Shtesë » Lajme
Një listë e grave të fuqishme që kanë lënë shenjë në politikën e vendeve të tyre, por edhe atë botërore
E premte, 11.07.2008, 02:18 PM
10 "Zonja të Hekurta"
Yulia Tymoshenko
Me pamjen e saj të këndshme prej modeleje, dhe mendjene një manjateje të biznesit, Julia Timoshenko ishte personazhi i përsosur i posterit për Revolucionin Portokalli të vitit 2004 në Ukrainë. Kur ai përfundoi, ajo ishte tashmë kryeministre si dhe një prej grave më të fuqishme në botë. Pavarësisht disa ulje-ngritjeve politike që ka patur që atëherë, Timoshenko është sërish sot kryeministre si dhe një kandidate emundshme për presidencën në zgjedhjet e vitit 2010.
Sirivamo Bandaranaike
E para kryeministre femër në botë vijoi në gjurmët e bashkëhsortit, pasi ky i fundit u vra në vitin 1959 - duke fituar njëkohësisht edhe nofkën "vejusha vajtuese" për shkak të shpërthimeve të saj të shpeshta në lotë gjatë fushatës elektorale. Mes arritjeve të tjera, Bandranaike ndryshoi emrin e vendit të saj në Sri Lanka, nga Ceilon që e kishte më parë, një emër ky i mbetur që nga koha e kolonizimit prej britanikëve. Edhe bija e saj u zgjodh më pas presidente.
Benazir Bhutto
Pasi kish qenë tashmë dy herë kryeministre, pesë vite në burg për akuza korrupsioni dhe, më në fund, e detyruar të qëndronte në mërgim, Benazir Bhutto ishte duke shijuar rikthimin e saj triumfues në Pakistan kur u vra në një atentat në dhjetor të vitit që kaloi. Analistët mendojnë se ajo me shumë siguri do të kishte rimarrë pushtetin në zgjedhjet e këtij viti, duke vijuar kështu një trashëgimi të gjatë të Bhutto-ve në Pakistan.
Corazon Aquino
Kjo vejushë dhe "amvisë" e vetëshpallur mori kontrollin si Presidente e Filipineve në vitin 1986, në vijim të Revoltës "Pushtetin Popullit", e cila rrëzoi Ferdinand Markosin si dhe bashkëshorten e tij të dashuruar pas këpucëve, Imelda. Pa patur një përvojë të mëparshme politike dhe me pesë fmijë për të rritur, Aquino arriti gjithësesi të implementojë një numër reformash popullore dhe ajo kujtohet në vendin e saj si një forcë bashkuese.
Ellen Johnson-Sirleaf
"Zonja e Hekurt" e Liberisë u bë e para grua që zgjidhej në krye të një shteti afrikan në vitin 2005, pasi udhëhoqi fushatën për të larguar presidentin e shumëkundërshtuar Charles Taylor. Johnson-Sirleaf e fitoi nofkën Thatcheriane për shkak se i mbijetoi shumë viteve në burg dhe në mërgim për shkak se kritikonte qeverinë. Liberia kishte nevojë për një figurë të arsimuar, mëmësore si Sirleaf për të rikthyer vendin e përçarë në rrugën e duhur, kanë thënë shumë analistë.
Angela Merkel
Në krye të listës së grave më të fuqishme në botë, të botuar nga revista Forbes, aktualisht qëndron kancelarja e GJermanisë, Angela Merkel. Një simbol i fuqishëm i ekonomisë moderne të vendit të saj, Merkel bëri histori në vitin 2007 kur Gjermanisë i erdhi radha për të kryesuar si Grupin e Tetëshes, ashtu edhe Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë - duke vendosur gjeninë e shkencave kimike, në udhëheqje të kontinentit.
Golda Meir
Shtetit të ri të Izraelit iu deshën 20 vite që të zgjidhte një kryeministre femër, Golda Meir, e cila ishte rritur në Miluoki, SHBA, por u vendos më pas në Palestinë për të luftuar për krijimin e shtetit izraelit. Si një prej "baballarëve" themelues të kombit - paraardhësi i saj e kish quajtur një herë "të vetmin burrë në kabinet" - ajo la pas krahëve pensionin në moshën 70-vjeçare për t’u bërë lidere e Izraelit në vitin 1969, duke udhëhequr vendin në kohërat e vështira të masakrës së Olimpiadës së Mynihut si dhe Luftës së Jom Kipurit.
Margaret Thatcher
Pasi u bë e para kryeministre femër e Britanisë në vitin 1979, Margaret Thatcher kuptoi se mund të qëndronte për ca kohë si dhe të mbyllte shumë punë, duke vazhduar më pas tre mandate në detyrë deri në vitin 1990. "Zonja e Hekurt" origjinale ka dhënë një dorë në shembjen e komunizmit, çoi përpara pa u lëkundur politikat e saj konservatore e madje i shpëtoi edhe një atentati me bombë nga IRA, duke rritur njëkohësisht dy fëmijë.
Indira Gandhi
Presidenti NIkson e ka quajtur një herë "shtrigë e vjetër", por megjithatë Indira Ghandi arriti të qëndrojë në detyrë tre herë më shumë se mandati i tij 5-vjeçar, duke qenë kryeministre e Indisë nga 1966 deri në 1977 dhe sërish nga 1980 deri në 1984. Ganhi udhëhoqi në kohëra të vështira për vendin e saj, dhe më në fund humbi jetën nga një plumb që doli prej armës së badigardëve të saj. Në vijim të traditës së familjes, i biri e pasoi, por edhe ai u vra.
Mbretëresha Elisabetë II
Mbretëreshë e Komonuelthit Britanik për 56 vite e në vazhdim, asnjë femër kryetare shteti as nuk i është afruar rekordit të Elisabetës për jetëgjatësi. Elisabetë është më shumë se një figurë udhëheqëse, ajo është një institucion i vërtetë global - dhe vetëm kohët e fundit, në moshën 82-vjeçare e ka ngadalësuar disi ritmin e udhëtimeve të saj nëpër botë.