E merkure, 11.12.2024, 03:04 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kur shkruhej historia nuk kishim gojë

E shtune, 20.02.2016, 05:03 PM


Kur shkruhej historia ne nuk kishim gojë

Nga Fahri Xharra

Jemi për t`u ardhur keq për vetveten ; sa kohë e sa shekuj ishim pa sy , pa veshë e pa gojë.  Edhe nëse i kishim ato na i mbyllnin ose na i shkulnin;  thjeshtë nuk guxonim !

Por ne kishim nga ata fodullët që na udhëheqnin , ishin agallarët , bejlerët, spahinjtë, vezirët , pashaitë dhe kryevezirët , ishin nga anët tona . Ata,  si ta mësonin gjuhën e zevzekëve e harronin gjuhën shqipe, historinë shqipe , shkëpusnin çdo lidhje me vendlindjen dhe hop’la; 100 % bëheshin të tyre.

E kërkova  autorin e kësaj piktureje ,e gjeta vetëm titullin ; “Karagjorgje duke përgatitur Kryengritjen e parë serbe “ , Impresionante , të gjithë  me tesha kombëtare shqiptare dhe ia banin dertin “Serbisë .

-Po atëherë nuk kishte Serbi ! më thonë librat . Si t`iu besoj ?

Nëse portreti ishte i kohës ( 1804 ) atëherë , artistit i besohet por ai me qëllim kishte harruar të cekë se Kargjorgje nuk dinte serbisht  , ai fliste vetëm shqip . Por e dhe një gjë , nga kurtuazia nuk u pikturua përkthyesi ?

Po, kujt i fliste Karagjorgje ? me kë merrej vesh për një kryengritje të madhe kundër osmanëve ?

Po, me ata që e kuptonin pa përkthyes .

Si u bë që ne i kryem një shërbim historik një populli të ri , i cili ishte  i mbledhur vetëm rreth kishave

( atëherë ) ortodokse e sot pravosllave. ?

Shqiptarët nuk guxonin , sepse nuk guxonin të kishim gojë, as sy e as veshë . Dhe , historia shkruhej nga ata që ishin të stimuluar dhe mbrojtur nga  kisha pravosllave . E shqiptarët verbërisht pas fesë.!

Ai , kundër të cilit u ngritëm , i pranonte me zor të gjitha , me kusht që të mos jetë shqiptare . Dhe ashtu u bë . Shqip , jo se jo ! (Historia e  mëshehur - Si lindi Serbia? Nga Fahri Xharra )

 

(Kësaj historie të së ardhmes po i frikohem shumë ; arsyet janë te shumta.Na ishte një herë një Kosovë -shtet në veti ? ( fxh) ".do të kemi ose forcat ndërkombëtare të sigurisë rrugëve dhe institucioneve, nga e cila do të ketë ndonjë riformatim protektorati mbi Kosovën ose do historianët do të nisin të shkruajnë historinë që do të nis me fjalinë: “Na ishte njëherë një Republikë e Kosovës…”.( nga Jon LEKA )"" )

(Një gjë interesante me këtë trenin e historisë i cili nuk ka të ndalur dhe në të hypin dhe zbresin nga më të ndryshmit , nga më të  … por të fundi i fundit  të gjithë janë udhëtarë ,dhe duhet të kryejnë një mision natyror . Neve ,natyra na i kishte pas dhënë biletat për në vagonët e parë me numra të caktuar të ulëseve .. Dhe udhëtonim.

E fituam atë që nuk e kishim me mileniume dhe krijuam shtete por  kur filluan gjërat të ç`ndrydhen dhe Zipi filloi të hapët ; filloi gjithçkafi por  duke e harruar që Fredrich Ludwig Jahn, theksonte kuptimin politik të idesë kombëtare: “Shteti nuk është asgjë pa popullin dhe një qeveri e mençur, nuk e vendos shtetin mbi popullin, por popullin brenda shtetit” )

Në “ Greqi “ viti 1821, prapë shqiptarët “ problematik” , prapë kryengritës kundër të madhit Padishah.

Po edhe kjo kohë  e ngritjes i gjeti shqiptarët pa veshë , pa sy , pa gojë. Punën e kryenin , por të flisnin për botën jo . Të tjerët shkruanin për ne dhe mbi ne , dhe kështu pas disa vjetësh me anën e shqiptarëve u bë shteti i dytë  në Ballkan ,  edhe kësaj radhe me të drejtë ortodokse greke  por jo shqipe ortodokse

Nga faksimili i më sipërm lexohet që Kisha Greke e Stambollit e shkishëroi kryengritjen “ greke” të vitit 1821. Lojë  me histori , nën patronatin e Padishahut ; po ata ishin shqiptar  ata që ngritën krye. Dhe , ata që e shkruanin historinë mendonin largë mendonin largë , nuk guxonte të mbet në libra që shqiptarët autokton të atyre anëve që sot quhet Greqi i lëkunden Padishahut themelet.

Në të dy rastet , shqiptarët :guximin, trimërinë, gjakun. Frytet e mëdha : u krijuan Greqia dhe Serbia , nga ne.

Por ne kishim nga ata fodullët që na udhëheqnin , ishin agallarët , bejlerët, spahinjtë, vezirët , pashatë dhe kryevezirët , ishin nga anët tona . Ata,  si ta mësonin gjuhën e zevzekëve e harronin gjuhën shqipe, historinë shqipe , shkëpusnin çdo lidhje me vendlindjen dhe hop’la; 100 % bëheshin të tyre.

Sytë na i verbonin, gojën na e mbyllnin dhe veshët na i shkulnin ! “Shteti nuk është asgjë pa popullin dhe një qeveri e mençur, nuk e vendos shtetin mbi popullin, por popullin brenda shtetit”

Fahri Xharra,15.02.16

Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora