E marte, 08.10.2024, 11:13 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Elbasan i bukur, “ Zemra “ e Sërbisë!

E marte, 15.12.2015, 09:01 PM


Elbasan i bukur , Elbasan ! “ Zemra “ e Sërbisë  !

Vetëm një dëshirë e kam që “Kisha Autoqefale e Shqipërisë “të deklarohet për kë skandal mashtrues të serbëve.

Nga Fahri Xharra

Qyteti i Elbasanit ndodhet në Shqipërinë e Mesme. Ai shtrihet në fushën e Elbasanit, në krahun e djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin, i rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, në veri dhe veriperëndim nga kodrat e Ullishtave, në perëndim nga përroi i Zaranikës, në jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Në anën perëndimore të qytetit kalon përroi i Zaranikës dhe nga lindja ai i Manazderies. Elbasani është i vendosur midis gjerësive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe perëndimore 19° 03' dhe ndodhet në një lartësi mesatare prej 125 m mbi nivelin e detit. Veçoritë klimaterike të kësaj zone janë: dimër i butë e me reshje dhe verë e nxehtë dhe e thatë.

Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Të dhënat arkeologjike besohet se emri i pare i Elbasanit ka qene mansius që do të thotë vend-qëndrim shumë arkeologe besojnë se vendburimi me i madh arkeologjik i qytetit antik mund të jetë në zone lindore të Elbasanit pranë rrapit të mances për shkak të ngjashmërisë midis emrave dhe rrënojave. Në shekullin II qyteti njihej me emrin Skampius e më vonë me emrin Skampi dhe ishte në varësinë administrative të Durrahut (Durrësit). Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qendër urbane, ushtarake e peshkopale. Gjatë periudhës romare Skampius njohu lulëzimin e tij më të madh sepse ishte një kryqëzim rrugësh ku perandoria romake ndërto rrugën Via Egnatia një rrugë me strategji ushtarake dhe ekonomike ku do lidheshe Roma me Kostandinopojën ku në Skampius kryqëzoheshin dy rruge ajo që vinte nga dyrrahu dhe Apolonia, ku kjo rrugë e rëndësishme strategjike shërbeu edhe gjatë luftërave fetare kryqëzatat. Pas bllokimit të rrugës Via Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti i Skampinit nuk përmendej më dhe u shkatërrua nga bullgarët dhe ostrogotët gjatë migrimit sllavo-bullgar diku nga shekulli VI-VII.

Por mbi të gjitha e kam një  “lëvdatë” për Serbinë e cila si “drangua me 7 zemra “ po fluturon mbi tokat shqiptare . Edje pse Kosova  “është zemra e Ser bisë “ , drangoni serb e gjeti edhe një zemër tjetër  në Elbasan , ELBASAN JE SRCE SRBIJE-  (Elbasani zemra e Serbisë)

Eh kur ke të bënë me një popull qe e mohon historinë e vet (shqiptarët) atëherë duhet zgjatur dorën fqinjve tanë me 7 zemra , të cilë kah shkojnë e rrotullohen e gjejnë nga një zemër të veten ; lësaj rradhe Elbasani !

Shikoni , një populli që e mohon historinë e vet i pjellë edhe mushka në shtëpinë e tij të mohuar. Si pjellë mushka ? Ja . keshtu duke i pritur të huajt që ta gjejnë  “zemrën” e tyre në trupin tonë. Nuk ka trup e as kokë që gjallëron pa zemër ; dhe kështu Elbasani në këthinzë të Shqipërisë qenka zemra e Serbisë.

Heshtim ne heshtim  ! grindemi ndër  veti dhe i gjallërojmë  zemrat e huaja në trupin tonë.

Elbasani  e paska një  histori të gjatë krishtere  na mësojnë serbët ( Ovaj grad ima dugu hriš?ansku istoriju, pa tako je 519. godine Elbasan postao garnizonski grad, hriš?anski centar i vladi?ansko sedište, kada su, izvan gradskih zidina, izgra?eni crkva i bazilika ). ; bile aty paska filluar krishterimi edhe para dyndjeve sllave në Iliri . Mrekulli serbe  që rrjedhë ngase shqiptarët janë të hutura në mbrojtej të interesave të huaja. Zoti e di ?

“Kurir “-i serb shkruan ;” Kurir: Shqiptarët s’e dinë se Elbasani është zemra e Serbisë.

Vetëm një dëshirë e kam që “Kisha Autoqefale e Shqipërisë “ ( jo ajo shqiptare ) të deklarohet për kë skandal mashtrues të serbëve



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora