E marte, 30.04.2024, 04:18 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Nina Shea:”…Besimi islam është ngritur nëpërmjet xhihadit….”

E hene, 23.06.2008, 06:52 PM


arabia-saudite.bmp Nga Nina Shea*

Tekstet saudite, pas heqjes së intolerancës: Tanimë, një kohë të gjatë shkollat publike në Arabinë Saudite janë të përmendura për demonizimin e Perëndimit, si dhe të të krishterëve, hebrenjve dhe të gjithë “mos besimtarëve”. Por pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, në të cilat 15 nga 19 kidnapuesit ishin sauditë, mendohej se kjo do të ndryshonte. Më 2004 një grup studiuesish nga oborri mbretëror saudit, erdhën në përfundim se reformat janë të nevojshme pasi kurrikulumet e studimeve fetare në Arabinë Saudite “e inkurajojnë dhunën kundër të tjerëve, dhe i nxisin gabimisht nxënësit të mendojnë se për të mbrojtur fenë e tyre ata duhet t’i shtypin dhe madje t’i eliminojnë fizikisht “të tjerët’.”

Që atëherë qeveria saudite vazhdimisht ka deklaruar se i ka ripunuar tekstet shkollore. Princi Turki Al-Faisal, ambasador i Arabisë Saudite në Amerikë, ka punuar në mënyrë agresive për të shpërndarë këtë porosi.

“Mbretëria i ka rishikuar të gjitha praktikat dhe materialet arsimore, dhe ka larguar çdo element që s’është në përputhje me nevojën për arsimim modern”, kishte thënë në një turne të tijin të vonshëm nëpër disa qytete amerikane. “Jo vetëm që kemi mënjanuar atë që mund të shihej si intolerancë nga tekstet e vjetra shkollore që ishin pjesë e sistemit tonë, por kemi zbatuar një plan të brendshëm gjithëpërfshirës për revizion dhe modernizim.”

Qeveria saudite madje kishte bërë një reklamë njëfaqëshe në Në Republic dhjetorin e kaluar duke u mburrur me suksesin e saj për “modernizimin e planeve tona mësimore për t’i përgatitur më mirë fëmijët tanë për sfidat e së nesërmes”.
Para një viti një zëdhënës ambasade deklaroi: “Ne i kemi recensuar kurrikulumet tona mësimore. I kemi hequr materialet që nxisin urrejtje dhe jotolerancë ndaj njerëzve të feve të tjera.”

Ambasada është duke shpërndarë edhe një dokument 74-faqësh mbi reformën e kurrikulumit për të treguar se tekstet shkollore janë moderuar. Problemi është se: Këto pohime nuk janë të vërteta. Një analizë e disa teksteve zyrtare saudite për studime islame që janë përdorur gjatë këtij viti akademik zbulon që, me gjithë deklaratat e kundërta të qeverisë saudite, ideologjia e urrejtjes ndaj të krishterëve dhe hebrenjve dhe myslimanëve që nuk e ndjekin doktrinën vehabiste ende mbetet pjesë e sistemit të shkollave publike.

Tekstet mësojnë një vizion dualist, duke e ndarë botën në besimtarë të vërtetë të Islamit (”monoteistët”) dhe në jobesimtarë (”politeistët” dhe “të pafetë”). Ky indoktrinim fillon në tekstin e klasës së parë dhe më pastaj riafirmohet dhe zgjerohet në çdo vit, duke kulminuar në tekstin e klasës së 12-të, që i udhëzon studentët se detyrimi i tyre fetar përfshin xhihadin kundër të pafeve me qëllim të “përhapjes së fesë.”

Si vë re edhe raporti i komisionit për sulmet e 11 shtatorit:

“Madje edhe në vendet e begata, shkollat vehabiste të financuara nga Saudia janë shpeshherë të vetmet shkolla islamike.”
Arsimi është në qendër të debatit për lirinë në botën myslimane. Prijësi i Al-Kaidës Usama bin Laden, e kupton këtë fare mirë; së voni në një audioincizim ai mallkonte të gjithë ata që do t’i “ndryshonin kurrikulumet shkollore” Pasazhet në vijim, të nxjerra nga po ata libra që citohen në dokumetin 74-faqësh për reformimin e kurrikulumit që tani po shpërndahet nga Ambasada Saudite, janë duke i trajtësuar pikëpamjet e brezit të ri të sauditëve dhe myslimanëve në tërë botën. Nëse mbesin të pandryshuara, ato vetëm do të forcojnë dhe të thellojnë urrejtjen, intolerancën dhe dhunën ndaj feve dhe kulturave të tjera. A këtë e quan Riadi reformë?

KLASA E PARË:
“Çdo fe përveç Islamit është e rreme”. “Mbushni vendet bosh me fjalët e sakta (Islam, ferr): Çdo fe përveç ¬është e rreme. Kush vdes jashtë Islamit do të hyjë në”,

KLASA E PESTË.
“Kush i bindet Profetit dhe pranon njëjësinë e Zotit nuk mund të mbajë shoqëri besnike me ata që e kundërshtojnë Zotin dhe Profetin e Tij, edhe nëse ata janë kushërinj të vet më të ngushtë”.

“Është e ndaluar për myslimanin të jetë shok besnik i dikujt që nuk beson në Zotin dhe Profetin e Tij, ose i atyre që e luftojnë fenë e Islamit”.

“Myslimani, edhe nëse jeton larg, është vëlla yti në fe. Nëse dikush kundërshton Zotin, edhe nëse është vëllai yt në familje, ai është armiku yt në fe”,

KLASA E GJASHTË.
Ashtu si kanë qenë të suksesshëm në të kaluarën kur janë bashkuar në përpjekjet e tyre të sinqerta për t’i përzënë kryqtarët e krishterë nga Palestina, arabët dhe myslimanët sërish do të dalin fitimtarë, dhëntë Zoti, kundër hebrenjve dhe aleatëve të tyre nëse qëndrojnë të bashkuar dhe luftojnë një xhihad të vërtetë për hir të Zotit, sepse është në fuqi të Zotit ta bëjë këtë”,

KLASA E TETE.
“Siç është cituar nga Ibn Abbasi: Majmunët janë hebrenjtë, njerëzit e Sabbatit; ndërsa derrat janë të krishterët, të pafetë e bashkësisë së Jezuit”.

“Zoti i ka thënë Profetit të Tij, Muhamedit, për hebrenjtë, se nga disa pjesë të librave të Zotit (Torës dhe Ungjijve) ata kanë mësuar se vetëm Zoti vlen të adhurohet. Përkundër kësaj, ata shfaqin besime të rreme nëpërmjet idhujtarisë, fallthënies dhe magjisë. Duke vepruar në këtë mënyrë ata i nënshtrohen djallit. Nga mëria dhe armiqësia ata i duan njerëzit e gënjeshtrave në vend të njerëzve të së vërtetës. Prandaj ata janë të mallkuar dhe Zoti na paralajmëron që të mos bëjmë si ata”.

“Ata janë hebrenjtë, të cilët Zoti i ka mallkuar dhe me të cilët Ai është aq i hidhëruar saqë Ai kurrë më nuk dë të jetë i kënaqur (me ta).”

“Disa nga njerëzit e Sabbatit Zoti i dënoi duke i shndërruar në majmunë dhe derra. Disa prej tyre u bënë adhurues të djallit, dhe jo të Zotit, nëpërmjet flijimeve, lutjeve, kërkimit të ndihmës dhe formave të tjera të adhurimit të djallit. Disa hebrenj e adhurojnë djallin. Edhe disa pjesëtarë të këtij kombi e adhurojnë djallin, dhe jo Zotin”.
“Aktivitet: Studenti duhet të shkruajë një ese për rrezikun nga imitimi i të pafeve”,

KLASA E NËNTË.
“Konflikti ndërmjet kësa umma-je (bashkësisë myslimanë) dhe hebrenjve dhe të krishterëve i ka bërë ballë kohës, dhe do të vazhdojë aq sa të dojë Zoti.”

“Është pjesë e urtësisë së Zotit që lufta ndërmjet myslimanëve dhe hebrenjve do të vazhdojë deri në ditën e gjykimit.”
“Myslimanët do të triumfojnë ngase janë me të drejtën. Ai që është me të drejtën gjithmonë do të fitojë, edhe nëse shumica e njerëzve janë kundër tij”,

KLASA E DHJETË.
Teksti i klasës së dhjetë për jurisprudencë mëson se jeta për jomyslimanët (si dhe për gratë, dhe rrjedhimisht, edhe për skllevërit) vlen vetëm sa një pjesëz e jetës së një “burri të lirë mysliman.” Paratë e gjakut janë shpagim që i bëhet viktimës ose familjes së viktimës për vrasje ose lëndim:

“Taksa e gjakut për një të pafe të lirë. (Sasia e saj) është gjysma e parave të gjakut për një burrë mysliman, qoftë ai nga “ithtarët e librit”, qoftë nga të tjerët (jo nga “të librit”, d.m.th. paganë, zoroastrianë etj).
“Paratë e gjakut për një grua: Gjysma e parave të gjakut për një burrë, në përputhje me fenë e tij. Taksa e gjakut për një grua myslimane është gjysma e parave për një burrë mysliman, dhe taksa e gjakut për një grua jomyslimane (kafir) është sa gjysma e parave për një burrë jomysliman”,

KLASA E NJËMBËDHJETË.
“Përshëndetja “Selamu alejkum”, (“Paqja qoftë mbi ty”), është vetëm për besimtarët. Ajo nuk mund t’u thuhet të tjerëve”.
“Nëse shkoni në një vend ku ka myslimanë dhe të pafe, duhet të ofroni përshendetjen për myslimanët”.
“Mos iu bind atyre (të krishterëve dhe hebrenjve) në rrugë të ngushtë në shenjë nderimi dhe respekti”,

KLASA E DYMBËDHJETË.
“Xhihadi në rrugën e Zotit, që përbëhet nga lufta kundër pabesimit, shtypjes, padrejtësisë dhe bërësve të tyre, është kulminacion i Islamit. Kjo fe është ngritur nëpërmjet xhihadit dhe nëpërmjet xhihadit është ngritur lart flamuri i saj. Ai është një nga veprat më fisnike, që të afrojnë te Zoti, dhe prej akteve më madhështore të bindjes ndaj Zotit”.


*Nina Shea është drejtore e Qendrës për Liri fetare në Freedom House. Artikulli u botua edhe në “Uashington Post”

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora