë gjermanët. Në kontekstin e luftës - aleatët po luftonin makinerinë naziste të luftës dhe Rusia ishte një aleat i vlefshëm - versioni gjerman nuk u pranua nga britanikët dhe qeveritë e tjera të vendeve aleate. Megjithatë, në epokën e Luftës së Ftohtë, versioni rus nisi të këqyrej me kujdes dhe u vu seriozisht në dyshim.
Lajmërimi i parë për atë që kishte ndodhur në pylin e Katinit u bë nga Radio Berlini në 13 prill 1943.
"Një lajm na ka mbërritur nga Smolenski, i cili bën të ditur se banorë lokalë kanë përmendur përpara autoriteteve gjermane ekzistencën e një vendi ku janë kryer ekzekutime masivë nga ana e bolshevikëve, dhe ku 10 000 oficerë polakë janë vrarë nga Policia e Fshehtë Shtetërore Sovjetike. Autoritetet gjermanë shkuan në një vend të quajtur Kodra e Dhive, një vendpushim rus që ndodhet dymbëdhjetë kilometra në perëndim të Smolenskit, aty ku bënë një zbulim makabër".
Lajmi i Radio Berlin
Gjermanët pretenduan se kishin gjetur një gropë të madhe, 28 metra të gjatë dhe 16 metra të gjerë në Kodrën e Dhive në të cilën ndodheshin të vendosur mbi njëri-tjetrin 3000 trupa. Të gjithë trupat ishin krejtësisht të veshur me uniforma ushtarake; disa prej tyre ishin të lidhur dhe të gjithë kishin shenja të plumbave të pistoletës prapa kokës. Gjermanët besonin se do të ishin në gjendje të gjenin 10 mijë trupa (prandaj ishte kjo edhe shifra e dhënë në transmetimin radiofonik të lajmit), por në fund, totali ishte 4500 trupa. Gjermanët deklaruan se trupat ishin në gjendje të mirë e madje ata kishin mundur të njohin edhe gjeneralin Smoravinski, si njërën prej kufomave. Toka kish bërë "goxha punë" në ruajtjen e gjendjes së trupave dhe dokumentacionit nëpër rrobat e tyre.
Megjithatë, cdo lloj informacioni që lidhej me këtë masakër dhe që bëhej publik gjatë luftës vinte nga ministria e propagandës e Gëbelsit, dhe ai trajtohej si i dyshimtë prej Aleatëve. Në janar të vitit 1943, rusët kishin përmbysur tendencën e luftës, falë mposhtjes së gjermanëve në Stalingrad - një fitore për të cilën Churchilli kish thnë se të gjithë në anën e Aleatëve duhej të festonin. Në atë lloj situate, cdo lloj kriticizmi për rusët në pranverën e vitit 1943 do të ishte i papranueshëm. Nga ana tjetër, cdo lidhje mes masakrës dhe dorës së gejrmanëve do të pranohej më me gatishmëri, nga të gjithë ata që luftonin kundër nazistëve.
Po çfarë ndodhi saktësisht në pylin e Katinit?
Kur forcat gjermane sulmuan Poloninë në shtator të vitit 1939, taktika Blitzkrieg shkaktoi të çara të mëdha në mbrojtjen e polakëve. Megjithatë, në 17 shtato, në kuadër të Paktit Ribbentrop-Molotov, forcat ruse pushtuan edhe ato Poloninë. Udhëheqja ruse u bëri thirrje ushtarëve polakë që të ngriheshin kundër oficerëve të trye si dhe udhëheqësve politikë, si ndëshkim për faktin që e kishin futur vendin e tyre në një luftë të padrejtë. Ata oficerë polakë dhe politikanë që u kapën nga Ushtria e Kuqe u arrestuan dhe u dërguan në Rusi.
Ajo që dihet është se ata u dërguan në tre kampe në Rusi - Kozelsk, Starobelsk dhe Ostashkov. Njëri prej kampeve, Kozelsk, mbante brenda tij më shumë se sa thjeshtë oficerët. Në të ndodheshin profesorë polakë universiteti të arrestuar, kirurgë, fizikanë, avoketër dhe gjykatës. Në Kozelsk ndodhej edhe një femër e burgosur - Janina Levandovski. Trupi i saj u gjet i veshur me uniformë ushtarake të Forcave Ajrore Polake. Në Ostashkov ndodheshin oficerë - por aty ndodheshin gjithashtu edhe cdo person nga Polonia që konsiderohej si "borgjez". Me sa duket, vetëm Starobelski kishte vetëm oficerë të ushtrisë polake.
Si fillim, rusët u përpoqën që të "riedukojnë" polakët në të tre kampet ku ata mbaheshin. Brigadieri Zarubin i Policisë së Fshehtë Shtetërore Sovjetike mori detyrën për ekzekutimin e këtij urdhëri. Përpjekjet e tij për të ngulitur një mënyrë sovjetike të të jetuarit tek të burgosurit nuk kishin ndoshta asnjë shans. Polakët në kamp ishin të ndaluar të mbanin, e madje edhe të përmendnin fjalën Meshë - gjë që për një komb të devotshëm katolik ishte një goditje e madhe dhe është pothuajse e sigurtë që kjo kryhej në fshehtësi. Kështu që, është e papërshtatshme të mendohet se kishte ndoshta nga ata që do të pranonin këndvështrimin sovjetk që Zarubin po përpiqej të shiste. Më pas, Zarubin raportoi në Moskë për dështimin e detyrës që i kishin ngatërruar, dhe menjëherë në të tri kampet u shfaq një kolonel i Policisë së Fshehtë Shtetërore Sovjetike. Menjëherë pas vizitës së këtij koloneli, grupe të burgosurish merreshin nga kampet dhe dërgoheshin në destinacione të panjohur.
Në prill të vitit 1940, që të tre kampet u boshatisën njëkohësisht.
Në 22 qershor të vitit 1941, Gjermania naziste nisi "Operacionin Barbarosa". Ushtria gjermane sprapsi me lehtësi të madhe ushtrinë ruse dhe penetroi thellë në Rusi. Stalini, i alarmuar nga kolapsi i Ushtrisë së Kuqe, urdhëroi që të ofrohej një amnesti e përgjithshme për të gjithë të burgosurit polakë që ishin të gatshëm të luftëonin kundër gejrmanëve. Në 14 gusht të vitit 1941, një marrëveshje ushtarake polako-sovjetike u firmos për këtë qëllim. Megjithatë, askush nuk mund të thoshte asgjë në lidhje me vendndodhjen e oficerëve që ishin mbajtur në Kozelsk, Starobelsk dhe Ostashkov. Vetë Uinston Churchilli ka shkruajtur atëherë në lidhje me sikletin që një zbulim i tillë shkaktoi tek autoritetet ruse.
Qeveria polake në mërgim, me qendër në Londër, ishte vecanërisht e shqetësuar dhe kërkonte me ngulm që rusët të shpjegonin se ku ndodheshin këta njerëz. Stalini dha dy përgjigje. Fillimisht, ai deklaroi se të gjithë ishin arratisur në drejtim të Mancurisë. Megjithatë, autoritetet në Moskë - domethënë, sërish Stalini - pretenduan se të gjithë të burgosurit ishin mbajtur në territoret që gjermanët kishin pushtuar në sulmin e tyre të befasishëm në qershor 1941 dhe se vetëm gjermanët mund të flisnin në lidhje me vendndodhjen e tyre. Kjo do të ishte për shumë kohë edhe përgjigja standarte e Moskës në lidhje me këtë problem - përgjegjësit ishin gjermanët.
Vendasit që jetonin pranë pyllit të Katinit kishin prej kohës dijeni se ajo ishte një zonë që përdorej nga policia e fshehtë për të ekzekutuar ata që kishin dalë kundër qeverisë së Stalinit. Që në vitin 1929, policia e fshehtë sovjetike kishte ndërtuar atje një burg të rrethuar me tela me gjemba dhe që ruhej nga roje të armatosura deri në dhëmbë. Pë rtë mbajtur larg banorët vendas, policia e fshehtë mbante edhe qenë roje për të patrulluar perimetrin e burgut.
Në 16 korrik 1941, Smolenski ra në duart e gjermanëve. Autoritetet ruse ishin larguar nga Katini dhe për herë të parë pas hsumë viteve, kjo zonë ishte tashmë "e hapur për publikun". Në vitin 1942, polakë pjesëtarë të organizatës Todt mbërritën në këtë zonë për të mbledhur aty cdo lloj forme skrapi. Ndërkohë që punonin në Kodrën e Dhive, ata gjetën trupin e një oficeri të vdekur polak, i cili më vonë u varros me një ceremoni të denjë. Megithatë, dimri i vitit 1942-1943 ishte shumë i ashpër dhe terreni në Kodrën e Dhive ngriu krejtësisht.
Në pranverën e 1943, një fshatar rus, Ivan Krivozertzev lexoi një artikull në një gazetë ("Novij Put"), që fliste për Gjeneralin Sikorski si dhe kërkimin që ai kishte nisur për mijëra oficerë polakë të cilët nuk i gjente askund. Pavarësisht dorës së fortë të komunizmit në Rusi, Krvozertzev kishte ruajtur besimin e tij fetar dhe ofroi një rrëfim të asaj cfarë kishte ndodhur në Smolensk në vitin 1940.
Ai kish parë vagonë trenash që mbërrinin në stacionin e Smolenskut, por që më pas devijonin në binarët rezervë. Ai kish parë burra që shoqëroheshin nga roje të armatosura në "Korbat e Zinj" - emri që vendasit i kishin vënë mjeteve të burgut. Krivorzertzev kish parë gjithashtu të burgosur "normalë" që largoheshin nga qyteti i Smolenskut në kamionë, me lopata dhe kazma në duar. Krivorzertzev shkoi tek gjermanët dhe u tha atyre se besonte që oficerët polakë mund të gjendeshin në Kodrën e Dhive. Gjermanët shkuan në pyll dhe gërmuan në vendet ku kishin mbirë pemë të reja. Këto pemë nxorrën një sekret të dukshëm, pasi unazat përreth tyre tregonin që ishin mbjellë pikërisht në prill 1940.
Gjermanët nisën të gërmojnë në Kodrën e Dhive dhe gjetën trupat e shumë njerëzve, ende në uniforma ushtarake, të cilët ishin qëlluar prapa kokës dhe duart i kishin të ludhura pas shpine. Gjermanët gjetën gjithashtu trupat e burrave dhe grave ruse që ishin pushkatuar përpara vitit 1940. Cuditërisht, gjermanët pretenduan se mënyra se si ishin lidhur rusët dhe polakët ishte identike, dhe se kjo tregonte që të dy seritë e vrasjeve ishin kryer nga e njëjta organizatë. 4500 trupat që u zhvarrosën vinin nga Kozelsk - askush nuk e di se cfarë ndodhi me ata që ishin mbajtur në Starobelsk dhe në Ostashkov. Moska e shpalli qëndrimin e saj në 14 prill 1943:
"Të burgosurit polakë në fjalë ishin internuar në afërsi të Smolenskut, në kampe specialë dhe ishin punësuar në ndërtim rrugësh. Ishte e pamundur që ata të evakuoheshin në kohën kur trupat gjermane ishin duke u afruar dhe, si rezultat, ata ranë në duart e gjermanëve. Kështu që, nëse ata janë gjetur të vrarë, kjo do të thotë se janë pushkatuar nga gjermanët, të cilët, për qëllime provokimi, tani pretendojnë se krimi është kryer nga autoritetet sovjetike".
Në 15 prill, qeveria britanike deklaroi publikisht përmes BBC-së se gjermanët kishin thënë gënjeshtra dhe se pranonte versionin rus. Një gjë e tillë nxiti qeverinë polake në mërgim që të bënte thirrje për një hetim të pavarur të masakrës së Katinit - dicka që mund ta bënte Kryqi i Kuq Ndërkombëtar në Zvicër. Gjermanët dhe qeveria polake në mërgim ranë dakord për këtë; Moska refuzoi. Rusët ndërprenë të gjithë marrëdhëniet me Poloninë dhe ata krijuan një qeveri polake kukull në Moskë.
Kur Rusia përparoi në Evropë dhe rimori zonën e Katinit, u duk sikur cështja ishte zgjidhur pasi tashmë ishte e qartë se rusët nuk do të lejonin asnjë lloj hetimi për atë që kishte ndodhur në Katin. Në gjyqet e Nyrenbergut, vrasjet u lidhën me dënimet e dhënë kundër Gëringut dhe rusët paraqitën provat e tyre për të "vërtetuar" që ishin gjermanët që e kishin kryer krimin, por ata nuk bënë asnjëherë, asnjë hetim dhe Katini u zhyt sërish në errësirë. Në gjykimin përfundimtar në Gjykatën Ndërkombëtare, Katini as që u përmend.
Nga ana e trye, rusët pretenduan se masakra ndodhi pasi u bë e qartë që Vermahti ishte në tërheqje të plotë pas humbjes së tyre në Stalingrad dhe se ajo ishte kryer nga nazistët. Në Nyremberg, ata paraqitën këto prova të grumbulluara pej tyre:
"Gjermanët nul lejuan asnjë autoritet të jashtëm që të ekzaminonte tërësisht as trupat, dhe as vendet e varreve masivë. Komisioni Polak, i ngritur nga nazistët për të ekzaminuar provat, u lejua të shohë vetëm atë që gjermanët donin që ata të shihnin. NJë profesor bullgar, Marko Markov, deklaroi se ai ishte lejuar të shqyrtonte vetëm një kufomë e cila i ishte sjellë atij dhe se ai nuk mund të konkludonte nëse ky trup kish qenë nëntokë për tre vite - sic ishin përpjekur t'i mbushnin mendjen nazistët. Në raportin e tij të shkruar, Markov kish përmendur vetëm atë që kishte gjetur në trup - ai nuk kish dhënë një konkluzion se si kish mbërritur në këtë gjendje trupi.
Ai dhe gjashtë ekspertë të tjerë u lejuan të bëjnë vetëm dy vizita gjysmë-ditore në zonën e varreve masivë nga gjermanët. "Mu duk si një udhëtim turistik", deklaroi Markov. Rusët pretenduan gjithashtu se cështja e fidanëve tre-vjecarë ishte gjithashtu e lehtë të shpjegohej. Ata deklaruan se nuk kish prova që fidanët vinin nga vendi i varreve masivë dhe se ata mund të ishin grumbulluar nga cdo pikë në Pyllin e Katinit dhe të ishin paraqitur si "provë".
Rusët deklaruan gjithashtu se plumbat e gjetur në trupa ishin prodhim i kompanisë gjermane Geko. U pretendua se ishin të gjithë plumba 7.65 mm tip Geko, të cilët vetëm një gjerman mund të kishte në armën e tij.
Kush i kreu vrasjet mbeti një mister, deri në vitin 1990 kur autoritetet ruse pranuan se ishte Policia e Fshehtë Ruse (NKVD) e cila kish harxhuar shumë kohë dhe mund në përpjekjen për t'ua hedhur fajin gjermanëve.