E shtune, 27.04.2024, 07:33 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Deputetë antikombëtarë!

E enjte, 03.03.2016, 08:53 PM


KUR E SHENJTA E DEPUTETËVE SHNDËRROHET NË PAZAR

Nga Afrim Caka

Deputetë pa kurrizë dhe antikombëtar!

Është tragjike kur deputetëtët gjak prishur të na përcaktojnë një fat të lig dhe tragjik, por është vetëvrasëse kur vetë e pranon atë FAT. A mjaftohemi duke thënë “sa keq që bën këta zagar”ose “sa mirë që bën këta puthadorë” e më pas...? Ku është vlera e madhe që quhet deputet??? Kush merr përsipër ta mbrojë këtë vlerë? Qoftë në shtet, qoftë në parlamentë, duhet ta promovojnë këtë vlerë, pra për jetën e këtij shteti etj... Duhet patjetër sensibilizimi i opinionit shqiptar, të cilët do të ndikojnë në formimin e deputetit si një bazë e një shoqërie të shëndoshë. Mos ndoshta në trurin e deputetëve mungon kuptimi i fjalës parlamentë, apo kjo vetëdije është shumë i ngushtë, saqë virtyti parlamentë i kthyer në “antideputet” motivon mohimin e parlamentit të Dardanis...!

Idealin tonë kombëtar mund ta sendertojmë sot nëse e shpallim kryeçështje kombëtare. Lirin mund ta krijojmë nëse e përjetojmë si frymarrje të qenies sonë, ndërsa dhimbjen kombëtare si dhembje organike. Sovranitetin dhe pavarësinë kombëtare do t’i përjetësojmë atëherë kur Atdheun e konsiderojmë hapësirë të ekzistencës sonë kombëtare.

Në Dardani ka ditë që parlamenti është helmuar keqas nga korrupsioni, falsifikim votash, grabitjet e pronash etj. Të duket sikur kaosi në parlament i ka mbërthuer shqiptarët e është përhapur si një lloj klime paniku e frike, një lloj pasigurie. Në këtë kaos, forcat e errësirës përfitojnë deri në ligësi. Jam i sigurt se dikush nesër do të dalë hapur dhe të thotë shifra, emra e mbiemra pushtetarësh për korrupsionë etj., por ama po shohim se pasiguria ne lidhje me krimin ka mbërthyer psikikën e shumë shqiptarëve. Dhe kjo është e pafalëshme. Sistemi i drejtësisë në Dardani nuk frymzon besim aspak...

Nuk mund ta presim këtë gjë nga vullneti politik, i cili për fat të keq në Dardani është vetëm vullnet për të fituar zgjedhjet me çdo kushtë, por nga vullneti qytetar që është vullnet për të zgjidhur ndërmjet mirës dhe së keqës.

Bilanci i votimeve në rundin e parë, gati sa nuk e ç’mendi Prapashticën. Më shumë e vuri në sikletë Mustafën sesa Thaçin! Sikur dëshmohet në këto foto, kryetari i LDK-së komunikonë gjatë gjithë kohës për t’i bindur deputetët. Trysnia e këtij zerzopi solli rezulltat? Nëse ndonjë funksionar i lartë politik apo deputetë i keqpërdor ligjet në parlament, nëse ndonjë funksionar i lartë fetar i keqpërdor ceromonitë fetare dhe mësimet fetare për të plagosur apo për ta sakatosur kombin e vetë. Kundërshtarët e tij nuk duhet të ndjekin të njëjtën rrugë por duhet ta luftojnë me të njëjtat armë. Pavarësisht se mund të jetë e pakëndëshme për pjestarët e saj të veqant. Si kundërshtar i këtyre dukurive negative:

“Njeriu duhet të jetë me të vërtet luftarë për demokraci dhe duhet të bëjmë diçka që të mos e harojnë kollaj!”.

E ky emision i dytë ishte edhe më vështirë. Arritja e lirisë është një hap, ndërsa i dyti është ruajtja, kultivimi, ujitja dhe promovimi i saj . A e kemi përmbushur këtë mision të dytë? A mos vallë e kemi ngatërruar këtë ripërtritje kombëtare shqiptare? Amos vallë Thaçi, Mustafa e deputetët servilë e kanë ngatërruar këtë mision, ripërtritje e këtë rimëkëmbje me ndërtime rrugësh, vilash e pallatesh, me liberalizimin e vizave, me pasurimin pa fre e pa kufi, duke i ngatërruar, sikurse thotë shpesh vetë ky popull sy lesh, parimet me çaja rus, me gullasha e pilava me suxhuk? Duhet të pyesim në këtë tetë vjetor të pavarësisë të gjithë vetvetën, duke filluar nga rojtari, punëtori, inzhinjeri, doktori, mësuesi e profesori i universitetit, sesa është vjedhur, sesa është punuar për rimëkëmbjen e këtij shteti Dardan më të lashtin në Evrop.

E vërtetë. Kur u çliruam nga një e keqe, aty për aty, na dolën zollumçarët e Brojës e të Prapashticës, a dëshirojmë të falenderojmë dikë, të gjejmë shkakun e këtij zullumi të PDK-ës e të LDK-ës, të gjejmë shkakun e këtij zullumi e këtij korrupsioni, sepse e keqja që ka ndodhur është shumë më e madhe. E keqja më në fund mori tatpjetën një prej fatkeqësive më të madha kombëtare që patëm si popull ishte brenda një rrethi të ngushtë e të rastësishëm njerëzish të varrezave pushtetarësh me emër e mbiemër. Kjo është e vërtetë, sepse kthehet në një rrugëtim drejtë së keqës! Gjatë këtyre viteve jo rrallë herë kemi dëgjuar tundime e mendime të llojit: “Ishim më mirë atëherë!”... Sot e dëgjojmë këtë refren më shpesh, por shpesh edhe sot këto atavizma të asaj kohe dalin e shprehen në forma tjera me shëmtin e saj. Ne populli ishim desidentët, ne ishim heronj të heshtur, më të sulmuarit, më të grabiturit, më të rrahurit e migjithatë, ne sot nuk kërkojmë poste e privelegje. Një ditë muzgu i jetës së këtij populli do të relativizon gjithçka, por neve ju zullumçarë e hajduta na dhatë prangat dhe varfërinë. Kjo errësirë nuk do të ishte pa korrupsionin dhe kapjen e pushtetit tuaj. Megjithatë, ata që i kryen këto çmenduri nuk i kuptonin apo nuk donin t’i kuptonin ligjet e këti shteti që vetë i prodhuanë? Këta njerëz kishin evoluar në një shkallë të tillë, derisa arritën të bëheshin servilë, tradhtarë në kuptimin e plotë të fjalës, sepse imoraliteti e servilizmi e tyre nuk njihte kufij. Ata e treguan me prova të shumta, bindshëm, se në tradhtinë, marrëzinë dhe injoracën e tyre s’ka kufij është një tregues i tiranisë ndaj kulturës dhe besimit të shqiptarëve.

Ajo përulje deputetësh servilë jo vetëm përmbushën një mision, një tradhëti kombëtare, por shpallën edhe një tjetër. Ate të legalizimit e Zajednicës, krimit të organizuar ekonomik, plaçkitjeve të pronave me anë të tenderave dhe të korrupsionit. Ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të gjatë e mafioz në mes dy dashurive katakombësh PDK e LDK ku i detyruan deputetët halabak të jetojnë nën ambrellën e tyre, por edhe fillimit i një rrugëtimi tjetër korruptiv, i atij të coptimit të teritoreve Dardane deri te formimin e komunave sllave (aty ku është shpirti i zullumçarëve, aty është errësira). Një lojë djallëzore po luhej me fatet e Dardanis dhe një tragjedi kombëtare po përgatitej nga sllavoserbët e veglat e tij në parlament.

Ja, ç'tha një frances që kishte ndenjur dhe shetitur në Shqipëri në atë atë kohë. Në mes të kafesë dhe cigarës, shqiptari vështron dhe pret. Fati i tij quhet: Të presim, jeta e tij quhet: Neser. Thotë shqiptari se është kurdoherë në gjumë, mbase se janë të sëmuar.... Sa fjalë të rënda, të shëmtuara e të këqija, po qe e meritojmë të na bëjnë të mejtohemi, të përmendemi.

Ç'duhet të bëjë nacionalizma shqiptare? Ajo duhet të tingëllojë thellë në zemër të çdo shqiptari. Themi "Të çdo shqiptari" se nacionalizma jonë nuk është një parti. Nuk është edhe një grup. ËSHTË GRUMBULLI I MADH i të gjithë kombit shqiptarë, është lidhja e tërë racës shqiptare, e krejt popullit që fletë gjuhën shqipe. Kjo racë, ky kombë, ky popull e ndjen veten e tij vëlla dhe të pandarë prej shoku shokut dhe ka një atë vetëm qëllim. Të ketë një Shqiperi të lirë dhe intepedente. Ky është qëllimi i shenjtë i nacionalizmës shqiptare. Ky është sot ka për të qenë edhe nesër, edhe gjithmon. Për këtë kanë punuar, janë munduar dhe kanë shkrirë veten e tyre ata që na e kanë lënë amanet këtë Tokë - thotë Mithat Frashëri.

Sot, tani në këtë shkrim nuk dua t’ju thur lavde as juve pushtetar se historia do ta bëjë e tjetër kush do t’ju japë shpërblimin e turpit, por ky vend, kjo Dardani, nuk ju ka borxh tradhtinë dhe historia do t’ju gjykojë (pas) nesër ne të tjerëve se ç’bëmë më këtë liri e më këtë Dardani që e sakatuam…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora