Shtesë » Lajme
10 fuqitë ekonomike të botës në shifra. Nga SHBA, tek Kina e India
E shtune, 27.09.2008, 02:47 AM
Shkruar nga Blendina Cara
Gjermania ka fajësuar modelin kapitalist anglo-sakson për krizën financiare globale, duke u shprehur se SHBA do e humbasë statusin prej superfuqie financiare, dhe se i duhet të pranojë rregullat e një tregu më të gjerë. Ministri gjerman i Financës, Peer Steinbrueck i tha parlamentit se kriza financiare do lërë “shenja të thella” dhe propozoi tetë masa, duke përfshirë këtu dhe një rritje në kërkesat e kapitalit të bankës për të mënjanuar rreziqet e kredive.
Ekonomitë e reja
Vitin e kaluar ka pasur një rritje të ekonomive të reja si India, me 9 përqind, Kina me 11 përqind dhe Rusia me 8 përqind. Tregjet e reja që po hyjnë në lojë, të drejtuar nga gjigandët si Kina, India, Rusia dhe Brazili kanë qenë shkaktarë të një shkalle rritjeje 7-10 përqind prej vitesh tashmë duke shkaktuar kështu një rivendosje të mundshme të superfuqive të mundshme të reja ekonomike të botës.
Bashkim global
Ndërkohë, liderët botërorë kanë bërë thirrje për veprim ndërkombëtar në luftën ndaj krizës financiare që ka përfshirë globin, duke nxitur për bashkëpunim, edhe pse SHBA vazhdoi përpara me veprim të njëanshëm për frenimin e krizës së kredive që ka gllabëruar tregjet botërore. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy u bëri thirrje fuqive të mëdha ekonomike, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që të takohen përpara fundit të vitit për të ekzaminuar arsyet dhe detajet e krizës. “Le të rindërtojmë një kapitalizëm, në të cilin agjencitë e kredive janë të kontrolluara dhe marrin ndëshkimin e duhur kur është i nevojshëm, ku transparenca të zëvendësojë patejdukshmërinë...”, tha Sarkozy në takimin e së martës. Presidenti Bush u shpreh se ai e kupton se kombet e tjera po shohin se s’i do ta trajtojë SHBA krizën financiare dhe shprehu besimin se Uashingtoni do veprojë “në kohë urgjente” për të parandaluar probleme më të mëdha. Ai nuk kërkoi që vendet e tjera të ndërmarrin veprime në këtë pikë. Sarkozy, i cili aktualisht drejton Bashkimin Evropian, insistoi në një zgjidhje globale.
SHBA
Kryeqyteti: Uashington D.C.
Sipërfaqja: 9,826,630 kilometra katror
Popullsia: 305,247,000 banorë
GDP-ja totale: 13.543 trilionë dollarë
GDP-ja për banor: 43,444 dollarë
Rritja e GDP-së: 1.9 përqind (2008)
Papunësia: 6.1 përqind
Inflacioni: 2.9 përqind
Varfëria: 12.5 përqind
Rusia
Kryeqyteti: Moska
Sipërfaqja: 17,075,400 kilometra katror
Popullsia: 142,008,838 banorë
GDP-ja totale: 2.088 trilionë dollarë
GDP-ja për banor: 9,075 dollarë
Rritja e GDP-së: 8.1 përqind (2008)
Papunësia: 6.2 përqind
Inflacioni: 11.9 përqind
Varfëria: 15.8 përqind
Gjermania
Kryeqyteti: Berlini
Sipërfaqja: 357,021 kilometra katrorë
Popullsia: 82,217,800 banorë
GDP-ja totale: 2.81 trilionë dollarë
GDP-ja për banor: 34,181 dollarë
Rritja e GDP-së: 2.5 përqind
Papunësia: 8.4 përqind
Inflacioni: 2.3 përqind
Varfëria: 11 përqind
Franca
Kryeqyteti: Parisi
Sipërfaqja: 674,843 kilometra katrorë
Popullsia: 64,473,140 banorë
GDP-ja totale: 1.871 trilionë dollarë
GDP-ja për banor: 30,100 dollarë
Rritja e GDP-së: 1.9 përqind
Papunësia: 8.3 përqind
Inflacioni: 1.6 përqind
Varfëria: 6.2 përqind
Italia
Kryeqyteti: Roma
Sipërfaqja: 301,338 kilometra katrorë
Popullsia: 59,619,290
GDP-ja totale: 1.888 trilionë dollarë
GDP-ja për banor: 32,319 dollarë
Rritja e GDP-së: 1.5 përqind
Papunësia: 6 përqind
Inflacioni: 2 përqind
Kina
Kryeqyteti: Pekini
Sipërfaqja: 9,640,821 kilometra katrorë
Popullsia: 1,321,851,888 banorë
GDP-ja totale: 7.043 trilionë dollarë
GDP-ja për banor: 5,300 dollarë
Rritja e GDP-së: 11.4 përqind
Papunësia: 4 përqind (në zonat urbane)
Inflacioni: 4.8 përqind
Varfëria: 8 përqind në zonat urbane (21.5 milionë njerëz në zonat rurale jetojnë nën kufirin e varfërisë)
Britania e Madhe
Kryeqyteti: Londra
Sipërfaqja: 244,820 kilometra katrorë
Popullsia: 60,975,000 banorë
GDP-ja totale: 2.270 trilionë dollarë
GDP-ja për banor: 37,328 dollarë
Rritja e GDP-së: 3.1 përqind
Papunësia: 5.4 përqind
Inflacioni: 2.3 përqind
Varfëria: 14 përqind
India
Kryeqyteti: Nju Delhi
Sipërfaqja: 3,287,590 kilometra katrorë
Popullsia: 1,132,446,000 banorë
GDP-ja totale: 2.965 trilionë dollarë
GDP-ja për banor: 2700 dollarë
Rritja e GDP-së: 9.2 përqind
Papunësia: 7.2 përqind
Inflacioni: 6.4 përqind
Varfëria: 25 përqind
Japonia
Kryeqyteti: Tokio
Sipërfaqja: 377,873 kilometra katrorë
Popullsia: 127,433,494 banorë
GDP-ja totale: 4.346 trilionë dollarë
GDP-ja për banor: 33,800 dollarë
Rritja e GDP-së: 2.1 përqind
Papunësia: 3.9 përqind
Inflacioni: 0 përqind
Brazili
Kryeqyteti: Brazilia
Sipërfaqja: 8,514,877 kilometra katrorë
Popullsia: 187,393,918 banorë
GDP-ja totale: 1,804 trilionë dollarë
GDP-ja për banor: 11,873 dollarë
Rritja e GDP-së: 5.4 përqind s
Papunësia: 9.3 përqind
Inflacioni: 3.6 përqind
Varfëria: 31 përqind
STATISTIKA TË EKONOMISË BOTËRORE
GDP-ja e botës: 65 trilionë dollarë
Rritja e GDP-së: 5.2 përqind
Rritja e prodhimit industrial: 5 përqind
GDP-ja për frymë: 9, 774 dollarë
Popullsia: 6.65 miliardë banorë
Të varfrit (Me të ardhura më pak se dy dollarë në ditë: 3.35 miliardë banorë
Milionerët: 9 miliardë banorë
Forca punëtore: 3.13 miliardë banorë
Shkalla e inflacionit në vendet e zhvilluara: 1–4 përqind
Shkalla e inflacionit në vendet në zhvillim: 5–20 përqind
Papunësia në vendet e zhvilluar: 4-12 përqind
Papunësia në vendet në zhvillim: 20-40 përqind