E diele, 28.04.2024, 05:24 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Poezia e fundme

E hene, 04.08.2008, 01:55 AM


Njihet si Hara-kiri, por çarja e zorrëve për japonezët emërtohet me termin Seppuku. Kjo është forma ekstreme e ritualit japonez e kryer nga meshkujt, që kur kryhet nga femrat, quhet Jigai. Ky është kodi i nderit i samurajëve, si forma më e fundme e mos-rënies në duart e armiqve dhe si një formë e dënimit kapital për të mos pranuar turpin

Lëvizja e shpejtë nga e majta në të djathtë me shpatë në zonën e abdomenit quhet Seppuku. Pse ka lindur ky ritual dhe çfarë është ajo letër me të cilën vetëvrasësi mbështjell shpatën?! Seppuku, i njohur si Hara-kiri (???), është pjesa më e rëndësishme e Kodit Moral të Samurajit, Bushidos. Samurajët dhe pasuesit modernë të Bushidos e përdorin Seppuku-n që nga kohërat feudale dhe deri më sot. Femrat, ndryshe nga meshkujt, e kryenin aktin e vetëflijimit vetëm pasi merrnin lejë. Në kapitullin e katërt të librit “Mënyrat e vdekjes së Samurajëve: bota e luftëtarëve”, nga autori Stephen Turnbull, cilësohet se akti i vetëflijimit zakonisht kryhej duke përdorur një thikë tant?. Por ç’do të thotë ky akt, që të çon në vetëflijim? Që ditët e mëkateve për samurajin do të mbarojnë, që ai do të shuhet fizikisht, por nderi i tij do të mbetet i papërlyer. Meqenëse dhimbja është tejet e fortë në momentet e agonisë, samurajët i luteshin mikut të tyre besnik t’i priste kokën në momentet e agonisë. 

Rituali

Samuraji lahet, vesh rrobat e bardha dhe ha ushqimin e tij të preferuar, ndërsa pas kësaj përgatit instrumentet, të cilat i vendos mbi një tabaka. I veshur sipas ritit, me shpatën e vendosur përballë, luftëtari shkruan Poemën e Vdekjes, një poemë e shkruar në stilin tanka, e ideuar nga ndjenjat e brendshme, mësimet e Budizmit dhe Shintos apo ndoshta edhe të Kristianizmit. Një nga poemat më të vjetra e njohur deri më sot është ajo e princit ?tsu në 686. Me shoqëruesin e zgjedhur, kaishakunin-in, ai hap rrobën kimono, merr në duar tant?-n (thikën) dhe e ngul në abdomenin e tij, duke e kaluar atë nga e majta në të djathtë. Kaishakunin-i do të kryejë më pas ritin e prerjes së kokës, daki-kubi. Për shkak të saktësisë së nevojshme për këtë manovër, i zgjedhuri është zakonisht një shpatar i mirë. Në kohërat feudale, Seppuku njihej edhe si Kanshi (??) apo “Vdekja e kuptimtë”, ku flijuesi kryente vetëvrasje në protestë të vendimeve të zotit feudal, por ajo ishte vetëm parapërgatitja. Pas vetëplagosjes në stomak, ai e fashonte plagën dhe mbante më pas një fjalim kundër sjelljes së feudalit, derisa kryente aktin e plotë të vetëvrasjes.

Histori nga Japonia e largët

Në 1860, ambasadori britanik në Japoni, Algernon Bertram Freeman-Mitford (lordi Redesdale), shkroi librin “Histori nga Japonia e vjetër”, ku përshkroi në detaje aktet e vetëflijimit për japonezët dhe kuptimin që kishin ato për ta. Por libri i parë, që doli në vitin 1868 dhe u përhap në gjithë perëndimin, ishte “Sakai Incident”, ku përshkruhet historia e 11 detarëve francezë të anijes Dupleix, të cilët hynë më 15 shkurt 1861 në qytetin Sakai pa një urdhër zyrtar, ndërsa prania e tyre shkaktoi panik tek banorët. Forcat e sigurimit i urdhëruan të largoheshin, por, pas kundërshtimit, iu nevojit të përlesheshin me ta. Pas protestës së autoriteteve franceze, japonezët paguan si dëmshpërblim 150.000 jen dhe përgjegjësit do të ndëshkoheshin. Kapiteni francez, i cili ishte i pranishëm në ekzekutim, u shokua kur një prej nëntë samurajëve kreu aktin e vetëflijimit dhe u kërkoi falje autoriteteve, duke kursyer jetët e nëntë samurajëve të tjerë. Incidenti u dramatizua në historinë e shkurtër “Sakai Jiken”, e shkruar nga Mori ?gai.

Qindra njerëz kanë kryer aktin e vetëflijimit në Japoni, ndër të cilët mund të përmendim: disa ushtarakë në vitin 1895, kur territoret e Kinës u ndanë nga Japonia; vetëflijimin e gjeneralit Nogi, gruas së tij dhe perandorit Meiji në 1912; qindra ushtarë dhe civilë, që zgjodhën vdekjen para dorëzimit në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Në 1970, autori i famshëm Yukio Mishima dhe disa nga pasuesit e tij kryen një vetëvrasje para godinës ku ndodheshin Trupat Mbrojtëse Japoneze, pas përpjekjes së dështuar për t´i bërë këta të fundit të bashkoheshin në një grusht shteti. Mishima kreu vetëvrasjen në zyrën e gjeneralit Kanetoshi Mashita. Ndihmësit të tij, 25-vjeçarit Masakatsu Morita, hara-kiri i të cilit, pas tri herësh radhazi, i shkaktoi vetëm plagë të cekëta në bark, ia preu kokën Hiroyasu Koga, pasi ai i bëri shenjën e kryerjes së aktit të fundmë. Ky ishte udhëtim në legjendat e japonezëve luftëtarë, samurajëve dhe bushidove… Anglezët ende edhe sot i njohin me termin e gabuar, hari-kari.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora