E merkure, 04.12.2024, 07:22 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Kapen 200 kg flori dhe ari i '97

E merkure, 24.09.2008, 11:06 PM


Nga Artan Cena

TIRANE - Ari i grabitur ne vitin 1997, nga tunelet e Thesarit te Shtetit ne Krrabe, duket se eshte gjendur dhe pse jo ne sasine e tij. Policia e Tiranes, ka bere dje operacionin e koduar "Ora e Florinjte", ku ka gjetur 200 kilogram flori si dhe dy shufra ari, qe sipas te dhenave te para jane pjese e thesarit te grabitur ne vitin 1997, ne Krrabe. Ne pranga gjate ketij operacioni kane rene dhe dy persona, vellezerit Genci dhe Astrit Lamce, qe kishin dhe punishten ilegale te arit. Punishtja e arit qe mendohet se furnizonte tregun e Tiranes, me flori eshte zbuluar prej disa kohesh dhe policia kishte tre muaj qe po bente hetimet ne lidhje zbardhjen e plote te kesaj punishte. Vlera e floririt te sekuestruar ne mesdite ne kryeqytet eshte mbi 1 milion euro, tha dje Policia e Tiranes. Burimet zyrtare te policise, ne pranga perfunduan, Astrit Lamce, 45 vjec dhe Genci Lamce, 38 vjec, te dy banues ne Tirane. Policia ka bllokuar dhe punishten, qe ishte e ruajtur me kamera dhe me sistem sigurie.

Arrestimet

Operacioni i koduar "Ora e florinjte" ka nisur dje ne oret e mengjesit nderkohe qe ka perfunduar ne oren 13:00, ku policia kishte sekuestruar sasine e madhe te arit si dhe kishte ndaluar dhe dy personat qe merreshin me shkrirjen dhe perpunimin e tij. Hetimet jane bere nga disa agjenci te policise, sektori kunder krimit ekonomik, Task-Forca e krimit Ekonomik dhe Njesine Operacionale. Punishtja ndodhej ne banesen e dy vellezerve te arrestuar, ne rrugen "Vaso Pasha" zonen e ish-bllokut. Hetimet per zbardhjen e kesaj baze jane bere gjate nje hetimi intensiv 3 mujor, ku jane perdorur metoda speciale te hetimit. Pervec shufrave te arit, qe policia dyshon se jane te vjedhura nga Thesari i Shtetit ne Krrabe, gjate trazirave te 1997, u be e ditur se, floriri i gjetur aty eshte futur kontrabande ne vendin tone. Nga policia eshte arritur te dokumentohet, se aktiviteti i tyre kriminal e kontrabandes, shtrihej ne kryeqytetet, nga banesa e te arrestuarve qe sherbente per punishte te kontrabandes se floririt.

Shperndarja

Gjate hetimeve uniformat blu kane mundur te zbulojne dhe menyren e shperndarjes se floririt te bllokuar. Burimet thane se, dy te arrestuarit pasi e kthenin arin ne bizhuteri te ndryshme, si veth, byzylyke, unaza, varese etj., futeshin ne kuti te firmave te njohura boterore dhe shperndaheshin neper dyqanet e kryeqytetit shqiptar dhe me tutje ne argjendari te tjera. Gjate operacioni te djeshem, policia ka sekuestruar dhe nje sasi te madhe parash. Keshtu jane bllokuar, 210 mije euro, 1 milion e 500 mije leke, shuma e parave prej 500 dollaresh, qe jane prova materiale te grupit te hetimit.


Te arrestuar

Astrit Lamce, 45 vjec

Genci Lamce, 38 vjec


Sekuestrimet

200 kilogram flori

2 cope shufra ari me peshe 1 kg secila.

Shuma e parave prej 210 mije euro

1 milion e 500 000 leke

Shuma prej 500 dollaresh

Shume etiketa te firmave te njohura



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora