E premte, 26.04.2024, 04:11 AM (GMT+1)

Mendime

Abdulla Dushku: Mbrojtja e botës së punës

E diele, 06.03.2016, 11:15 AM


ORGANIZIMI SINDIKAL, MBROJTJA MË E MIRË E BOTËS SË PUNËS

Nga Abdulla Dushku

Fryma sindikale që,  kohëve të fundit , ka marrë një topitje të pajustifikuar për shkak të faktorëve politikë , apo të një çoroditje psikososiale, në Qarkun e Elbasanit po merr një hop të ri, në drejtim të riorganizimit që ka të bëjë me evidentimin e forcave të punës, sektorët e ndryshëm me punonjësit evidentë etj.Në vazhdimësinë e kësaj fryme dhe pune është parë e udhës kjo, po edhe në drejtimin e BSPSH me president z.Fatmir Musaku ka nisur puna për organizimin në çdo fshat, lagje, njësi administrative, bashki dhe prefekturë.Krijimi i strukturave të reja ka të bëjë me evidentimin e anëtarëve, zgjedhjet,  për kryetar dhe sekretar, dhe e gjitha kjo duke njohur mire sektorët e ekonomisë,  bujqësisë, tregtisë si dhe sektorët e specialiteteve si :arsim, shëndetësi, tansport, turizëm, punonjësve socialë, etj.Në shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit  krijuar sipas ligjit të ndarjes teritoriale ndodhen 386 fshatra dhe 43 njësi administrative, çka dëshmon për një punë të madhe në njohjen e forcave punuese dhe të mirëpërcaktimit të drejtë të nevojave të tyre në lidhje me njohjen e ligjeve të punës dhe të drejtave të sindikale.Po kjo nuk mund të bëhet pa një mirorganizim, zgjedhje të reja,  ku të zgjedhurit marrin përgjegjësitë e tyre përmes votëbesimit për të mbrojtur të drejta sindikale.Kryetari i BSPSH të prefekturës , Bektash Sula thotë se kjo punë krahas aspektit organizativ dhe zgjedhor,  përbën edhe një premisë të re,  për ringritjen e frymës sindikale.Ajo i jep siç pritet të ndodhë përmes këtij riorganizimi , kësaj lëvizje një karakter më serioz , çka nënkupton mbrojtjen e çdo punonjësi përmes aspektit ligjor të kontratës dhe solidaritetit sindikalist.

Ndaj kjo punë nisi me me anëtarësimin e punonjësve përmes paraqitjes me kartë identiteti, pastaj pajisjen me librezën e të anëtarësuarit, Gjithashtu është lidhure dhe kontrata individuale.Në disa sektorë të rëndësishëm të punës është lidhur kontrata kolektive, siç janë fazonët, arsimi, shëndetësia, në tregti,  sektorin bujqësor.Lidhja e kontratave parakupton që të drejtat e punës të marrin udhë ligjore dhe të mos u nënshtrohen më arbitraritetit të ndonjë zyrtari , çka i jep një vlerë seriozitetit sindikalist dhe e afron atë në kuptueshmërinë e një besimi të ri.Riorganizimi i sindikatave të arsimit, shëndetësisë, transporteve, fermerëve, punonjsve socialë, veteranëve, invalidëve, pensionistëve, personave të verbër, ushtarakëve të liruar, punonjësve të turizmit, metalurgëve(sidomos atyre të firmës”Kurum” veçmas të punëtorëve që janë larguar nga puna prej kësaj firme padrejtësisht), përbën në vetvete jo vetëm një sukses të riorganizimit sindikalist, por sjell edhe një nismë të fortë për t`i parë gjërat më mirë, në të ardhmen.Dhe gjithë riorganizimi që bëhet në bazë bashkie dhe njësie administrative i bën të dallueshëm dhe konkretë drejtuesit , po lidh në të njenjtën kohë dhe jep hapësirë që problemet sindikale që mund të lindin më vonë duhet të drejtohen sigurisht drejt këtyre drejtuesve të pajisur tani me imunitetin e të zgjedhurit dhe me vulë.Lëvizja sindikale në Shqipëri tashmë nuk është një forcë e re, me gjithë luhatjet e saj dhe trysninë e politikës , apo shpërfilljet që i janë bërë asaj prej ndonjë çoroditje organizative nga kjo e fundit.Ajo mbetet një lëvizje e fuqishme e cila në pikën e parë të rendit të punës ka mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, dhe të punonjësve të çdo sektori.Qëllimi me këtë riorganizim mbetet përfshirja e të gjithë punonjësve që të bëhet e mundur jo vetëm niveli i përfaqësimit dhe ushtrimi i së drejtës sindikale, por edhe mbrojtja e tyre në raste cënueshmërie.Më mirë në riorganizimin e ri ndodhet Bashkia Belsh me kryetar Estref Gjoshën.Bashkia Belsh ka 33 mijë banorë, rindërtuar në çdo njësi administrative me ishkomunat:Rrasë, Grekan, Fierzë, Kajan.Zgjedhjet për kryetar dhe sekretar përfunduan në një kohë të caktuar brenda afateve kohore duke dhënë rezultate që erdhën përmes një procesi demokratik dhe transparent.Zgjedhjet përfunduan në bashkinë Elbasan ku u zgjodh kryetar Gani Hida, apo Agim Shkëmbi në njësinë dy, Kotina Starja në  cilësinë e kryetares së gruas sindikaliste, Mustafa Eshja në njësinë e Gjegjanit, Uran Gllabina, Gramsh, Thanas Murriqi, Cërrik, Rrapush Bahiti , Librazhd.Ky riorganizim ka arritur në fazën e konferencave në rang bashkie dhe më pas pritet të zhvillohet konferenca sindikale në rang prefekture e cila do t`i paraprijë kongresit të ardhshëm të BSPSH-së.Në gjithë këtë punë , natyrisht nuk duhet harruar përvoja dhe ndihmesa e  sindikalistëve të vjetër, Naun Balla, Bashkim Hoxha, Olta Kullolli, Nertila Shtylla, Bajram Shehu etj, të cilët dhanë  dhe japin një ndihmë të pakursyer në njohjn e njerëzve, aspekteve ligjore, rolit dhe forcimit të krahut sindikalist , duke orientuar përmes përvojës drejt problematikave të pritshme që mund të dalin në jetën sindikaliste të punonjësve dhe përballimin e sfidave të reja që sjell bota e punës për të shmangur devijacionet ligjore të cilat  lënë shteg për nëpërkëmbje të të drejtës së punës.Riorganizimi jo vetëm iu nënshtrua një procesi të diskutimit të hapur po evidentoi plagë sociale që vijnë prej padrejtësive abuziviste.Probleme shqetësuese kërkojnë zgjidhje të shpejtë kur është fjala për mbrojtjen ligjore të punëmarrësve .E vështruar kjo në një oponencë të pastër dhe të fortë me pushtetet lokale –vendore si dhe ato qëndrore kur është fjala për të mbrojtur të drejta ligjore të punonjësve dhe respektimin e kontratave të punës.Kjo e nënkupton njëherit edhe faktin se të zgjedhurit sindikalistë duhet të jenë avokatët më të mirë kur trajtojnë probleme apo ngërçe që lindin rrugës në thyerje të normave ligjore apo të karakterit abuzitivist.

Janë vënë re se për shkak bindjesh politike janë hequr njerëz nga puna në sektorin e arsimit, shëndetësië dhe sindikata jo vetëm duhet të jetë mburoja e tyre ligjore,  po ajo duhet me patjetër të ringrejë zërin në përputhje me sigurinë që jep, ligji për rikthimin e tyre në punë.Shqetësim kryesor mbetet edhe rikthimi i punonjësve të larguar nga firma “Kurum”.Shqetësimet e botës së punës nuk vijnë nga vakumet ligjore as nga arsye të pamotivuara ligjërisht, po ato i përkasin një spektri të gjërë social, ose një çrregullsie që vjen herë herë nga oreksi i zyrtarëve mediokër dhe të siguruar nga dobësia e lëvizjes sindikaliste, pa kuptuar se bota e punës nuk ndodhet në dualitet me sipërmarrjen e saj , përkundrazi ajo ndodhet përherë në sintoni kur është fjala për ecjen vetëm në baza ligjore.Devijimet sjellin gjithnjë zhbalancime dhe kriza sociale.Kështu s`ka si shpjegohet fakti se këto ekulibra prishen dhe shkaktojnë një ankth social kur shoferë apo punonjës të transporteve të paliçensuar punojnë në të zezë dhe kjo vret konkurencën e ndershme.Nu ka sesi të kuptohet kur ende mjaft drejtues e shohin punën dhe krijimin e vendeve të reja të punës përmes sjelljes dhe motiveve politike dhe jo në krijimin e hapësirave të reja për punësimin e njerëzve.Nuk ka se të shihen me sy tjetër shpërfillës të verbrit, , invalidët, jetimët apo të bëhet diskriminimi racor.Një shoqëri demokratike e parakupton edhe një drejtësi ligjore dhe zgjerim të konceptimit të drejtë mbi arsyetimin e duhur sipas rrethanave sociale, ku kjo arsye krijohet vetëm përmes drejtësisë dhe identifikimit të nevojave.Probleme shqetësuese vijnë edhe nga punonjësit e tregtimit të duhanit në Belsh.Duhet thënë se këto janë vetëm maja e ajsbergut , ndërsa të gjitha problemet dhe rastet nuk mund të shqyrtohen dhe adresohen atje ku duhet , pa organizimin e plotë të lëvizjes dhe antarësimit sindikal.Kjo lëvizje me të zgjedhurit e saj, e përcjell këtë frymë drei tek instancat përgjegjëse të cilat nuk duhet ta kenë sindikatën një partner formal, siç ka ndodhur ndonjëhere,  po një partner serioz dhe të barabartë.Mesazhi i kryetarit të BSPSH  për prefekturën e Elbasanit, zotit Bektash Sula e jep përshëndetjen e përzemërt  anëtarëve të sindikatës së këtij Qarku të  rëndësihëm  të cilët përkrahën këtë riorganizim si nevojë jetike e atyre njerëzve që derdhin djersën e ballit  për të jetuar një jetë dinjitoze për veten dhe familjet e tyre.Por njëherit ky mesazh konsiston edhe në një angazhim të ri të organizmave drejtuese sindikaliste për të identifikuar çdo nevojë dhe për të harmonizuar kërkesat ligjore të punës  në përputhje me të drejtat dhe detyrat sindikaliste.Ky mesazh jep nevojën e mëtutjeshme për dialog social, partneritet të drejtë dhe frymëzimin që sindikata të jetë një pikëmbështetëse e fortë për çdo sindikalist, e njëkohësisht sindikata e Elbasanit  një referencë e mirë frymëzuese për organizimin e lëvizjes sindikaliste në të gjithë qarqet e Shqipërisë.Lëvizja sindikaliste është gjithnjë një burim force dhe ndryshimi e cila rritet sa herë ajo kuptohet drejt, luftohet për të  në parametra ligjorë gjithnjë me një synim:përmirësimin e problemeve sociale të punëtorëve shqiptarë.Strukturat drejtuese janë avokatët më të mirë të saj dhe kanë nevjë për frymën e re të bashkëpunimit dhe solidaritetit, frymë që e dhanë dhe e spikatën këto zgjedhje  në Qarkun e Elbasanit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora