E diele, 28.04.2024, 06:34 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Përse ngjarjet në Berlin rrezikuan dy herë të shkaktonin Luftën e Tretë Botërore

E shtune, 02.08.2008, 03:04 PM


BERLINI "Fitili" i pa ndezur i Luftës

David Williamson

Pa humbjen e Gjermanisë në 1945 dhe vakuumin e fuqivë që pasoi në Evropën qendrore, në të cilin ish pjesëtarët e Koalicionit të Madh sfidonin njëri tjetrin ballë për ballë, Lufta e Ftoht nuk do të kish ardhur në formën akute që ndodhi. Në Konferencëne Jaltës, ishte rënë dakord që Gjermania duhej të ndahej në katër zona, secila e administruar nga njëra prej fuqitë fituese. Sovraniteti i kaloi në mënyrë kolektive katër fuqive, të cilat, sic ishte parashikuar, do të qeverisnin Gjermaninë përmes Komisionit të Kontrollit e qendër në Berlin, i cili edhe vetë ishte i ndarë në katër sektorë. Mosmarrëveshjet u intensifikuan, dhe një GJErmani e bashkuar u shndërrua në një trofe lufte, të cilin as BRSS dhe as Aleatët Perëndimroë nuk pranonin t'ia lëshonin njëri-tjetrit.

Në një konflikt Lindje-Perëndim, burimet industriale dhe njerëzore të GJErmanisë do të ishin vendimtare. Në Ruhr, fuqitë perëndimore posedonin tashmë centralin industral të Evropës, dhe si rrjedhim mund t'i lejonin vetes ndarjen e Gjermanisë, duke cuar përpara në vitin 1948 krijimin e një Gjermanie Perëndimroe gjysmë të pavarur. BRSS nuk mund ta ndalonte pa luftë këtë, por me praninë ushtarake të perëndimit në Berlin, ata kishin një peng. Dhe shpresuan që duke ushtruar trysni mbi këtë avanpost, do të mund të siguronin lëshime prej Londrës, Uashingtonit dhe Parisit. Ishte Hrushovi vetë që deklaronte në mënyrë krejt të patakt në atë kohë: "Berlini shtë testikuli i Perëndimit... sa herë që dua ta bëj perëndimin të uërasë, unë i shtrëngoj Berlinin".

Bllokada

Me integrimin ekonomik të zonave britanike dhe amerikane (Bizonia) në janar 1947 si dhe shpalljen e planit të ndihmës Marshall në qershorin pasardhës, amerikanët kishin dhënë një sinjal se nuk ishin gati të prisnin pafundësisht për një marrëveshje mbi një Gjermani të bashkuar. Qevria britanike, e ndodhur përballë situatës së subvencionimit të zonës së vet të mbipopulluar në veriperëndim të Gjermanisë në një kohë kur vetë Britania ishte në situatë thuajse falimenti, mbështeti me entuziasëm planet amerikane për një Gjermani Perëndimore të vetëqeverisur, dhe financiarisht në këmbët e veta. Në konferencat e ministrave të jashtëm që u zhvilluan si në Londër, edhe në Moskë në vitin 1947, Ernest Bevin, Sekretari i jashtëm i Britanisë luajti një rol kyc në parandalimin e ndonjë marrëveshjeje të sekondës së fundit mes SHBA dhe BRSS, e cila do të kish vonuar apo shmangur ndarjen. Vendimi për krijimin e një shteti gjermano perëndimor u mor më në fund në një tjetër konferencë, me pjesëmarrës Britaninë, Francën, SHBA dhe shtetet e Beneluksit, që u zhvillua nga shkurti deri në qershor 1948 në Londër.

Në ndërkohë, rusët kishin nisur të japin sinjale për trysninë që do të mund të ushtronin mbi pozicionin e aleatëve në Berlin, duke ndërhyrë në trafikun ndërzonal të aleatëve perëndimore, dhe në mars 1948 ata u larguan nga Komisioni i Kontrollit si dhe ndërprenë bisedimet për futjen e një monedhe të përbashkët në të gjithë Gjermaninë. Në dy muajt pasardhës, aleatët perëndimorë u përgatitën për testin e radhës të forcës. Autoritetet britanike në terren afoptuan një politikë të kujdesshme mbrojtjeje, e cila nuk përjashtonte evakuimin, ndërkohë që Gjenerali Lusius Klei, Guvernatori Ushtarak amerikan, deklaroi se aleatët duhej të qëndronin në Berlin me cdo kusht. Kjo linjë u mbshtet nga Bevin, i cili në 4 maj 1948 deklaroi në dhomën e ulët të parlamentit britanik se "ne ndodhemi me të drejtën tonë në Berlin dhe është qëllimi ynë të qëndrojmë aty".

Në qershor, sovjetikët morën një goditje të dyfishtë në politikën e trye për Gjermaninë: në 7 qershor, aleatët shpallën vendimin për krijimin e një shteti të Gjermanisë Perëndimore. Në 20 qershor, monedha e re Deutschmark u fut në zonat perëndimore dhe tre ditë më vonë, në sektorët perëndimroë të Berlinit. Stalini besonte se do të mund të detyronte Aleatët Perëndimorë që të hiqnin dorë nga planet e tyre për një shtet gjermano-perëndimor, duke i bërë bllokadë Berlinit Perëndimor. Si pasojë, në natën e 23-24 qershorit, të gjithë lidhjet hekurudhore, rrugore dhe ujore me perëndimin, i dhe furnizimi me energji nga sektorët lindorë u ndërprenë.

Ndonëse veprimi i rusëve nuk ishte befasi, reagimi fillestar i perëndimit ishte konuz dhe i pasigurtë. Francezët ishin të bindur se Berlini perëndimor nuk do të mund të duronte për disa javë, ndërkohë që administrata amerikane, për të cituar Avi Shlaim, "dukej pothuajse e paralizuar nga pasiguria dhe frika", ndonëse Lusius Klei po kërkonte dërgim të menjëhershëm të forcave ushtarake në Berlinin Perëndimor. Ishte edhe një herë Bevin që ofroi lidershipin fillestar dhe risolli qëndrueshmëri në nervat e aleatëve të tij. Qëllimi i tij ishte të ruhej pozicioni i perëndimorëve në Berlin dhe të krijohej Gjermania Perëndimore pa rrezikuar luftë. Mjeti për të arritur këtë ishte ura ajrore.

Ura ajrore ishte një mënyrë evidente për të fituar kohë, por askush nuk parashikonte në atë kohë që do të ishte në gjendje të furnizonte të gjithë Berlinin në mënyrë pak a shumë të pafundme. Ideja e furnizimit të popullsisë civile përmes urës ajrore u sugjerua fillimisht në Komandanti i Skuadronit Ajror Ëaite në Berlin. Bevin e mbështeti me entuziasëm idenë dhe bindi amerikanët se Berlini Perëndimor mund të furnizohej me avionë që do të fluturonin përgjatë "tri koridorëve", apo rrugëve ajrore që u ishin dhënë aleatëve perëndimorë nga sovjetikët në 1945. Amerikanët transferuan gjithashtu 60 bombardues B-29 në Anglinë Lindore. Thuhej se këta mbanin në bord bomba atomike, por në të vërtetë ky qe një bllof, pasi B-29 e modifikuar që mund t'i mbanin ato mbërritën në Britani vetëm në vitin 1949. Ndoshta kjo i pengoi sovjetikët në përpjekjet për të ndërprerë urën ajrore, megjthëse nuk ka asnjë provë që në atë kohë Stalini ishte i gatshëm të riskonte një luftë.

Në fundin e verës së 1948, suksesi i urës ajrore nuk ishte ende aspak i sigurtë. Aleatët Perëndimorë ishin si pasojë të gatshëm të eksploronin mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Stalinin, i cili e interpretoi qasjen e tyre si një shenjë dobësie. Ai kërkoi, pa asnjë kompromis, se jo vetëm që duhej revokuar vendimi për krijimin e Gjermanisë Perëndimore, por edhe që Deutschmark-a duhej tërhequr nga Berlini Perëndimor dhe të zëvendësohej nga Ostmarka sovjetike, monedha që rusët kishin futur në zonën e tyre. Sic do të deklarnte një zyrtar sovjetik, qëllimi i Stalinit ishte të rivendoste unitetin ekonomik të Berlinit, për të përfshirë të gjithë Berlinin në sistemin ekonomik të Zonës Sovjetike si dhe për të rivendosur gjithashtu administratën e unifikuar të qytetit. Kjo do të kish shërbyer si bazë për të bërë për vete popullsinë e Berlinit Perëndimor, si dhe do të kish krijuar kushtet për dëbimin e fuqive perëndimore nga Berlini.

Nuk është habi që bisedimet përfunduan në 7 shtator, pa asnjë rezultat. Sovjetikët, të bindur se ura ajrore në Berlinin Perëndimor nuk mund të mbahej edhe gjatë dimrit, vendosën të luajnë për të fituar kohë dhe shmangur cdo lloj kompromisi. Megjithatë, dimri i 1948-49 ishte cuditërisht i butë, dhe falë shpërndarjes efikase të avionëve të mëdhenj amerikanë C54, që fluturonin drejt Berlinit që nga bazat në zonën britanike, tonazhi mesatar për janarin ishte 5620. Deri në prill 1949 kish mbërritur në 8000 tonë në ditë, dhe afro 1000 avionë ishin në gjendje të përdornin korridorët ajrorë në cdo kohë. Si pasojë, Stalini kish pak zgjidhje, nëse nuk donte të shkonte në luftë për Berlinin, dhe në fillim të majit ai hoqi bllokadën.

Ishull

Dështimi i bllokadës solli, sic kishte parashikuar diplomati amerikan Xhorxh Kenan, një "saldim të ndarjes së Evropës në dy zna ushtarake: një zonë sovjetike dhe një zonë amerikane". Në perëndim, Republika Federale (RFGJ) i krijua në gusht 1949, dhe dy muaj më vonë, Stalini dha aprovimin për krijimin e Republikës Demokratike Gjermane. Kur kih nisur Konferenca e Gjenevës në korrik 1955, ndarja e Luftës së Ftohtë në Evropë ishte konsoliduar tashmë. Nga njëra anë ishin shtetet e NATO-s, të cilëve u përkiste tashmë Gjermania Perëndimore, dhe nga ana tjetër ishin shtetet e Paktit të Varshavës, të cilëve po u bashkohej RDGJ. Tashm, Perdja e Hekurt e Churchillit qe bërë realitet.

Megjithatë, kish mbetur një anomali - Berlini Perëndimor. Dështimi i bllokadës sovjetike garantoi shndërrimin e Berlinit në një qytet të ndarë më dysh brenda një kontinenti të ndarë më dysh. Në fund të nëntorit 1948, gjermanët në Berlinin Perëndimor, në reagim ndaj kërcënimeve dhe shantazheve të SED, Partisë gjermano lindore të Unitetit Social, kishin krijuar qeverisjen e tyre të qytetit me një ansamble të zgjedhur, e cila kish një shumicë dërrmuese antikomuniste. Britania, Franca dhe SHBA i lejuan Berlinit perëndimor që të dërgonte përfaqësues për në parlamentin e GEJrmanisë Perëndimore në Bon, por, duke qenë se qyteti ishte ende nën kontrollin e Katër Fqive, ata nuk kishin të drejtë vote. Ende nuk ekzistonte një barrierë fizike mes Berlinit lindor dhe atij Perëndimor, ndonëse sektori sovjetik u bë kryeqyteti i RDGJ-së së re.

Pikërisht në këtë "të carë" të Perdes së Hekurt, mijëra gjermano lindorë u largua për në Perëndim - në gjashtë muajt e parë të 1953 u vlerësua se afro 426 mijë vetë u larguan nga RDGJ. Berlini Perëndimor u bë gjithashtu një avanpost i rëndësishëm për Perëndimin: stacioni radiofonik amerikan RIAS e kish qendrën aty, ashtu si edhe shumë agjenci të shërbimit të fshehtë të SHBA, Gjermanisë Perëndimore dhe Aleatëve. Në qershor të vitit 1953, kur grevat dhe demonstratat shpërthyen fillimisht në Berlinin Lindor dhe më pas u përhapën si flakë në të gjithë RDGJ-në, RIAS luajti një rol shumë të rëndësishëm në informimin e popullsisë gjermano-lindore për atë që po ndodhte si dhe zgjaten e trazirave.

Kriza e Berlinit

Ndonëse RDGJ kishte ekonominë më të zhvilluar dhe standarte më të lartë jetese në bllokun komunist, ai mbeti një shtet i brishtë e artificial, tërësisht i varur prej Moskës si dhe pranisë së 20 divizioneve trupash ruse brenda kufijve të vet. Përballë ndodhej një Gjermani e begatë, rimëkëmbja magjpsëse ekonomike e së cilës tërhoqi pashmangshmërisht sumë prej qytetarëve më të rinj e ambiciozë të RDGJ-së. Përmes kufirit të hapur në Berlin, ishte ende e mundur të largoheshe nga jeta e zymtë e planifikimit dhe racionalizimit socialist, drejt dritave të shndritshme të RFGJ. Në periudhën 1945-1961, afro një e gjashta e popullsisë gjermano lindore ish larguar në perëndim. Për të ndalur këtë eksod, Ulbriht, udhëheqësi gjermano lindor kish marrë vendim që "brenda disa viteve... t'ia kalonte RFGJ-së në terma të konsumit për frymë për të gjithë ushqimet e rëndësishme si dhe mallrat konsumatore". Por për t'ia dalë mbanë, duhej ndalur eksodi i punëtorëve të kualifikuar dhe profesionistëve. Që do të thoshte se duhej bërë dicka për statusin e Berlinit Perëndimor.

Në vjeshtën e 1958, udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov kish krijuar tashmë besimin se BRSS mund të detyronte SHBA të bënte lëshime si për Berlinin Perëndimor, ashtu edhe për të gjithë cështjen gjermane. Duke ekzagjeruar madhësinë e fuqisë bërthamore sovjetike si dhe duke ushtruar trysni mbi Berlinin Perëndimor, ai qe i sigurtë se mund të shtrëngonte Aleatët Perëndimorë që të firmosnin traktatin shumë të vonuar të paqes me të dy Gjermanitë, gjë e cila do të garantont njohjen e RDGJ si dhe kufijtë e saj të pasluftës me Poloninë. Kështu që, në nëntor ai bëri thirrje për një traktat paqeje me dy shtetet gjermanë si dhe dha një ultimatum gjashtë mujor ku kërkonte demilitarizimin e Berlinit Perëndimor, tërheqjen e trupave perëndimore, si dhe ndryshimin e status kuosë së tij në një "qytet të lirë". Nëse aleatët perëndimorë do të refuzonin t firmosnin nj traktat paqeje me dy shtetet gjermanë, ai kërcënonte të realizonte një marrëveshje paqeje me vetëm RDGJ-në si dhe të njihte sovranitetin e saj mbi Berlinin Lindor, gjë që ishte në teori, por sigurisht në praktikë nën kontrollin e katër fuqive. Aleatët Perëndimorë refuzuan ultimatumin, por ranë dakord të diskutojnë "cështjen gjermane" në një konferencë ministrash të jashtëm, e programuar për t'u zhvilluar në Gjenevë në verën e 1959.

Sic mund të mendohet, asnjë marrëveshje nuk u arrit. Gjatë dy viteve pasardhës, Hrushovi bëri një alternim të periudhave të përmbajtjes me ato të tensioneve akutë, gjatë të cilëve bëheshin shantazhe të mëtejshëm, qëllimi i të cilëve ishte të detyronte perëndimin që të bënte lëshime për statusin e Berlinit dhe të ardhmen e Gjermanisë. Veprimet e tij nuk qenë pa efekt. Në prapaskenë, në Londër, Uashington dhe Paris, planet për krijimin e një zone të lirë bërthamore në Evropën Qendrore, në të cilët njiheshin si RDGJ ashtu edhe kufijtë perëndimorë të Polonisë, u morën seriozisht në konsideratë. A do të bënin aleatët perëndimorë lëshime të rëndësishme, kjo mbetet një pyetje hipotetike, pasi Hrushovi përdori rrëzimin e një avioni spiun amerikan mbi Rusi si një justifikim për të hedhur në erë samitin e propozuar.

Muri

Kur Xhon Kenedi mori detyrën e presidentit në janar 1961, ai nuk pranoi të bëjë asnjë lëshim ndaj Hrushovit, por përgjigja e tij ndaj kërcënimeve ruse ndaj Berlinit Perëndimor, sinjalizonte edhe një zgjidhje të mundshme të problemit të Berlinit. Në një transmetim teeviziv të 25 korrikut 1961, ai theksoi se SHBA ishin kryesisht të interesuara për akses të lirë në Berlinin Perëndimor, dhe jo në Berlinin në tërësi. Deri në këtë moment, Hrushovi kishte refuzuar vazhdimisht opsionin e mbylljes së kufirit të Berlinit Lindor. Ai kish shpresuar të shkëpuste Berlinin Perëndimor nga perëndimi, dhe jo shkëputjen e tij nga Gjermania Lindore. Kështu që, ai hodhi poshtë kërksat e Ulbrihtit, liderit gjermano lindor, për një traktat të vecantë me RDGJ për arsye se ende shpresonte që të linte hapur derën për një marrëveshje të katër fuqive për Berlinin si një i tërë. Megjithatë, shtimi i trazirave në RDGJ, shkaktuar prej kolektivizimit të bujqësisë dhe rritjes së numrit të refugjatëve drejt Gejrmanisë Perëndimore, e bindën më në fund se duhej bërë dicka për të mos lejuar kolapsin e Gjermanisë Lindore. Pas një takimi të shteteve të Paktit të Varshavës në Moskë në 3-5 gusht 1961, u mor vendimi për mbylljen e kufirit të Berlinit Lindor. Në mëngjesin e 13 gushtit, operacioni u kryenë mënyrë të menjëhershme. Fillimisht, kufiri u mbyll me tela me gjemba; por, kur u pa që perëndimi nuk ndërmori kundërmasa, nisi të ndërtohet një mur betoni.

Duke toleruar këto veprime, fuqitë perëndimore njohën praktikisht Gjermaninë Lindore. Muri konsolidoi RDGJ-në si dhe garantoi që Bashkimi Sovjetik ishte ende përgjegjës për kontrollin e ndërkombëtarëve në Berlinin Perëndimor.

Kriza e zgjatur për Berlinin përfundoi me ndërtimin e Murit, ndonëse kjo nuk ishte menjëherë evidente në atë kohë. BS rinisi testet bërthamorë dhe tensioni mbeti i lartë në Berlin. Trupat amerikanë stërviteshin vazhdimisht duke praktikuar shembje muresh, ndërkohë që në 27 tetr 1961, tanket sovjetikë dhe ata amerikanë qëndruan praktikisht turi më turi për disa orë në postbllokun Charlie, një prej të paktave pika të hyrjes përmes Murit. Hrushovi ishte ende i vendosur të ruante trysninë mbi Berlinin Perëndimor. Për shembull në tetor, ai i tha ministrit të jashtëm sovjetik, Gromiko si dhe udhëheqësit polak, Gomulka që "ne duhet të shfrytëzojmë dobësinë e armikut. Duhet të orvatemi të lagojmë përfaqësuesit zyrtarë nga Berlini Perëndimor".

Në një seri bisedimesh me udhëheqësit sovjetikë në vitin pasardhës, diplomaët amerikanë u përpoqën të ulin tensionet duke shfrytzuar mundësinë e një marrëveshje mbi Berlinin, e cila do të garantonte të drejtat e Aleatëve Perëndimorë, ndërkohë që pranonte atë që Kenedi e quante "interesi legjitim i të tjerëve". Sigurisht, ktu ai nnkuptonte BRSS dhe RDGJ. Në vitin 1962, kriza e raketave kubane detyroi përkohsisht cështjen e Berlinit të zbriste një kategori më poshtë, por pasi u zgjidh paqësisht, bisedimet për Berlinin vazhduan, megjithëse nevoja për marrëveshje nuk ishte më aq urgjente. Pasi kishin shkuar aq pranë luftës bërthamore në Kubë, Hrushovi iu shmang një tjetër konrontimi në Berlin dhe pranoi se për momentin, Muri kishte konsoliduar RDGJ-në.

