Kulturë
Poezi nga Engjëll Koliqi
E hene, 06.06.2016, 06:02 PM
Engjëll Koliqi
DUKE MENDUAR
Kishte ndërruar
Shumë bindje
Për shumë gjëra
Për shumë dukuri
Në botën e tij
...
Stubëll, 1 qershor 2016
GJURMËT TONA
Si gjithmonë
Nëpër histori
Kanë qenë
Edhe janë të pashme
Plot dhembje
Edhe dashuri
Plot lotë
Dhe buzëqeshje
...
Stubëll, 1 qershor 2016
ME TË PARËT
Edhe ne
Kemi arritur
Dhe kemi filluar me kohë
Me aktin e parë
Të dasahurisë
Stubëll, 1 qershor 2016
GJITHÇKA E QARTË
Në regjimin tonë
Tashmë gjithçka është
E qartë
Po
Komandon dashuria
Dhe vetëm dashuria
Stubëll, 2 qershor 2016
MES LOTËVE
Sa ka dhimbje
Aq më shumë dalin
Vezullima dashurie
Edhe gëzime
Bekimi i shenjtërve tanë
Nuk mungon
Stubëll, 2 qershor 2016
EDHE FATI
Në mbretërinë tonë
Dashuria i hapë
Të gjitha dyert
Në të gjitha rrugët
Në të gjithë shtigjet
Sigurisht
Edhe fati
Stubëll, 2 qershor 2016