Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Shqipëri, na morri lumi!
E shtune, 23.01.2016, 06:03 PM
Shqipëri, na morri lumi!
Nga Fahri Xharra
Ishim krenar qe e kishim shtetin amë . Po edhe sot e kemi . Bija e Shqipërisë Kosova posa ka shkelur në rrugën e pavarësisë ,por nuk po di ta mbajë. Mendonim se e kemi një Shqipëri 100 vjeçare dhe ajo do del zot të bijave; por u gabuam .
Shqipëri, ti e di fort mirë kur rilindësit qanin për ty ; ata e pajtonin boten qe duhet të jetë një shtet shqiptar . Por ne e turpëruam Kontin Bert-Hold dhe tërë Austro-Hungarinë e kohës , sepse ajo ia dhe Imail Qemalit flamurin kuq e -zi dhe i tha : Shpalle shtetin e Arbërit ! Ajo na mbrojti nga sulmet e fqinjëve , se e dinin që ne nuk jemi të fortë për mbrojtje , por as nuk kemi vullnet , shkurt : nuk e duam shtetin tonë se nuk i ndahemi dot robërisë ; gjurmët dhe vrragët e zinxhirëve të trurit nuk na janë shëruar ende .
Edhe bota mendonte drejt , se shteti i dytë shqiptar Kosova do ta ketë mëmën Shqipëri , për mbrojtje së paku morale. Por u mashtruan edhe ata. Kosova , shtet pa përkrahjen morale dhe me zemër të Shqipërisë nuk mund të qëndrojë ; kjo po shihet. Jemi ende të gjelbër për udhëheqje, edhe era më e lehtë na e shtrembëron rritjen përpjetë. Menduam se do ta kemi kërcellin nga Shqipëria ,por jo nik doli ashtu si menduam.
Mjerë Kosova , mjerë Shqipëria ! Bota habitet se si është e mundur që një popull me civilizim 5 mijë vjeçar te jetë aq i pa fuqishëm në mendje dhe për të menduar .
Ju ka rrokë qpftlargu për fyti , dhe nuk po iu kë të merrni frymë !
Shpirti i madh i Shqipërisë nuk na mësoi ta fitojmë paqen ,pas luftës se tmerrshme te vitit 1999 .
Presidenti Klinton thuaj se e parandiente një të keqe kur thoshte; “Ne e fituam luftën , tani ju fitoni paqen”
Serbia u mund ushtarakisht por ajo na mundi në luftën diplomatike ; ajo po na mund në luftën e sotit kibernetike. Loja kibernetike në mes Kosovës dhe Serbisë është në raundin e 9-të , të zgjatjes 12 roundshe.
Kur një prift i një Manastiri e shpallë në botën e shkrimit se Kosova është tërësisht serbe , ne ne shkollat tona i mësojmë fëmijët tanë se si të nënshtrohen duke e puthur token nga frika.
Shqipëri zgjohu se të zuri gjumi , e vërshimi i madh antishqiptar e ka filluar përmbytjen e mendjes dhe tokave tona ,
Shqipëri na morri lumi !