Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Ismail Qemali dhe pellazgët
E diele, 15.11.2015, 02:22 PM
Ismail Qemali dhe pellazgët
“…Baba-Tomor, kish’ e Shqipërisë, mal i lartë,
fron i perëndisë, tek ti vinin njerëzit qe moti
për te mësuar se ç’urdhëron zoti
O shqiptarët e gjorë, Dëgjoni Baba-Tomor:
Kombi tuaj s’vete mbarë se besët u kanë ndarë.
Besa e bashkon njérinë: Ju pse e ndani perëndinë?” ( Çajupi )
Nga Fahri Xharra
Në shkallë ndërkombëtare prej gjithë përfundimeve te tyre te verifikuara mire, del se pellazget, qe mbizotëronin ne Adriatik, i kane sjelle Evropës, nder te tjera, alfabetin e pare, qytetërimin me te lashte: mjeshtërinë, teknikat e dobishme, themelet e shkencës, mitologjinë etj., e ne veçanti emrin e vete Europes, kulturën e grurit, shpikjen e bukës, ndërtimin e qyteteve e bërjen e regjistrimeve, te ligjeve, te monedhave, te Lojërave Olimpike... Pindari gjenial i ka quajtur “paraselenite”, domethënë qe jane shfaqur para daljes se hënës ne kupën qiellore
Për asnjë moment nuk dua te tingëllojë si ata pseudo nacionaliste te cilët përpiqen qe çdo gjë qe nuk është shqiptare ta kthejnë ne te tille (te njëjtën gjë qe fqinjët tanë jugore kane shekuj qe po e bejne) dhe po ashtu nuk po e hap ketë teme i shtyre nga asnjë ndjenje nacionaliste por thjesht informuese dhe mbi te gjitha debatuese. Do ishte e udhës qe te diskutonim te gjithë për ato qe i dimë dhe nëse është e mundur te paraqiten sa me shume fakte dhe referenca nga autoritete te arkeologjisë. Kjo për te mos e denigruar temën ne nje paçavure llafesh pa baze apo preferenca nacionaliste. Tek e fundit s`ka rendësi se çfare thotë njeri apo tjetri, sa dëshire ka njeri apo tjetri. Historia nuk mund te manipulohet dhe vjen një dite qe çdo gjë do dali lakuriq ashtu siç ka qenë.
Të kalojmë tek Kryeministri i parë i pavarësisë , Ismail Qemali . Ismail Qemali lindi ne Vlore ne një familje fisnike shqiptare dhe punoi per çështjen kombëtare dhe për standardizimin e alfabetit shqiptar. Ai mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin “Zozimea” të Janinës së bashku me Kostandin Karapanon nga Çamëria. Kostandin Karapano studioi për jurist dhe u martua me të motrën e bankierit më të madh të Stambollit, Kristaq Zografi, i cili ishte nga Labëria.
Ismail Qemali përgatiti një monografi, studim, të cilin ai e mbante nën jastëk deri në ditën e vdekjes. Këtë studim e trashëgoi djali i Ismail Qemalit, Qazimi, që e shoqëroi në ngritjen e flamurit në Vlorë dhe që kishte një vajzë të martuar në Strugë, studim të cilin fatkeqësisht ajo e humbi.
Por më herët : Ismail Qemali kishte miqësi me Vrionasit, të cilët kishin çifligje afër Janinës dhe bujqit e këtyre çifligjeve u çonin në sarajet e vrionasve, në çifligjet e Janinës, monedha të vjetra, copa gurësh me mbishkrime, vepra arti që i gjenin gjatë punës në çifligun e vrionasve në afërsi të Janinës, objekte të cilat Ismail Qemali i shikonte me shumë interes. Duke u bazuar në këto vlera arkeologjike që silleshin në sarajet e vrionasve : Ismail Qemali e këshillon bashkëshkollarin e tij Kostandin Karapanon, i cili kishte para, që të gërmonte atje ku gjendeshin këto objekte me bindjen se do të zbulonte Dodonën.
Dhe ashtu doli: Kostandin Karapano, solli specialistë nga Franca dhe filloi gërmimet.Jo fort larg nga brigjet e Adriatikut, me 1875 u zbulua Dodona, kryeqendra shpirterore, politike dhe kulturore e pellazgeve, orakulli paragrek i së cilës ka qene me i lashti dhe me i njohuri ne Ballkan e ne Europë.
Rrjedhimisht, ata kane nxjerre argumente autentike te pashtershme sidomos pas sjelljes ne Luver te gjetjeve arkeologjike te Dodonës dhe daljes me 1878 ne Paris te dy vëllimeve te Konstandin Karapanos “Dodona dhe rrënojat e saj”.Këto zbulime sensacionale kishin bere per vete paraprakisht bashkëpunimin aktiv te anëtareve te Institutit te Francës E. Egger dhe J. De Witte, qe mbahen si pasuesit e pellazgisteve franceze J. B. Jourdan (1746), Ch. Dupuis (1798), L. Petit-Radel (1810-1852), J. Michelet (1831), L. Benloee (1877).
Si rrjedhim, me vërtetimin mbi baza rreptësisht shkencore te autoktonisë me prestigj te pellazgeve kundrejt ardhësve te rinj, heleneve. Karapano zbuloi Dodonën dhe 1800 objektet e zbuluara i dërgoi në Paris, ku saktësinë e zbulimit të Dodonës e vërtetuan akademistët më të shquar të Francës së asaj kohe.
Dodona. A ka qene ky vend grek? A është e drejte qe greket e quajne kete toke si te tyren? Çfare ka përfaqësuar ne lashtësi dhe çfare rëndësie ka për vete në mitologjinë greke. Akademiku dhe historiani
Dr. Dhimiter Pilika nga Korça pati lexuar dy vëllimet e juristit çam, Kostandin Karapano, bashkëshkollar i Ismail Qemalit, mbi zbulimin e Dodonës, kryeselisë se pellazgeve hyjnore, botuar me 1875, sipas këshillave te Plakut Vlonjat. Nga rinia deri ne pleqëri te thyer, atdhedashësi nuk e gëlltiti dot gënjeshtrën e përhapur me mjeshtëri, "kinse paska kryeqytet te pellazgeve ne Ballkan te rene prej qiellit, pa banore, te cilesuar "qenie perrallash", pa palce historike!". Gjate dhjetëvjeçarit lëvruesi kembengules përpihet prej kësaj te vërtete te prekshme dhe përfundon me disa ekzemplare monografinë gati për botim, mbi prejardhjen pellazge-ilire te popullit tone, me te lashtën duke u mbështetur mbi mese 5000 dokumente rrenjëse dhe te huaja.
Gjate leximit te disa fakteve dhe argumenteve nga arkeologe dhe studiues te huaj ai hasi ne komente te cilat shkarazi ose drejtpërdrejt ngulin këmbe ne faktin qe mitologjia greke është e huazuar nga burime me te lashta dhe është marre nga popuj te tjere.
(Tek e fundit s`ka rendësi se çfare thotë njeri apo tjetri, sa dëshire ka njeri apo tjetri. Historia nuk mund te manipulohet dhe vjen je dite qe çdo gjë do dali lakuriq ashtu siç ka qene. )
Shkrimi është bere me dëshirën e mire për te pare nëse ne gjithë ate mitologji greke, a ka diçka qe na përket ne si shqiptare dhe nëse është kështu pse mos gjendett dhe shtjellohet? Nëse mitologjia greke ka huazuar ëdo element te saj nga qytetërime me te lashta, atëherë pse vazhdon e quhet mitologji greke dhe pse këto mite nuk marrin autopsinë dhe perkatësinë e duhur? Dhe nëse është kështu atëherë pse mohohet rroli i fqinjëve veriore dhe pse nuk pranohet vjetërsia e tyre (per te mos thëne burimi i mitit prej tyre)? Nese Dodona ka bere pjese ne Iliri atëherë ajo jo vetëm është shqiptare por edhe mitet qe burojnë prej saj janë shqiptare.
(E falënderoj alabaniaforum-in për huazimin e materialit te nevojshëm për ketë shkrim )
“Shqiptaret, banoret me te hershem te Adriatikut”Prof.Dr.Dh.Pilika
“Dhimiter Pilika “Dr.MOIKOM ZEQO
“Dritëhijet e një misteri: Dodona pellazgjike, simbolet e saj, dielli dhe lisi.” BESIM DERVISHI
“Në kërkim të tempullit të lashtë të Dodonës” Kujtim Mateli\Studiues
“Në malin e Tomorrit ndodhet Orakulli i Dodones Pellazgjike”Besim Dhe Klodiana Dervishi