E premte, 01.11.2024, 12:19 AM (GMT)

Kulturë

Isak Ahmeti: Letërsia në optikën e Sabri Hamitit

E hene, 06.06.2016, 06:49 PM


LETËRSIA E "VJETËR"SHQIPTARE NË OPTIKËN E SABRI HAMITIT

Nga Isak Ahmeti

Sabri Hamiti, autor i dhjetëra veprave zhanresh të ndryshme ,  është edhe autor i teksteve shkollore, edhe i tekstit shkollor me titull:LETËRSIA E VJETËR SHQIPTARE ,  për klasën e 10-të (botuar nga SHB"Albas", Tiranë-Tetovë-Prishtinë,  2004), që,  sipas një vlerësimi të përgjithshëm,  del se është vetëm një variant i përpunuar dhe i plotësuar(i librit: Letërsia e vjetër shqipe për klasën e parë të shkollave të mesme(SHB"LIBRI SHKOLLOR" Prishtinë,  1995.Teksti i parë, i shpërblyer dhe promovuar zyrtarisht në një rrafsh kombptar(?), sikundër edhe teksti i dytë,  ndonëse i përpunuar dhe plotësuar, ka shkaktuar reagime të ndryshme , me vend dhe pa vend.Mirëpo,  sido që të jetë,   edhe teksti i vitit 2004 , i strukturuar në dy pjesë:I.Kultura tradicionale dhe II.Letërsia e vjetër shqiptare,  meriton një qasje, analizë dhe vlerësim të veçantë , madje nga disa këndvështrime , edhe për faktin se përmban të meta serioze , jo vetëm në lidhje me mospërfilljen dhe mospërfshirjen e të gjitha hakllkave të zhvillimit të kësaj letërsie , në tekstin në fjalë, por edhe në lidhje me emërtimin, përkufizimin , vlerësimin dhe rivlerësimin e saj sipas kriterit tematik të tipit socrealist si"letërsi jofetare", "laike" etj.etj.

2.Çështja e emërtimit dhe përkufizimit

Ndonëse i ngulitur në terminologjinë tonë letrare,  termi"letërsi e vjetër" siç e ka emërtuar këtë letërsi edhe S.Hamiti,  nuk përkon me terminologjinë e përgjithshme evropiane dhe se termi i" vjetër" përdoret , siç dihet,  vetëm në letërsinë serbe dhe ruse.Prandaj do t'ishte shumë më e pranueshme dhe shumë më e logjikshme ,  edhe nga pikëpamja shkencore , sikur S.Hamiti,  këtu, ta kishte zëvendësuar termin "letërsi e vjetër" me termin"letërsi mesjetare"ashtu siç quhet , ta zëmë,  letërsia e këtyre kohëve në shumë histori të letërsisë së popujve evropianë.Themi kështu edhe për faktin se,  siç e ka vënë re edhe studiuesi i letërsisë, gjithsesi moderne, Ibrahim Rugova(Krhs.I.Rugova,  Vepra e Bigdanit (1675-1685), Rilindja,  Prishtinë , 1982, fq.26), kjo letërsi do të mund të përkufizohej si letërsi mesjetare,  sepse , pos ekzistencës kohore, përmban në vete gjithë problenatikën e kohës së mesme, të Mesjetës, kur ndihet ndikimi i humanizmit dhe i renesansës në art e në letërsi , e në shekujt XVI-XVII edhe fillimet e konstituimit të racionalizmit,  empirosenzualuzmit dhe fillimet e iluminizmit në filozofi.

3.Thellësia e letërsisë sonë

Një e metë tjetër,   serioze,  e tekstit në fjalë të S.Hamiti është edhe qëndrimi mohues ndaj traditës sonë letrare më të largët .Mospërfillja dhe mospërfshirja , ta zëmë, e Shën Jeronimit (340-420), nga Stridoni i Ilirisë dhe Shën Niketa Dardani(shek IV-V) nga Dardania, Kosova e sotme, në tekstin në fjalë,  jo vetëm që është antishkencore por edhe vetëmohim paar excllance.Themi këtë duke pasur parasysh edhe faktin se këta dy emra kulmorë edhe në letërsinë evropiane, që shënojnë epokëne e tyre,  do të vazhdojnë jetën e tyre , siç e ka vënë re edhe Engjëll Sedaj(E.Sedaj, Latinistët shqiptarë dhe Historia e Letërsisë Shqipe, te :Letërsia si e tillë, ASH dhe IGJH, Toena, 1996, fq.157-172), edhe në antroponiminë shqiptare,  gati njësoj sikur patronimet e preferuara Teuta dhe Agroni,  me motive të njëjta të afrisë etnogjenetike iliro-shqiptare.Prandaj, duke qenë se krijimraria letrare e paraardhësve tanë është, pra krijimtari letrare-ilire, është dashtë të përfshihet në tekstin shkollor:Letërsia e vjetër shqiptare të S Hamitit , edhe për faktin se , siç dihet tashmë, vetë Shën Jeronimi dhe Shën Niketa Dardani kishin deklaruar përkatësinë e tyre ilire duke thënë, njëri"Miserere mihi Domine, quia Dalmata sum-Më mëshiro, o Zot, se jam dalmatin)"kurse tjetri "Dardanus sum-Jam dardan"(Krhs.Ramadan Sokoli,  16 shekuj,  Eurorilindja, Tiranë, 1994, fq.11).Kështu prandaj del se thellësia e letërsisë sonë të"vjetër" është shumë më e lashtë se ç'është paraqitur në tekstin shkollor të S.Hamitit.Ç'është e vërteta, këto fakte që i paraqitëm,  janë të pranueshme edhe nga një numër i konsiderueshë studiuesish  tanë si :Fan S.Noli, Ramadan Sokoli, Ibrahim Rugova, Moikom Zeqo, Aurel Plasari, Engjëll  Sedaj, Prend Buzhala , etj.Kurse për S.Hamitin jo.Një Zot e di pse jo!....

4.I njëanshën , tendencioz dhe jo parimor në vlerësime

Teksti shkollor në fjalë i S.Hamitit  përmban të meta serioze .Ato vërehen sidomos te pjesa e dytë, ku autori , me apo pa dashje(?), del jo vetëm anakronik në vlerësime por edhe i njëanshëm, tendencioz dhe jo parimor.Për këtë kemi një mori argumentesh.

Së pari, do theksuar se, ndonëse të parapara me Planin dhe programin mësimor(Krhs.MASHT, Plani dhe programi mësimor...Prishtinë 2003, fq 23), autori në fjalë.S.Hamiti, i ka anashkaluar, veç tjerash , edhe disa njësi tematike mësimore si:1.LETËRSIA KISHTARE, 2.KULTURA E KRISHTERË, 3.LIBRAT LITURGJIKË , etj.që kanë një rëndësi të veçantë jo vetëm për informimin por edhe për formimin e drejtë të nxënësve(studentëve) në frymën e kulturës oksidentale(evropiane).Nuk dihet pse janë anashkaluar këto njësi:me qëllim apo për shkak të mosnjohjes së materies në fjalë?Sido që të jetë, kjo është një e metë serioze e tekstit në fjalë që do lë pasoja tejet negative.

Së dyti, klasifikimi apo vlerësimi i letërsisë, sipas Hamitit,  në"letërsi joferare, laike"(kështu e vlerëson lëtërsinë e bejtexhinjëve, fq.79), dhe në"letërsi filobiblike"(kështu e vlerëson letërsinë shqipe të shek.XVI-XVII, fq.78), është jo vetëm i gabueshëm por edhe i papranueshëm dhe fare nuk përkon me terminologjinë letrare  as me teorinë dhe kritikën moderne ,  e cila e vlerëson dhe studjon letërsinë si sferë që i përket vetëm estetikës.Për më tepër ,  termi"fetar" është përdorë si korelativ i termit"laik" i cili jo vetëm që nuk jep kuptim të qartë teiriko-letrar, por as që është korelativ i "fetarit" (Krhs.E.Sedaj, te Letërsia si e tillë, Toena, Tiranë, 1996, fq.163).

Se si dhe në çfarë kriteresh të gabueshme, autori në fjalë, S.Hamiti,  e ka vështruar dhe vlerësuar , ta zëmë, letërsinë"filobiblike" dhe atë të bejtexhinjëve, le të shohim në vijim,  citojmë:

1."Karakteristika të përbashkëta të shkrimeve të tyre(sc.shkrimtarëve filobiblikë-I.Ahmeti), janë temat fetare,  synimi për përhapjen e fesë te shqiptarët...(fq.78),

2."Shkrimet e autorëve të vjetër filobiblikë nuk janë shkrime letrare  e estetike .."(fq.77),

3."Në.shumë pjesë ato(sc.shkrimet e autorëve të vjetër filobiblikë-I.A.), dalin në trajtën e letërsisë së mirëfilltë"(fq.77),

4."Karakteristikë e përbashkët e shkrimit të tyre(sc.bejtexhinjpve-I.A ), është pra se ata nuk shtjellojnë subjekte fetare ...(fq.79),

5 "Mungesa e frymëzimeve fetare dhe atdhetare në shkrimet e vjershëtarëve(sc.bejtexhinjëve-I.A.), iu bën të mundshme këtyre shkrimeve që të marrin trajtën e letërsisë së mirëfilltë"(fq.80),

6."Këta autorë(sc.bejtexhinjtë-I.A ), janë letrarë , sepse nuk shkruajnë tekste të caktuara për qëllime të tjera ,  janë laikë,  sepse krijojnë letërsi laike "(fq.78),

7."Ata shkruan poezitë e tyre pa ndonjë synim fetar apo atdhetar"(fq.168), etj.etj.

Me këto dhe vlerësime të ngjashme , që i përngjajnë më tepër një pylli të dendur, të errët,  e ku dominon stili tejet personal dhe jo shkencor, autori në fjalë,  megjithëse i njohur si studiues i mirëfiltë i letërsisë , këtu dhe jo vetëm këtu, krijon dilema, huti,  dhe paqartësi të shumta. Kështu , prandaj, jo vetëm nxënesit, studentët, por edhe arsimtarët,  duke u gjendur para një pylli të tillë vlerësimesh dhe pikëpamjesh (shpesh kundërthënëse dhe konfuze)nuk kanë mundësi reale të kuptojnë se cila është e vërteta,  reale , letrare dhe artistike e letërsisë sonë të vjetër që është themeli i kulturës shqiptare.

Së treti ,  edhe në vlerësimin e veçantë, për shembull të Gjon Buzukut,  autori në fjalë është kontradiktor.Kështu ai, duke folë për statusin e autorit, Buzukun e ka cilësuar si përkthyes(fq.80), ndërsa më pas , gjatë analizës së veprës , atë , Buzukun,  e ka cilësuar si autor(fq 107).Dhe pyesim:cilës t'i besohet?Megjithatë, dihet se Mashari i Gjon Buzukut(1555),  nuk është vetëm dëshmi e parë me vlerë kulturore dhe gjuhësore, siç e ka vlerësuar S.Hamiti(fq.185),  por edhe akt gjenial letrar, një vepër humanisto-teologjike dhe poetike(Krhs Moikom Zeqo, Gravurat nën hijen e fjalëve të para shqip, Zëri, 17 prill 2000, fq.11;Nuhi Ismajli, Nga vlerat e traditës, Rilindja, Prishtinë, 2000, fq.78-92).

Një gabim tjetër trashanik në lidhje me Mesharin, autori, S.Hamiti,  e ka bërë edhe në përdorimin e termit"Parathënie"(fq.105, 106, 113),  i përdorur gabimisht në të gjitha rastet. Meshari i Gj.Buzukut nuk ka parathënie por Pasthënie.Nga i doli kjo S.Hamitit?Po duket se ai s' e ka pasë fare në dorë Mesharin e Gj.Buzukut kur ka shkruar për të, ia ka fut me hamendje! ..

5.Letërsia e bejtexhinjëve sipas Hamitit

Do theksuar se edhe: Letërsia e bejtexhinjëve (autori i quan vjershëtorë)përbën një kapitull të veçantë , kompkeks dhe të diskutueshëm të librit:Letërsia e vjetër shqiptare , të  S.Hamitit.Edhe këtë "letërsi"ai e ka vlerësuar dhe interpretuar me kritere dhe koncepte të gabueshme dhe të papranueshme , prandaj edhe ka nxjerrë përfundime të gabueshme dhe të pa pranueshne  kur thotë, citojmë, 1.:"ata(sc.bejtexhinjtë-I A.),  nuk shtjellojnë subjekte fetare"(fq.79)

2."mungesa e frymëzimeve fetare dhe atdhetare në shkrimet e vjershëtorëve(sc.bejtexhinjëve-I.A.),  iu bën të mundshme këtyre shkrimtarëve që të marrin trajtën e letërsisë së mirëfilltë"(fq.80).Madje shkon aq larg me vlerësime sa që  këtë letërsi e quan"letërsi jofetare, laike", gjë që fare s' ka të bëjë me realitetin edhe për faktin se letërsia e bejtexhinjëve ,  siç e thotë edhe Aurel Plasari,  u krijua në rrethana kur shqiptari,  në shumicën e vet, kish pranuar myslimanizmin , pa marrë parasysh me vullnet a ne dhunë, kish pranuar edhe kulturën turko-muhanedane, e cila nuk pranonte kombësi tjetër veç islamizmës(Aurel Plasari, Vija e Teodosit shfaqet...1992, fq.34).

Së dyti,  duhet rikujtuar se, citojmë:" në tërësinë e saj,  veprat e letërsisë së bejtexhinjëve , edhe në fazën e parë edhe në fazën e dytë , edhe ato me tematikë laike edhe ato me tematikë fetare, janë të mbrujtura me konceptet e ideologjisë së pushtuesit  ose përshkohen nga idetë e moralit islam"(HLSH, 1989, fq.62;Hajdar Salihu, Poezia e bejtexhinjëve, Rilindja,  Prishtinë, 1987).

Së treti, dihet saktësisht se vargu i shkrimtarëve bejtexhinjë që kanë shkruar ose përkthyer vepra fetare nis  me Nezimin(Krhs Dh S.Shuteriqi, Autorë dhe vepra, ShB"Naim Frashëri", Tiranë, 1977, fq.83).Kështu që më pas ,  trajtimi i temave fetare zuri një vend përherë e më të theksuar në krijimtarinë e bejtexhinjëve , gjë që vazhdoi ta lidhë edhe me fort atë krijimtari me kulturën orientale , të pushtuesit-thekson Shuteriqi(vep.e cit.poaty).

Së katërti,  me temë  fetare, siç dihet tashmë(vetëm nga S.Hamiti  jo), janë edhe veprat(poemat) si ato të Hasan Zyko Kamberit, për shembull:Mevludi ,  që ruhet në AQ të Shtetit , Tiranë,  sikundër edhe vjersha të tjera me subjekte fetare të po këtij autori(R.Elsie , HLSH,  Dukagjini, Tiranë-Pejë, 1997, fq.75-76).Me subjekt biblik-kuranor janë edhe veprat e Muhamet Kyçykut , si Erveheja ,  ku autori tërësinë e konceptit islam e ka realizuar përmes Ervehesë , e cila , kur e merr pushtetin në dorën, vendos rendin shtetëror të sheriatit(Khs.Mahmud Hysa,  te :Letërsia si e tillë Toena, Tiranë, 1996, 145-153).Poashtu edhe poema "Jusufi dhe Zelihaja,  e këtij autori ka subjekt fetar biblik-kuranor(M.Hysa, vep.e cit. poaty).Ndryshe nga interpretimet dhe vlerësimet e gabuara, të paqëndrueshme dhe tendencioze të S.Hamitit , edhe në lidhje me letërsinë e bejtexhinjëve , mund të konstatojmë,  madje në mënyrë të prerë, duke u mbështetur në kritere letrare-estetike , se letërsia e bejtëxhinjëve mund të vlerësohet dhe interpretohet drejtë vetëm duke e vështruar atë edhe në kontekst , jo vetëm me letërsinë orientale, por edhe me Kur'ani , libër i shenjtë i Islamit , prej nga janë frymëzuar njaft shkrimtarë edhe të letërsisë së bejtexhinjëve(M. Hysa, vep.e cituar, fq.151).

6.Në përmbyllje

Teksti shkollor :Letërsia e vjetër shqiptare , i S.Hamitit, ndonëse i përcjellë me fjalë të mëdha , nga subjekte dhe institucione të ndryshme si dhe nga vetë botuesi, përmban të meta serioze, edhe për faktin se në të nuk është pasqyruar dija e deritashme për letërsinë e "vjetër"shqiptare, nuk janë përfshirë të gjitha hallkat e zhvillimit të saj, nuk është emërtuar dhe përkufizuar në përputhshmëri me terminologjinë letrare evropiane, nuk janë përfshirë kritere të qëndrueshne letrare-estetike gjatë vlerësimit të saj, si tekst është i mbushur me plot pohime dhe mohime kundërthënëse dhe , si i tillë, nuk ofron një koncept të ri teorik,  nuk është mbështetur në netodat e reja të studimit të strukturave shumëshasmintresore të letërsisë,  edhe të letërsisë shqipe të shek.XVI-VII,  kur edhe shfaqen (edhe sipas Stefan Çapalikut), veprat ngushtësisht letrare(fiction),  si në prozë edhe në poezi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora