E shtune, 27.04.2024, 09:47 PM (GMT+1)

Mendime

Fahri Xharra: Maqedonia, e vërteta dhe perënditë

E enjte, 03.03.2016, 08:55 PM



Maqedonia, e vërteta dhe perënditë

Nga Fahri Xharra

Mitet e stërlashta  të krijimit të botës, nga  Perëndia  i Madhërueshëm lindës i qiellit , nga Perëndesha e Madhërueshme - Nëna e Tokës, lindja e Diellit të ri- Zoti, mitet e Hënës  e cila arriti në Tokë, koncepti i muajve si krijesë hyjnore dhe të tjera , na jep idenë e fillimit të epokës , ngutja për rend  pas kaosit, e kanë rolin e tyre në çdo ndër dije kolektive të kombit.

  atë epokë të pa njohur atëherë kur të stërlashtët e Makedonëve ishin të bashkuar me Pelazgët ( ishin pjellë e tyre ) , ishin adhuruesit e zotëve kryesor të natyrës, të shtazëve dhe të drunjve , anëtarët e Panteonit të vjetër arian. Këto mite të fillimit i kanë rrënjët e thella që në kohërat parahistorike. Ato u mbijetuan shumë sulmuesve të feve të ndryshme, duke e treguar një gjallëri të fortë  dhe duke u gdhendur në mbamendjen e popullit si një nën dije kolektive

 

2 Panteoni i Maqedonisë

Hyjnitë e para maqedone ishin: Krijuesi Kryesor - Zoti Goo ose  Voo, i cili më vonë u bartë nga

“helenistët “ si Zoti Makedon - Dioni me epitetet tjera Hetaireios , Hyperberetas e pastaj Perëndesha e Madhe Nëna ose Maa ( ose Moo ) , gjithashtu e shkruar si Aithyia dhe Dionisi (.Dyausi Paion, lat. Dionysus, Bachus ; Frigji ( Frigasi )- Sabazius etj.

Ndër tjerash sipas Heisychius , Dionisi ishte i biri i  Dionit dhe Aithyas ; sipas burimeve ishte i Cadmusit dhe Harmonisë dhe së fundit edhe Amon- Zeus, Adonis, Ilios dhe Osiris, si dhe Deuspater ( Jupiteri ) ose Liber Pater i romakëve.

Kulti i Dionysit dhe të birit të tij mitik Makedonit , të cilët kanë jetar 13 shekuj para Krishtit e të cilët janë  mbretërit paraardhës dhe janë bërë perënditë  Maqedonase dhe janë krijuesit e shteti të madh europian si dhe Perandorisë së Maqedonisë.

Pos Dionisit dhe Makedonit  , perëndesha kryesore ishte  me origjinë Makedone dhe ishte Nëna e madhe Perëndesha Mo ose Ma, për të cilën nuk ka shumë shkrime apo trashëgimi të shkruara . Ajo ishte perëndeshë me veti diellore dhe ushtarake ( Kurora diellore, mburoja , shtiza  dhe shpata ) Të gjitha këto që i folëm janë gjetur në  dhe nëntokën e Maqedonisë së sotme.

Miq të nderuar , për momentin nuk mund t`iu jap referencat ; por kjo nuk e zvogëlon mundësinë e debatit , kundër argumentimit dhe dhënies se fakteve të reja të pa njohura për ne, për këto që u shkrua më lartë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora