E diele, 28.04.2024, 04:51 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Paul Reynolds: Mesime te hershme nga konflikti ne Osetine Jugore

E merkure, 13.08.2008, 08:11 PM


MESIME TE HERSHME NGA KONFLIKTI NE OSETINE JUGORE

Nga Paul Reynolds

Megjithëse luftimet në Osetinë Jugore nuk kanë përfunduar dhe luftimet për enklavën tjetër të Gjeorgjisë, Abghazinë, duket se do të shpërthejnë, ndoshta nuk është shumë herët për të marrë disa mësime nga këto kriza.


1. Mos e qëllo me grusht në hundë ariun, veç nëse ai është i lidhur

Mos i bëri keq llogaritë Sakashvili?

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvili, ndoshta ka menduar se Rusia nuk do të reagonte fuqishëm, kur ai në prag të Lojërave Olimpike i dërgoi forcat e tij për të rimarrë kontrollin e territorit, për të cilin ai insiston se duhet të mbetet pjesë e Gjeorgjisë, megjithëse me njëfarë forme të autonomisë. Sidoqoftë, Rusia gjithmonë ishte e gatshme që të përgjigjej. Ajo tashmë i kishte atje forcat ushtarake, që e udhëheqin forcën paqeruajtëse, marrëveshje që u arrit në ditët e rehatisë të vitit 1992, midis Presidentit rus Boris Jelcin dhe Presidentit gjeorgjian, Eduard Shevarnaze; ky i fundit ishte ish-ministër i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik, i cili ndihmoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë. Rusia i ka mbështetur separatistët në Osetinë Jugore dhe popullatës atje u ka dhënë pasaporta ruse dhe në këtë mënyrë i ka dhënë mundësi vetes që të deklarojë se është duke i mbrojtur qytetarët e saj. Dhe rezultati i asaj që shumica e shohin si keqllogaritje e presidentit Sakashvili, është se ai tani mund të humbë çdo shpresë për të rivendosur pushtetin e Gjeorgjisë në atë enklavë.

2. Rusia tani është shumë e vendosur, së paku kështu duket

Rusia, siç e ka bërë shpesh në të kaluarën, i duket se po rrethohet Në një intervistë të bërë më herët këtë vit nga ish korrespondenti i BBC-së në Moskë, Tim Uhell, me këshilltarin e presidentit të atëhershëm Vladimir Putin, Gleb Pavlosky, ky i fundit pat thënë se udhëheqësia ruse pas Revolucionit të Portokalltë në Ukrainë, kishte ardhur në përfundim se "kjo është ajo me çfarë do të përballemi ne në Moskë, sepse ata do të përpiqen që këtë ta eksportojnë tek ne, se ne duhet të përgatitemi për situata të tilla dhe që shumë shpejtë ta përforcojmë sistemin tonë politik...". Ajo që u zbatua pasi Ukraina lëvizi drejt Perëndimit, gjithashtu u aplikua edhe pasi Gjeorgjia veproi njëjtë. Moska dëshironte të parandalonte ndonjë revolucion të tillë të brendshëm në vetë Rusinë, prandaj Ukrainën dhe Gjeorgjinë i konsideroi si faktorë armiqësor. Nuk është e qartë se sa larg do të shkojë Rusia me këtë, por duke ditur se ajo thotë se dëshiron ta rivendosë ligjin në Osetinë Jugore, kjo ndoshta do të thotë prezencë të përhershme, duke mos lejuar kthimin e pushtetit të Gjeorgjisë atje.

3. Kujtojeni Kosovën!

Rusia ishte shumë e inatosur kur Perëndimi mbështeti ndarjen e Kosovës nga Serbia dhe paralajmëroi për pasojat. Kjo mund të jetë njëra prej tyre. Natyrisht, Rusia nuk po thotë se po bën atë që Perëndimi bëri në Kosovë - që do ta minonte argumentin e vet, se shtetet nuk duhet të ndahen pa marrëveshje. Por gjithkush e di se Kosova nuk është larg mendjes së saj.

4. Gjeorgjia zor se do t‘i bashkohet NATO-s në një të ardhme të afërt

Gjeorgjisë dhe Ukrainës, në muajin prill, iu mohua hyrja në NATO, megjithëse atyre iu lejua të zhvillonin një plan për veprim, që një ditë mund të çojë në hyrjen e tyre në Aleancën Veriatlantike. Amerikanët kërkonin që të dyja vendet të hynin në NATO, por gjermanët dhe të tjerët kundërshtuan, duke thënë se rajoni ishte shumë jostabil që ato vende t‘i bashkoheshin aleancës për momentin, dhe se Gjeorgjisë në veçanti, një shteti me konflikt në kufij, nuk duhet t‘i jepet mbështetje formale nga NATO-ja. 5. Shefi akoma është Vladimir Putini Ishte z. Putin, këto ditë kryeministër e jo president, i cili shkoi në Beijing për ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, dhe i cili pastaj me ngut shkoi në rajonin e krizës për të marrë kontrollin e reagimit të Rusisë. Gjuha e tij ishte e pakompromis - Rusia ka të drejtë të intervenojë, tha ai.

6. Perëndimi akoma s‘e di si të merret me Rusinë

Disa nga diskutimet e vjetra të Luftës së Ftohtë janë duke dalë prapë në sipërfaqe, pa konsensus se çfarë duhet bërë. Janë neokonservatorët, të udhëhequr nga zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney (dhe përkrahur nga kandidati republikan për president, John McCain), të cilët e shohin Gjeorgjinë (dhe Ukrainën) si flamurtarë për liri, që duhet të përkrahen. Në të njëjtën kohë, ata argumentojnë, se Rusia do të detyrohet të ndryshojë, njësoj siç ishte detyruar Bashkimi Sovjetik. Kundër këtij argumenti është ajo që për shembull sekretari i Jashtëm britanik, Lordi Ouen tha për BBC-në se është "absurde" që Rusia të trajtohet si Bashkimi Sovjetik dhe se Gjeorgjia i ka bërë keq llogaritë në Osetinë Jugore, gjë për të cilën tash po paguan.


7. A do të bëhen kufijtë e Evropës të shenjtë përgjithmonë?

Ka qenë një nga rregullat e Evropës së pasluftës - kufijtë nuk mund të ndryshohen pa marrëveshje. Ndoshta ky rregull është aplikuar shumë papërkulshëm. Akoma qeveritë, të tilla si ajo e Gjeorgjisë, nuk janë të gatshme që të heqin dorë nga ndonjë pjesë e territorit të tyre, bile edhe nëse popullata lokale është qartësisht armiqësore dhe se mund të jetë pjesë e atij shteti vetëm si rezultat i disa vendimeve arbitrare të së kaluarës. Ishte Bashkimi Sovjetik ai që në vitin 1922 e krijoi rajonin gjysmë-autonom të Osetisë Jugore në Gjeorgji. Nikita Hrushov i dha Krimenë Ukrainës në vitin 1954. A do të çojë kjo një ditë në turbullira?

8. Gushti është muaj i mirë për të menduar për aleancat

Në gusht të vitit 1914, Lufta e Parë Botërore shpërtheu pas vrasjes në qershor të Archduke Franz Ferdinand në Sarajevë. Ndodhi kjo sepse në Evropë ishin formuar aleanca të cilat hynë në lojë në mënyrë të papërkulshme. Rusia e përkrahte Serbinë, Gjermania e përkrahte Austrinë, Franca e përkrahte Rusinë dhe Britania hyri në lojë kur u pushtua Belgjika. Aleancat nuk duhet të përzihen lehtësisht dhe në mënyrë të pamatur. Nëse Gjeorgjia do të kishte qenë në NATO, çfarë do të ndodhte?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora