E hene, 29.04.2024, 12:41 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Hajdin Islami: Rriten shqetësimet për provokimet në veri, ngritet flamuri serb

E marte, 24.06.2008, 04:22 PM


Rriten shqetësimet për provokimet në veri, ngritet flamuri serb në majën e Sokolit
 
Mitrovicë, qershor 2008 - Zyra për Informim pranë KK- të Mitrovicës, ka njoftuar se situata e sigurisë në Mitrovicë mbetet e qetë, megjithë disa provokime që janë bërë gjatë dy ditëve në fundit në veri të qytetit, tha të hënën kryetari i Komunës, Bajram Rexhepi, në takimin e rregullt të Komitetit të Sigurisë.  Ai përmendi largimin e dy kurorave nga busti i dëshmorit Avni Haradinaj në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës si dhe vënien e flamurit të Serbisë në Majën e Sokolit në fshatin Rudare, si dy nga provokimet që kanë ngritur tensionet. “Ditë më parë ishte vendosur një flamur i tillë në atë vend, duke provokuar banorët shqiptarë të fshatrave të Kelmend, Boletin dhe Zhazhë. Mandej ai ishte larguar prej aty nga strukturat e sigurisë, mirëpo një flamur i Serbisë është vërejtur prapë të dielën në atë vend”, tha ai.  Ai u bëri thirrje autoriteteve të KFOR-it që ta largojnë atë flamur, meqë në të kundërtën banorët mund të reagojnë duke marrë situatën në duart e veta. Ndërsa sa i përket largimit të dy kurorave nga busti i dëshmorit Avni Haradinaj në Lagjen e Boshnjakëve, Rexhepi, tha se aty ka pasur provokime edhe më herët, por gjendja ka mbetur e qetë për shkak të gjakftohtësisë së popullatës shqiptare. Ai ftoi strukturat e sigurisë që të ndërmarrin masa për të mos lejuar provokime të tilla. Në këtë kontekst Rexhepi kërkoi që të shtohen patrullat e KFOR-it në Lagjen e Boshnjakëve ku situata është më senzitive.   Ai tha se në këtë lagje ka shqetësime dhe tensione të vazhdueshme meqë vërehen fytyra të panjohura që kanë shtuar lëvizjet dhe që mund të jenë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.  Në anën tjetër, Ylber Durmishi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunë, kërkoi nga KFOR-i që të ndikoj në qetësimin e gjendjes në Suhadoll, ku para disa ditësh serbët ia kanë djegur sanën një fermeri shqiptar. Durmishi tha se strukturat e sigurisë duhet të jenë më efikase dhe të krijojnë kushte që banorët të mund të punojnë në arat e tyre. Përfaqësuesit e KFOR-it që morën pjesë në takimin e Komitetit për Siguri thanë se do të mbështesin policinë sa herë që kanë nevojë dhe njëkohësisht  premtuan se flamuri serb do të largohet nga Maja e Sokolit.

Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora