E diele, 28.04.2024, 01:03 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

"E vrava ne emer te dashurise"

E enjte, 14.08.2008, 07:13 PM


Fatos Salliu

Gramsh- Banoret e qytetit te vogel te Gramshit ishin mesuar ta shihnin Ilirianin ne rruge me nje mjeker te gjate dhe me veshjet karakteristike te myslimaneve, ndersa shpesh predikonte kuranin dhe merrte pjese ne aktivitete te ndryshme. Por pasditen e se martes, 26-vjecari u shfaq ne rruge me nje cante ne dore dhe pa mjeker. Pak kujt i shkoi nder mend se besimtari per te cilin flitej se ishte bere hoxhe, do te arrinte deri ne ekstrem, ekzekutimin e vajzes se dajes, pasi studentja e vitit te dyte por Infermieri ne Elbasan, kishte vendosur te ndahej prej tij. Ilirjan Koci akuzohet per vepren penale te "vrasjes me paramendim" dhe "armembajtjes pa leje". Nderkohe qe dje eshte zhvilluar dhe ceremonia mortore e studentes ku mesohet se kane marre pjese edhe familjare te djalit (motra e babait te viktimes).

Ilirian Koci ka deklaruar dje para hetuesve se e ka vrare Greta Xhaferrin pasi ajo kishte vendosur te ndahej me te. "E vrava Greten sepse ajo vendosi te mos vazhdonte lidhjen me mua. Me tha se tani gjithcka mbaroi dhe se nuk duhej ta takoja me". Ai ka pohuar se njihej prej vitesh me kusheriren dhe kishin bere dashuri pa kufizim qe ne vitin e katert te shkolles se mesme. Ne fillim respekt dhe simpati prej kusherinjsh. Por ndersa vitet shkonin, miqesia ka kaluar pa kuptuar ne dashuri deri sa lidhja eshte bere aq e forte sa vetem vdekja mund ta ndante. Per t'u takuar sa me shpesh kane shfrytezuar lidhjen familjare mes tyre. "Jemi takuar qe kur ajo ishte e vogel. Shiheshim kur kishim festa familjare, ose kur shkonim per miqesi tek njeri-tjetri. Kishim simpati dhe respekt. Me pas as vete nuk e kuptoj se si u lidhen bashke. Edhe ajo me kishte lene te kuptoja se me deshironte. Ne vitin e katert te shkolles se mesme filluam te

bejme dashuri. Kemi tre vjet te lidhur perfundimisht. Jemi takuar edhe ne Elbasan pasi ajo vazhdonte shkollen per Infermieri. Kishim projekt per te jetuar gjithmone bashke. Por ajo i dha fund lidhjes sone", mesohet te jete shprehur para oficereve te policise gjyqesore 26-vjecari.

Cifti ka qene mjaft i lidhur me njeri-tjetrin dhe familjaret kishin mesuar te verteten qe ne fillim. Madje i gjithe qyteti i Gramshit ishte ne dijeni te dashurise qe ekzistonte mes kusherinjsh. Fjalet dhe thashethemet nuk i kane bere asnje pershtypje te riut nga fshati, i cili vinte dhe takonte gjithnje e me dendur te dashuren ne qytet. Por situata ka qene teper e rende per 20-vjecaren, e cila ka vendosur t'i jape fund absurdit me kusheririn. Kurse 26 vjecari akuzon familjet per prishjen e lidhjes. "Familjet tona kane qene ne dijeni te kesaj lidhje. Mua nuk me bente pershtypje. Ndersa Greta i degjoi dhe vendosi qe te ndahej nga une", ka thene Iliriani dje. Muajt e fundit studentja ka shmangur takimet me Ilirianin dhe nje dite para ngjarjes kishte nisur pune ne nje Pub te ri qe ishte hapur ne qytet. I ka thene ne telefon se nuk duhej qe ta shqetesonte, se duhej ta harronte dhe te niste jeten e tij. Ky fakt e ka lenduar me shume besimtarin. Pasi ka deshtuar me te mire, ka nisur nga kercenimet. Ka gjetur castin kur ajo ishte e vetme ne apartament ne lagjen "18 Shkurti" ne Gramsh, duke marre kallashnikovin qe mbante fshehur dhe me nje cante ne krah ka shkuar ne shtepine e 20-vjecares. Fillimisht eshte munduar me te mire. Por kusherira e kishte ndare mendjen. Atehere ka nisur nga kercenimet. Por edhe kjo metode i ka deshtuar. Ne nje gjendje te rende psikike ka mbushur armen dhe ka qelluar me bresheri ndaj te dashures.

Pretendimet per lidhjen ne gjak

Nje burim nga qyteti i Gramshit tregoi dje se Iliriani dhe Greta nuk ishin kusherinj. Sipas tyre nusja e dajes se Ilirianit e kishte marre me vete vajzen kur eshte martuar me dajen e tij. Por kjo e dhene eshte hedhur poshte nga burime te policise. Drejtori i Policise, Arben Hyseni, u shpreh se gjate deklarimeve te para ne polici vete i akuzuari ka pranuar se e kishte viktimen vajzen e dajes. Edhe rastet e fejesave qe kane pasur gjate kesaj kohe kane deshtuar pasi cifti e kishte gati te deklaruar lidhjen para opinionit.

Iliriani pas krimit, ha embelsira dhe fal mekatet ne shtepi

Te vrasesh ne emer te dashurise dhe te falesh mekatin. Agjentet e policise se Gramshit kane mbledhur ne cdo detaj te dhena per ngjarjen makabre te pasdites te se henes. Pak minuta para krimit Ilirian Koci, qe njihej si besimtar, eshte bere gati per krimin duke u vete pastruar dhe shkelur ligjet e Kuranit. Por me e pabesueshme per hetuesit ka qene reagimi i te dyshuarit pas ngjarjes. Ne momentin e pare mendohet se ka dashur te vetevritet, por i eshte dhimbsur jeta dhe ka menduar te fshihej. Ka hedhur armen ne dhomen e kusherires qe ishte qelluar me kater plumba per vdekje dhe eshte larguar ne drejtim te paditur. Por jo kaq drejtim i paditur, pasi familjaret kane rrefyer se ai ishte kthyer ne nje gjendje shoku ne banese. I djersitur dhe hutuar plotesisht, mbante ne dore nje qese me embelsira, mes te cilave edhe cokollata. Ka hyre ne dhomen e tij dhe ka nisur te hante dhe me pas te falej per krimin qe kishte kryer. Familja fillimisht nuk ka kuptuar gje per te shtenat fatale rreth ores 15:30 ne shtepine e Xhaferrajve, 10 km nga fshati ku banonin. Pas faljes Iliriani eshte ngritur dhe ka dale rrembimthi duke u futur ne pyllin e zones. Ne kete largim ka ndikuar edhe prezenca e dhjetera forcave te policise. Por liria pas krimit ka zgjatur vetem nje ore. Asnje rezistence pas thirrjes se uniformave blu, ndersa ka belbezuar vetem fjalite e meshires nga zoti dhe faljes per kete krim. Dashuria e tij perfundoi ne mort, kurse ai vete i mbyllur ne qeli.

Gjendja mendore

Burime hetimore pohuan se pavaresisht deklarimeve Ilirian Koci do t'i nenshtrohet ekspertimit neuropsikiatrik. Burime policore pohuan se ai ndodhet ne gjendje te rende psikologjike. Por vete deklarohet si vrases ne emer te dashurise dhe nuk e ka mohuar krimin per asnje cast.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora