E marte, 30.04.2024, 07:55 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Midis Prishtine

E hene, 23.06.2008, 12:19 PM


Kështu duken të premtet në Prishtinë. Xhemati falet në trotuaret përpara ndërtesës së ish-Novi Domit, në Dardani. Femrat e kanë të ndaluar të kalojnë andejpari. Ky diskriminim ndodh në pronë publike. A ka kush i heq nga rruga?

Nga Nebih Maxhuni
nebih.maxhuni@gazetaexpress.com

Prishtinë, 21 qershor - Një biçikletë e vendosur në rrugë mban një mbishkrim “Koha e Namazit të Xhumasë, ju lutem femrat të kalojnë nga ana tjetër”, përderisa qindra besimtarë myslimanë kryejnë ritin e faljes së xhumasë. Kjo nuk ka ndodhur në ndonjë vend të Emirateve të Bashkuara, por në lagjen Dardania të kryeqytetit. Çdo të premte kur edhe numri më i madh i besimtarëve myslimanë falet në xhaminë në Dardani te ish- Novi Domi, përballë stacionit numër 4 të policisë për një orë sa zgjat ceremonia e lutjeve, trotuaret janë të pakalueshme për banorët e tjerë. Mbishkrimi që femrat mos të kalojnë në mesin e burrave myslimanë, të cilët falen në trotuaret jashtë xhamisë në Dardani, mban edhe një shigjetë, e cila tregon se të gjitha ato femra që kalojnë në këtë vend, duhet të lakojnë rrugën në mënyrë që mos të pengojnë xhematin. Por, këtë version nuk e pranojnë zyrtarë të lartë të Bashkësisë Islame të Prishtinës, e cila ka nën ombrellë xhaminë në Dardani. Bahri Hyseni, kryetari i Bashkësisë Islame në Prishtinë, thotë se ajo shenjë është vendosur për të gjitha ato femra që falin xhumanë, me qëllim që atyre t`ju tregohet hyrja në xhami që është vetëm për femra.

''Nuk ka të bëjë me përditshmërinë, ka të bëjë vetëm për xhumanë, është një pjesë e vajzave që falen në anën tjetër edhe për shkak të mosdijenisë së tyre e kemi bërë mbishkrimin që t`u tregojmë kah të hyjnë në xhami, është hyrje e veçantë, jo, kalimtarët s`kanë të bëjnë më këtë.”
Bahri Sejdiu

''Ekzistenca e kësaj parulle është shumë e çuditshme, duke marrë parasysh edhe faktin se ky vend është publik dhe kjo organizatë është e vendosur dhe vepron aty qe disa vjet. Ç’është më ironike, aty mund të kalojnë çdo ditë policë, gjyqtarë, përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të shoqërisë dhe deri më tash nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e tyre. ”
Luljeta Demolli

“Nuk ka të bëjë me përditshmërinë, ka të bëjë vetëm për xhumanë, është një pjesë e vajzave që falen në anën tjetër edhe për shkak të mosdijenisë së tyre, e kemi bërë mbishkrimin që t`u tregojmë kah të hyjnë në xhami, është hyrje e veçantë, jo, kalimtarët s`kanë të bëjnë më këtë”, tregon kryetari i BI për Prishtinën. Ai tregon se Bashkësia Islame e Prishtinës paguan qira për atë objekt dhe se, sipas kryetarit Sejdiu, ende nuk është sqaruar puna e trotuareve. “Trotuaret nuk janë definuar të kujt janë se ajo ka qenë ish-pronë e organizatave të Beogradit, tash është pronë e shqiptarëve, ne paguajmë qira për xhami, jo për trotuare, të njëjtin problem e kemi më të gjitha xhamitë, bllokohet komunikacioni për shkak të njerëzve që duan ta falin namazin e xhumasë’, thotë ai. Më të ofenduarat me këtë mbishkrim të BIK-ut janë ndier femrat. Luljeta Demolli, menaxhere e Projektit në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore thotë se parulla që gratë të mos kalojnë në këtë rrugë – është cenim i lëvizjes së lirë. “Ekzistenca e kësaj parulle është shumë e çuditshme, duke marrë parasysh edhe faktin se ky vend është publik dhe kjo organizatë është e vendosur dhe vepron aty qe disa vjet. Ç’është më ironike, aty mund të kalojnë çdo ditë policë, gjyqtarë, përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të shoqërisë dhe deri më tash nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e tyre”, thotë ajo. Shërbimi Policor i Kosovës thotë se çdo person që rrezikon lirinë e lëvizjes së qytetarëve do të ndeshet me ligjin. Mirëpo ata rrëfejnë se në rastet kur bëhet fjalë për ceremonitë fetare është një tolerim. “SHPK-ja deri sot nuk ka pasur asnjë ankesë për bllokim të rrugës apo trotuarit. Në momentin që do të kemi ankesa, policia do të veprojë në bazë të rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, thotë Sabrije Kamberi. Ndërkohë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Prishtinës dhe ajo e Kosovës kanë pasur një takim me kryetarin Isa Mustafa ku kanë kërkuar nga ai një lokacion për ndërtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, që do të ishte objekti më i madh fetar mysliman në vend. “Kemi kërkuar nga Komuna që të fillojë ndërtimi i qendrës së Bashkësisë Islame, po ende nuk kemi përgjigje”, tregon ai. Zyrtarë të Bashkësisë Islame thonë se nuk kanë probleme vetëm me trotuaret në Dardani, por në të gjitha xhamitë zakonisht në ditën e premte, kur xhemati është më i madh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora