E shtune, 27.04.2024, 03:18 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Me nuse në klasë të gjashtë

E shtune, 20.09.2008, 11:26 AM


Dhëndërri, Marsel Misha, 13 vjeçar
I mituri Marsel Misha tregon se ende nuk i di emrin dhe nuk e ka parë gruan e tij, e cila ndodhet në emigracion në Greqi

Nga Korrieri 

ELBASAN - Marsel Misha sapo ka mbushur 13 vjeç. Ai është nxënës në klasën e shtatë të shkollës “Hamit Mullisi” në Elbasan. Është ende një fëmijë, megjithatë është i fejuar. Fejesën e shpalli këtë verë sapo përfundoi klasën e gjashtë. Ai tregon se me këtë rast u zhvillua një festë e madhe familjare, ku prindërit e tij të komunitetit rom ftuan mjaft miq e shokë. Por Marseli nuk ka pasur rast ta shohë nusen e tij. Ajo ndodhet në emigracion në Greqi. Madje ai nuk i di as emrin. Ky pohim i bën shokët dhe shoqet që të qeshin me habi. Marseli tregon sesi u fejua. “Unë nuk dija asgjë. Gjyshi Flamuri më tha se do të më fejonte. Një ditë më mori pranë dhe më tregoi se më kishte gjetur një vajzë nga një derë e mirë. Më pyeti nëse isha dakord apo jo. Nuk dija se çfarë t’i thosha. Kisha dëgjuar se fejesa dhe martesa ishin të mira. Me anë të tyre bëheshin fëmijë, kishe një familje, shtëpi etj. Ndaj e miratova dëshirën e tij”, thotë ai. Në verë u organizua një festë e madhe. Gjyshi dhe prindërit ftuan miqësinë dhe shoqërinë dhe pasi hëngrën, pinë dhe kërcyen, shpallën fejesën e dy të miturve. “Unë prita që të vinte nusja, por ajo nuk erdhi. Më thanë se ishte në Greqi me prindërit e saj. As emrin nuk ma treguan. Që nga ajo ditë ndjehem më burrë dhe më i rritur se të tjerët. Kam dëshirë të njoh dhe të takoj nusen time sa më parë. Nuk di se kur do të më martojnë, sepse ata nuk po më pyesin mua. Sapo të përfundoj shkollën, mendoj se do të më martojnë”, vijon më tej Marseli. 13-vjeçari vazhdon shkollën, dhe sapo është hedhur në klasën të shtatë. “Kam dëshirë të përfundoj shkollën dhe të bëhem tregtar”, shprehet ai. Fejesa është zyrtarizuar dhe ai ka shpërndarë karamele e llokume për shokët dhe shoqet e klasës dhe për kolektivin e mësuesve. Fejesat dhe martesat në moshë të re po shfaqen çdo ditë e më shumë në Elbasan. Mjaft prindër fejojnë vajzat dhe djemtë në moshë të mitur. Madje në disa raste fejesat shpallen qëkur bebet janë në bark ose sapo lindin në maternitet. Të rriturit e justifikojnë këtë akt me krijimin e një familje të ndershme dhe të qëndrueshme, për të larguar fëmijët e tyre nga veset e këqija. Por pasojat shfaqen më pas, kur fëmijët rriten dhe kuptojnë se çfarë është jeta e lirë dhe dashuria.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora