E diele, 28.04.2024, 03:44 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kush po na e risjellë Sulejmanin

E premte, 16.10.2015, 10:41 AM


Kush po na e risjellë  “Sulejmanin e Madherueshem”

Një lojë e fëlliqur me kombin, një dëshirë për mposhtjen tonë morale, një tentim për të na larguar edhe më shumë nga Europa:  ” Pllaka me mbishkrimin ne gjuhen osmanisht qe sjell ne vëmendje periudhën osmane dhe Sulejmanin e Madherishem është rivendosur ne hyrje te kalasë se Lezhës, aty ku ne fakt ishte vendosur ne vitin 1522 “

Dikush po luan me ne , dhe na pavetëdije po e lozim vallen e dreqit të mallkuar : ““Përveç TIKA-s , janë shumë organizma publik turk të cilët e kanë për detyrë të inkurajojnë shpërndarjen e gjuhës turke, që të mbështesin projektet turke për ruajtjen dhe vlerësimin  e trashëgimisë otomane në Ballkan. Është gjithashtu Instituti Junus Emre (Yunus Emre Enstitüsü, YEE) i cili e shpërndan një vëmendje të posaçme turke ne Ballkan . Me vite të tëra serialet televizive turke janë bërë shumë të njohura, e njëra ndër to ishte edhe “Muhte?em Yüzy?l “ ( Shekulli madhështor )  ( nga studimi i më sipërm , me nëntitullin : Série télévisées : le soft power de Soliman le Cathodique )””(  Fahri Xharra, Atentati ndaj kombit me seriale turke debat.al )

*Kalaja e Lezhës ka një simbolikë shumë të madhe, sepse është edhe simboli i Besëlidhjes së Lezhës të bërë nga Skënderbeu që bashkoi princat shqiptar kundër turqve, po ashtu është edhe vendi ku është varrosur Skënderbeu.*

“Ky është një konspiracion ndërshtetëror shqiptaro-turk ,( e ndoshta edhe shqiptaro-serbo-turk ) Së pari, duhet me qartësuar opinion publik me atë që po ndodh në Kalanë e Lezhës e dikush duhet të mbaj përgjegjësi e kjo e fundit nënkupton e kërkesës e faljes nëse gabohet si dhe aktin e dorëheqjes nëse gabimi është i rëndë”. Por jo nuk është gabuar pa qellim  , por ajo pllakës  është vendosur me qellim; dhe me një qëllim me pasoja. Me besoni , me pasoja historike.

Historia nuk është prone individuale e as një njeriu  ( sepse ai njeri e ka vdekjen ) e asnjë qeverie ( sepse ajo e ka mandatin e kufizuar) , e asnjë ministri ( sepse ay, në çdo kohë mund të del jasht loje). Vetëm historia është e pavdekshme dhe është prone e kombit tonë. Ajo nuk duron mbështjellje me rrena dhe intriga. Edhe ajo një ditë pëlcet!

“Se kombi ynë është në gjendje të mjerë dhe në duar të mbetjeve osmane e renegatëve këtë e dëshmojnë më së miri veprimet e pamenduara mirë dhe të paguara nga qarqet e ndryshme te politikes turko-sllave për ndryshimin e themeleve të historisë së kombit shqiptar dhe monumenteve të tij të lashta.” -  shkruan historiani Gjon Keka . Por unë them që jo, fajet janë tek qeveritarët tanë të cila e ngacmojnë një popull të tërë vetme për ” një darkë të shtruar “ në mënyrë konfidenciale.

E pat kombi , na humbi ardhmëria në Europë, sepse i madh e i vogël po mundohen që gjëja ne jemi të pandashëm nga e kaluara jonë me turqit : vendosja e mbishkrimit të Sulltan Sylejmanit në Kalanë e Lezhës është një nga poshtërsitë më të mëdha në vazhdën e shumë poshtërsive që po iu bëhet kombit tonë nga renegatët dhe mbetjet osmane. Si mund të vendoset një mbishkrim i tillë në atë Kala të lashtë Ilire, në atë Kala që u bëri ballë pushtuesve barbarë? Kush po i lejon këto marrëzira të ndodhin para syve tanë si komb ndër më të lashtët në gadishullin Ilirik dhe në kontinentin europian.

Më besoni qe ne  si popull që jemi , jemi të pafajshëm, jemi të pa sherr. “Sherri “ po na vjen nga individë qeveritar. Është një konspiracion antishqiptar !

Në një vepër mbi gjeografinë e Europës, të botuar në vitin 1852, faqe 361, shkruan kështu: “Lezha ose Alessio me 3000 banorë është një qytet i vjetër që nga koha e Dyonysius von Syrakus me emrin Lissus, pastaj sërish ra në duar të ilirëve dhe aty ishte një kala malore e pazëvendësueshme-Aero-lissus”. - shkruan Gjon Keka.

“Klasa  politike në Shqipëri  e ka të vështirë të dali  nga kurthi i së kaluarës. Ajo nuk e ka as aftësinë e as vizionin për një gjë të tillë. Ata kalojnë nga krekosja nacionaliste, në përulje kozmopolite. Të kthehem te çështja e Europës Është i njohur admirimi i pakusht i shqiptarëve për Europën dhe SHBA-në. Kjo ndoshta vjen ngaqë humbjen e Europës ne e kemi përjetuar më tragjikisht se të tjerët. Qysh në vitet 30-të një poeti ynë ka shkruar se ne “e duam Perëndimin me një dashuri tragjike”. Ky tragjizëm u theksua gjatë izolimit komunist.

Por ne nuk po e duam Europën , me krenari po mbesim në tutelën antishshqipare.

Pyetja shtrohet fare thjesht: Ç’do të bëhet me shqiptarët sipas zgjidhjes turke? Të kthehen në turq? Të ikin? Të dëbohen? Ja, pra,  e kthyem historinë parapa .

Fahri Xharra,25.09.15

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora