Mendime
Dedë Preqi: Mos më turpëro populli im!
E hene, 29.02.2016, 12:00 PM
MOS
MË TURPËRO POPULLI IM !
Nga Dedë Preqi
Në sheshin e kryeqytetit tonë gjindet shtatorja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbe. Nuk është me rëndësi cilës parti i takon, por është vëlla i yni, i cili na dha nderin dhe krenarinë kombëtare. Aty në qendër të sheshit, bashk me vraçin e tij, qëndron para nesh i gaditur, edhe pas shumë porosive të tjera, sikur do të na thotë edhe diçka shumë të rëndësishme…
Heroi kombëtar, si dëshmitar i kohës dhe historisë, edhe atëherë në kohën Skënderbegiane, para shumë shekujve u shfaqën dëmtorët dhe armiqtë e popullit shqiptarë, por vetëm të bashkuar e të betuar rreth idealit kombëtar, ia kemi dalë, duke e gjunëzuar sëcilin kundërshtar.
Ndëkaq, heroi ynë kombëtar, në mesin tonë përgjithmonë, disponon durim të mjaftueshëm dhe pret më shumë prej nesh, që shtetin ta mbajmë në duar të sigurta dhe gjërat ti drejtojmë në kahe të duhur, të paktën ti mbajmë fjalët dhe besën me njeri-tjetrin, si vëllezër të një gjaku.
Është e vërtetë se një karakteristikë të tillë e ka vetëm shqiptaria, e cila është rruga më e kërkuar për ta ruajtur dhe për ta mbajtur unitetin kombëtarë. Nuk duhet të na bashkojnë vetëm ngjarjet tragjike, apo luftat kundër kombit e vendit tonë, por unitetin tonë ta forcojmë dhe ruajmë bindshëm në çdo kohë, në paqë dhe luftë të pa ndarë me njëri-tjetrin.
Duhet të ndjejmë krenari të veqantë që i takojmë këtij populli dhe vendi, të cilit për fat të keq si tërësi i mungojnë gjymtyrët tij, por i bëhët nderë e madhe nga një demokraci dhe fuqi e përkrahur nga SHBA-të, dhe vendet tjera mike, me shpresë dhe besim se do vijnë ditët më të mira për kombin tonë.
Sot kombit tonë i duhet vetëm një forcë reale dhe ajo është në duart dhe forcat tona, që të jemi të urtë dhe të shfrytëzojmë me urtësi autoritetin e popullit dhe njerëzve paqëdashës që luftojnë për idealin e demokracisë. Historia i njeh më mirë revulucionet tona, të cilat kanë dëshmuar të vërtetën tonë historike dhe rrugën e saj drejtë lirisë kombëtare pa e cënuar të drejtën e askujna.
Shqipëria dhe Kosova janë „NJË“, kufinjt nuk luajnë rrol të madh në marrëdhëniet në mes dy popujve dhe vendeve ndërvëllezërore, duke lënë anash gjithë ata që ëndërrojnë akoma perandoritë e dështuara të mesjetës, sepse raca shqiptare i takon racës njerëzore, dhe se virtytët i kanë thesarë të jetës gjithmonë.
Pavarësisht nga politika e sotme zyrtare, populli shqiptar duke qenë i vetëdishëm për unitetin e vet fizik dhe gjeneologjik, gjithherë dhe historikisht në krizat e rënda politike, ekonomike e sociale e ka ndihmuar njëri-tjetrin për të ekzistuar, të mirën dhe të keqën e kanë ndarë së bashku.
Në mbarë botën sot po luftohet për paqë, për liri dhe demokraci të popujve, dhe në mesin e këtyre popujve bënë pjesë edhe populli shqiptarë. Ishim ata që i dhamë goditje të rëndë të gjitha perandorive tiranike të kohës, që lëshuan kthetrat grabitqare mbi Gadishullin Ilirik dhe Ilirinë, mbi Rumelinë e Arbërinë, mbi Ballkanin e Shqipërinë.
Prandaj vëllezër, unë Gjergj Kstrioti-Skënderbe, jam gjithherë në pritjen t’uaj, se ç’farë po bëni më shumë për vendin, për popullin, por edhe për shtetin, të cilin e fituat jo aq lehtë. Edhe Ditën e Pavarësisë, kam dalur këtu ku jam me vraqin tim në sheshin e madh të Prishtinës, i veshur solemnisht për ta festuar këtë ditë të veqantë !...
Por, nga gëzimi u dëshprova, sepse dikush ma prishi disponimin, duke protestuar dhe brohoritur, ku turmat e njerëzve pranë meje flisnin diçka por, nuk i kuptoja, sepse në vend të urimeve për shtetin dhe pavarësinë, ata shprehin mllefin e tyre, me të drejtë, apo pa të drejtë, por kjo ishte një ditë feste!
Atëherë ku jemi vëllezërit e mi? Ai takojmë në të vërtetë kësaj bote që na rrethon? Pse po e përbuzni njëri-tjetrin pa mëshirë dhe në mënyrën më naive. A e dini se, ndjenjat dhe gjenet tona vëllezërore janë të përjetshme, të cilat manifestohen në përputhje me natyrën e vet dhe nuk guxojnë të egërsohen, dhe të helmojnë njëri-tjetrin, apo gjakun e vet shqiptarë.
Dhe sot, ç‘farë po bëni edhe në praninë time i keni ndezë zjarret dhe keni ngre tendat në mes sheshit tim dhe shokëve të mi, a është ky një ideal që jeni betuar në këtë mënyrë? Kush po ua ruan familjen, shtëpinë , kufinjt dhe shtetin? Çka jeni bërë si njrëz të çartur, dhe nuk jeni në gjendje ta kuptoni njëri-tjetrin, si vëllau me vëllanë!
Pse të gjitha këto hasmëri në mes vete, nuk duhet të ju ndajë dhe përqajë politika, ndërsa, jeni të rrethuar akoma me armiqë, por edhe me miqë e dashamirë, të cilët ju ndihmuan në ditët më të vështira! Sa shpejtë i harruat luftat e përgjakshme me armiqtë e vjetër dhe tani duket se e kaluat pragun, por ndezni konflikte ndërvëllezërore.
A mendoni se, jo vetëm para meje Gjergjit, Ademit, Rugovës, Terezës dhe shumë të tjerëve, por edhe para syve të ndërkombëtareve jeni bërë pasqyrë e botës dhe po reflektoni me veprimet e juaja të pa natyrshme dhe jo normale, të cilat po na zhgënjejnë, njëherazi dhe po na zbejnë krenarinë kombëtare dhe rrolin e këtij shteti.
Këto veprime dhe sjellje nuk i takojnë këtij shteti demokratik, dikush në Palament e dikush në rrugë duke protestuar, nëse jemi në një shtet të përbashkët, për të cilin e derdhëm një lum gjaku dhe humbëm më të dashurit e këtij vendi, për të pasur të gjithë liri dhe demokraci të barabartë.
O, njerëz të vendit tim, e të gjakut tim, a mendoni se këto forma janë në të mirën tonë të përbashkët, apo këto pasoja i shohim dikur, atëherë kur do bëhët vonë dhe kur kemi më shumë nevojë se kurrë, që shpresat tona të realizohen dhe të forcohet optimizmi jonë njerëzor për një jetë të qetë dhe mirëqenje më të mirë.
Në sheshin e heroit kombëtar Gjergj Katrioti –Skënderbe, dhe pas shumë e shumë porosive të tjera, sikur do të na thoshte edhe diçka të rëndësishme; „Edhe pse duart e mia ishin aqë të forta e të hekurta, që nuk u mundën kurrë nga armiku, sot dukem i pa fuqishëm dhe më mund turpi, kur i shoh vëllezërit e gjakut tim në përbuzje me njëri-tjetrin“.