Mendime
Caka: Ç'dreq myslimanësh janë shefqetët e irfanët!
E shtune, 20.02.2016, 05:06 PM
ÇFARË DREQ MUSLIMANËSH JANË KËTA SHEFQETËT, IRFANËT E RAMIQËT!
Nga Afrim Caka
“Ia vlenë të shpenzojmë energji në përmirsimin, ndryshimin e personaliteteve të këtyre mbetjeve turke?”
O Perëndi, ç’kohëra të prapa që erdhën! Dardania si një fushë e shkretuar nga zullumçarët e tradhtarët mjekërzinj. Mos e kanë rrëzuar dhe tani dergjet në ndonjë pllajë me skeletet e krahëve të mbledhur nën vete?
Padija jonë është i vetmi shkak. Çështja nuk është se nuk e zotrojmë të vërtetën, e kemi dashur gjithmon, por e kemi harruar. Jemi bërë pa memorie, sytë tanë janë errësuar. Shikimi e ka humbur qartësinë e nevojshme për të rizbuluar të vërtetën…
Të gjthë e dimë se kanë mendime të papastra. As këtu xhëmati i shkretë nuk gjenë dot rehatinë…!
I tërë shkrimi im është: mos u kapni pas personalitetit të këtyre hoxhallarëve. Pranoje natyren tënde plot liri dhe respektoje veten, je krenar të jesh vetvetja, çfardo që të jesh. Të kesh dinjitet! Mos e shkatrroni veten dhe atdheun me atë që ëshë gjë e vdekur. Por ne duhet të luftojmë, na duhet pak zemër dhe të ngrejmë krye kundër tyre për diçka që nuk duam të jenë në rrugën e gabuar, nuk duam të jenë pjesë e kësaj natyre fetare, nuk duam të jenë antikombëtar dhe nuk duhet të jetë fati i tyre!
Doktrina Islame ka përshkruar shumë faza. Faza e parë ka qenë një fazë magjike, e cila ende nuk përfunduar. Ndërsa faza e dytë është çoroditja e ca imamëve e hoxhallarëve…! Religjioni i Shefqetit filloi ta përdorë median për të përhapur mesazhin e tij antishqiptar, për të pasqyruar egërsinë, ulërimën e, nga ana tjetër, nxirrnin lajmin nga tempulli i së keqës dhe të degjenerimit, sesa si një mundësi, që, e përdorur mirë, është një ndihmë e domosdoshme për përparimin e shoqërisë dhe të vetë religjionit.
Jemi lodhur prej zagarëve qeveritarë e fetarë, mendja ju shkoi përseri te pakti i fshehtë në mes të Erdoganit famkeqë… Kjo histori, kjo tradhti mund të mbartte emërtimin “Mashtrimi i madh”. Nuk quhej më kot miti më i errët i tradhtarëve shqiptar… Këta kanë deshirë të jetojnë në errësirë, sepse drita i verbon! Drita i frikson se realiteti është diçka tjetër…
Shumë fise turko-arabe, në pjesë të ndyeshme të botës jetojnë ende në fazën e parët religjionit në guva e shpella, të bazuar në ritet magjike të sakrifikimit për Zotin. Është një llojë shkëmbimi: Perëndisë i kërkohet ndihmë për mbrojtje. Ato që konsiderohen si më të çmuarat ushqimi, veshja, shiu me duarë lartë etj., edhe duke i dhuruar Perëndisë. Sigurisht që asnjë Zoti nga këto nuk i merr; është hoxha e imami që i marrin këto dhurata. Këta janë ndërmjetësi, janë këta që përfitojnë. Dhe gjëja më e çuditshme është ky religjion magjik, ritual, ka tërhequr e rrëmbyer mendjetë e xhëmatit, për të paktën shtatëmbëdhjetë vjet…
Si mund t’ju besojmë?
Imami gjen gjithmonë një shpjegim tepër të thjeshtë për gjithçka sa I takon dështimit për të na mbrojtur prej të ligave: këta janë fornizuesit me plot e mendime të papastra, për ndjeksitë e tyre… Dhe egoja e tyre kështu është shpërblyer nga xhëmati. Religjioni magjik i Shefqetit dhe i shokëve të tij është thjesht rit. Është një përpjekje për të bindur Përendinë dhe xhëmatin për të ndihmuar Tërnavën e Ramiqin që ti degdisë të rinjët në Siri se: Armiku është duke pushtuar kombin, shiu nuk po bie, ose bie me shumicë, siç e kërkon Shefqeti ndihmën e Zotit? Pse duhet të besojmë në Shefqet Krasniqin ose në Tërnavën? Nuk kemi nevojë, në thelb, asnjë shqiptar atdhetar nuk është i interesuar për këto plehra.
Kjo dëshmon se ky problem nuk është individual, por është ngritur në nivel shoqëror e, që është edhe më tragjike, është ngritur në nivel gati nacional duke i përfshirë edhe ca struktura shtetërore. Mendoj se kjo është mjaftë për të kuptuar se kurrsesi populli shqiptarë nuk duhet të bjerë në grackën e këtyr plehrave. Ne këtu jemi për lirin, për jetën e Dardanis dhe jo për vdekjen e saj. Duket sikur Dardania po nxjerr frymën e fundit. Shpresoj që ngritja e vetëdijës do të na shpëtoj nga e keqja që e ka pllakosur këtë milet pa kokë! Tani popullit s’i mbetet veç të mendojë llojin e vdekjes që na përgatisin armiqtë tanë. Shqiptarët kudo që janë, me zinë dhe vdekjen nëpër këmbë, besoj se e kanë përcjellë këtë shëmti me aq shpërfillje, saqë nuk do të kenë pasur kohë as të zemërohen me Shefqeta, Ramiqa, Irfana e Tërnava.
Religjioni i Shefqetit është një klub i vjetër dhe e përdor për një zhargon religjios antikombëtar, nëse shikon në thellësi, do të zbulosh llafe dhe aspak substance. Ja pra që tani po gjthnjë e më qartë: çdo ditë injoranca dhe tradhtia e tyre demaskohet; i del boja; ja pse të këta hoxhallar e imam janë kundër çfardo lloj përparimi të njohjes, ja pse të këta hoxhallar e imam janë kundër çfardo lloj përparimi të njohjes së identitetit kombëtar. Dhe çështë më e keqja këta detyruan xhëmatin të ndrrojnë emra dhe mbiemra.
Lutjet magjike të Shefqet Krasniqit i lënë xhëmatin ashtu sikurse janë, por më primitivë, të varfur mendërishtë dhe injorantë. Në këtë fazë të lutjeve, duket ose vjen e shfaqet përdorimi i shtypjes, ose represionit që i bëhet duke i helmuar mendjen fëmijëve që të mbulohen me shami e ferexhe. U flasin për Zotin... ose u mësojnë gënjeshtra, errësirë e budallallëqe tjera! Duke mos i lënë fëmijët të eksplorojnë natyrën, i japin një dituri errësire, demagogji të parafabrikuara dhe kjo dituri në menyrë apriori bëhet penges kryesor për ta. Gjak duan këto krijesa të mjera, gjak duan shpirtat e tyre pa gjak, prandaj pickojnë në pafajsinë dhe thjeshtësinë e fëmijëve. Si rrjedhojë ka lindur frika që fëmijët do të mund të merrnin rrugë të keqe. Pafajësia e fëmijëve është një treg i mirë: për këta magjistar të poshtër e të paftyrë. Sepse këta të gjithë fetar radikal ose më mirë të themi turko-arab e përdorin si strategji themelore shtypjen e presionin për t’i kthyer në skllavëri, për t’i katandisur fëmijët dhe xhëmatin në një skallavëri psikologjike dhe shpirtërore.
“Një ditë këta hoxhallarë duhet të bëjnë shndërrim total në kokat e tyre të mjera për t’a njohur vetën e tyre... Mendoj, nuk kan për ta gjetur veten?”. Kur unë them që vetëdija e tyre bëhet “i ndërgjegjshëm për vetveten e tyre”, e pastaj duke u bërë thjeshtë vetëndriçues për të tjerët...
Sigurishtë, ekzistojnë një numër i pafundmë dështimesh… Nëntëdhjetënëntë përqind e përpjekjeve dështojnë. Për shembull, shirat nuk vijnë sipas përpjekjeve të Shefqet Krasniqit dështojnë. Për shembull, shirat nuk vijnë në çastin e duhur, arsye për të cilën religjioni islam magjik apo lutsi islam magjik përmbush një ritual sakrifikimi dhe që Shefqeti, Ramiqi, Tërnava etj., mendojnë se e kanë kënaqur Perëndinë dhe se ata do ta kthejnë shiun apo kur të bien sheit do të shkojnë në “parajsë”. Hërë pas here shirat vijnë me të vërtetë, ata nuk kthehen dot… por shiu vjenë edhe nga që nuk e adhurojnë Perëndinë dhe nuk e përmbushin këtë rit. Shiu vjenë edhe për armiqtë që nuk janë lutur...
Këto shira nuk kanë asgjë që mund të lidhen me ritet. Nuk ekziston asnjë lidhje mes Perëndisë dhe Shefqetit, Tërnavës e Ramiqit, nuk ekziston asnjë lidhje shkencore shkakësore dhe si rrjedhoj ndërmjet riteve, lutjeve nëpër foltore të xhamive dhe reve apo shiut. Gati çdo ditë nëpër foltoret e xhamive krijohet një spektakël i paparë në mes tri magjive dhe parajses? Në të kaluarën, në tërë botën njerëzit ishin paganë: kufizoheshim ne adhrimun e natyrës. ?do fëmijë lind pagan, ai është i lumtur ashtu siç është. Nuk egzistonte ideja e mëkatit dhe as ndjesia e fajitë, jeta pranohej ashtu siç ishte. Nuk e di a mund ta kuptojnë këtë shkrim Dr. mashtruesi dhe xhëmati trutharë! Nuk është diçka e mirë t’i bësh shoqëri të vdekurve, është e rrezikshme. Fjala “fe” duhet të zhduket nga të gjitha gjuhët. Feja këtij Shefqeti prej zullumçari duhet të bjerë nga froni i xhamive dhe dyshimi, realiteti duhet të zërë vendin e saj.
Hoxhallarët e imamët sigurishtë që janë më mendjeprehtë sesa xhëmati që i shfrytzojnë: dy të parët e dinë mirë se çfarë ndodhë në të vërtetë. Ti, kujtojmë: klerikët fetar nuk kanë besuar kurr në shkencë, nuk mund të besojnë; kjo është mjeshtëria apo zanati i tyre. Sa më e madhe të jetë feja e tyre, xhëmati është më shumë i shpërlarë kombtarishtë dhe aq më të mëdha do të jenë turmat që ata arrijnë të tërheqin pas. Pastaj mbrrijnë fqinjët e tyre nga ferri që të shfaqin aftësit e tyre vdekjeprurëse dhe në këtë rremuj përfitojnë diçka.
Dhe lartë në qiell kërkojnë Perëndinë!