Pasojat

Muri i Berlinit shpëtpo Gjermaninë Lindore nga kolapsi dhe gradualisht detyroi NATO dhe qeveritë gjermano perëndimore që të pranonin realitetin dhe t'i ofronin RDG njohjen. Kur Vili Brandt u zgjodh Kancelar i RFGJ në 1969, ai ishte i vendosur të pranonte situatën politike "ashtu sic është në Evropë", gjë që përfshinte jo vetëm njohjen e RDGJ, por edhe kufijtë polakë dhe cekë të pas 1945. Për të siguruar këto lëshime madhore, rusët nga ana e tyre ishin të gatshëm të pranonin statusin special të Berlinit Perëndimor me lidhjet e tij me RFGJ, të hiqnin dorë nga pëprjekjet për të ndërhyrë në trafikun mes Berlinit Perëndimor dhe RFGJ, si dhe të lejonin berlinezët në perëndim të vizitonin Berlinin Lindor "në kushte të krahasueshme me ato që u vendosen personave të tjerë që vizitojnë këto zona". Në këmbim, fuqitë perëndimore ranë dakord që sektorët perëndimorë të Berlinit nuk ishin ligjërisht pjesë e RFGJ (ndonëse praktikisht ato kishin qenë që nga 1950), dhe se si pasojë, Boni duhej të shmangte mbajtjen e ceremonive prvokuese atje, si përshembull zgjedhjen e presidentit të RFGJ.

Shembja

Ostpolitika e Brandt ndihmoi shumë për davaritjen e tensionit mes dy gjermanive, por ajo nuk coi në shkatërrimin e Murit të Berlinit, i cili ende nevojitej për të pengur arratinë në masë, sidomos të të rinjve gjermano lindorë, drejt ekonomisë më dinamike të Perëndimit. Vetëm me ardhjen në pushtet të Gorbacovit, i cili ishte i vendosur tshmë t'i jepte fund Luftës së Ftohtë, nisi të ndiejë trysninë për t'u liberalizuar RDGJ-ja.

Kur ky proces nisi në vjeshtn e 1989, një vrul i pakontrollueshëm u krijua për reforma të mëtejshme, sidomos të rejtën ëpr të udhëtuar në RDGJ. Në tetor u krijua një qeveri reformatore nën Egon Krenz dhe në 9 nëntor - në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar mbshtetje - ky u dha të gjithë nënshtetasve gjermano lindorë me një pasaportë të drejtën për nëj vizë dalje për kudo, përfshirë Berlinin. Kjo duhej të hynte në fuqi që në mëngjesin e 10 nëntorit, por u shpall para kohe në një konferencë shtypi në mëngjesin e datës 9, dhe në orën 11 të natës, rojet kufitare të ndodhura përballë një turme prej 20 mijë vetësh hapën pikat e kontrollit, të cilat nuk u mbylën më kurrë. Brenda pak ditëve, Muri ishtë shndërruar në një kuriozitet historik dhe në shkurt 1990 nisi prishja e tij. Rënia e Murit të Berlinit u bë simbol i revolucioneve popullorë që i dhanë fund komunizmit në Evropën Lindore.

Pikë e dobët

Berlini ishte simboli i Luftës së Ftohtë, por edhe pika ku aleatët perëndimorë ishin më vulnerabël. Për t'i ndalur në krijimin e një shteti të GEJrmanisë Perëndimroe në 1948, bllokada e Berlinit Perëndimor ishte lëvizja evidente e Stalinit. Ushtarakisht, ishte e logjikshme që aleatët perëndimorë të tërhiqeshin nga një avanpost kaq i izoluar, por po ta kishin bërë, do të kishin humbur besueshmërinë si mbrojtës të shtetit gjermano perëndimor dhe do të kishin braktisur popullsinë në Berlinin Perëndimor duke e lënë në duar të BRSS dhe aleatëve të tyre gjermano lindorë. Përkundër pritshmërive në Lindje dhe në Perëndim, ura ajrore pati sukses, dhe shteti i RFGJ u krijua. Ashtu si në pjesën më të madhe të Luftës së Ftohtë më vonë, protagonistët po bënin boks para pasqyrës. Stalini nuk kish dëshirë të riskonte një luftë tjetër, dhe si rrjedhim forca ajrore sovjetike nuk u lejua asnjëherë të ndërpresë urën ajrore të ndihmave.

Kriza e parë e Berlinit përfundoi me dshtimin total të Stalinit, por kriza e dytë ishte të paktën një sukses i pjesshëm për Hrushovin. Duhet panuar që edhe ai nuk arriti të detyrojë aleatët perëndimorë që të tërhiqen nga Berlini Perëndimor apo të negociojnë traktate paqeje me dy Gjermanitë. Nga ana tjtër, me ndërtimin e Murit të Berlinit, ai konsolidoi RFGJ-në dhe tregoi se perëndimi nuk ishte i gatshëm të bënte më shumë se sa të ruante pozicionin e tij në Berlinin Perëndimor. Periudha e përmbajtjes së mëvonshme i kish themelet kryesisht tek status kuoja në Gjermani dhe në Berlin, gjë që "garantohej" nga ajo që shihej si barazi bërthamore mes superfuqive. Vetëm kur Rusia nuk ishte më aq e fuqishme sa për të mbajtur në këmbë këtë paritet, shteti i RDGJ nisi të bjerë dhe Berlini arriti të bëhej përsëri kryeqyteti i Gjermanisë së bashkuar.

Vdekje në Berlin

Dennis L. Bark

E vizitova Berlinin në vitin 1962, kur isha vetëm nëjzetë vjec. Në krahun e Berlinit Lindor të postbllokut Charlie, gjatë të premteje pasdite në gusht, im vëlla dhe unë kaluam pikën kufitare të kontrollit, i dhamë monedhat Kryqit të Kuq të Gjermanisë Lindore, dhe ishim duke ecur në zonën e tokës së askujt, në drejtim të vijës së bardhë mbmi trotuar, e cila shërbente për të ndarë sektorin sovjetik nga Berlini Perëndimor.

Krejt papritur, dëgjuam të shtëna arme dhe pamë njerëz që vraponin. Një Vopo na drejtoi automatikun dhe na tha të ndaleshim në vend. Sigurisht, im vëlla dhe unë nuk e dinim arsyen. Por një djalë tetëmbëdhjetë-vjecar, Piter Fehter, sapo ishte qëlluar dhe i mbytur në gjak ishte duke vdekur rrëzë murit, vetëm njëqind metra larg vendit ku ndodheshim ne. Kish dashur të shkonte nga njëra pjesë e Berlinit në tjetrën, nga diktatura në demokraci.

Vopo na detyroi të qëndronim aty të palëvizur për tridhjetë minuta - më vonë mësova se, gjatë këtij gjymë orëshi, gjermano lindorët po e linin Piter Fehterin të humbiste gjak deri sa të vdiste - pas kësaj, na lejuan që të kalojmë kufirin. Kur vura këmbë matanë asaj vije të bardhë, kisha një ndjesi në stomak të cilën e kujtoj edhe sot e kësaj dite. Isha sërish i lirë, dhe, për herë të parë në jetën time, nisa të mendoj për arsyet përse njerëzit luftojnë luftëra dhe revolucione, si dhe mbrojnë paqen e lirinë. Mendova se Piter Fehter e dinte se sa e cmuar ishte liria, dhe prandaj edhe rrezikoi jetën për ta arritur atë.

* Dennis L. Bark është historian dhe politolog në fushën e studimeve evropiane. Ai shkruan dhe jep leksione për cështjet evropiane dhe marrëdhëniet transatlantike



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora