E premte, 13.12.2024, 09:29 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kalifati dhe shqiptarët?

E hene, 14.09.2015, 08:21 PM


Kalifati dhe shqiptarët?

Nga Fahri Xharra

“Perëndimit nuk i pëlqen Kalifati, por Arabia Saudite nuk ndal prodhimin e radikalëve, ku ka shumë mbështetës, siç ka edhe në Turqinë e Erdoganit. Dy vendet sundohen duke u bazuar në sheriat. Revista “Spiegel” sjell krahasimin e dënimeve nga faqja “Middle East Eye": Blasfemia dënohet me vdekje në dy vendet. Për shpifje tek Kalifati rrihen me kamxhik, në Arabi Saudite sipas vendimit të një gjykatësi. Për seks para martesës, Kalifati rrahje me kamxhik dhe dëbim nga vendi. Arabia Saudite kamxhikim. Vjedhja nën dy pushtetet dënohet me prerjen e dorës. Për plaçkitje nga njerëz të armatosur, Kalifati dënon me prerjen e dorës së majtë dhe këmbës së djathtë. Arabia Saudite prerje e dorës dhe këmbës. Nuk ka sanksionuar se cilën, ndoshta është më demokratike dhe i akuzuari mund të shprehë dëshirën se cila këmbë apo cila dorë i duhet më pak. Ndërrimi i religjionit në dyja vendet dënimi me vdekje. Sipas revistës gjermane Arabia Saudite nuk posedon Kod Penal. Mbreti që vdiq paska provuar, por nuk paska mundur të aprovojë një kod penal, sepse vahabistët nuk pajtohen. Ata paskan ndihmuar mbretin në përforcimin e pushtetit absolut dhe kanë ndikim të madh” , kështu na e shpjegon Lis Bukuroca ?

Po neve si shqiptar , si populli  më i  vjetër në Europë ose thënë ndryshe si nismëtar të një Europeje të civilizuar , pse jemi “ngulur” në muzdrakët e Serbisë?

Ne nuk guxojmë të biejmë pre e thënieve, reklamimeve dhe joshjeve idiotike të disave : "Arabeve nuk ju intereson demokracia perëndimore ngase sistemi "fisnore" qe e kultivojne mijëra vjet njeh tjetër forme te qeverisjes. Arabet janë duke e implementuar sistemin e tyre fisnore pas eksperimenteve qe i solli koha moderne."

Jemi ne vete ne ? apo në ne e nga ne fryn një erë e rëndë qelbëse ? Kush na jep të drejt te na propozohen sistemet fisnore arabe për shoqërinë shqiptare. A mos po ia plotësojmë dëshirën Cubriloviqit , Cvijiqit Deretiqit qe te na "konsumojnë " me lehte karshi perëndimit si popull i mbetur prapa ? Kujdes , ne” detyrën” tonë qe nuk eshte aspak fisnike e aspak shqiptare ! U lodhem me "filozofinë " dinake  te qengjit turko-serb . Boll mo!

Kalifati  i ka tri dëshira: çlirimin e vendeve arabe, të Turqisë, Ballkanit deri në Austri, Andaluzinë e Spanjës, Kazakistanin deri tek kufiri i Indisë. E dyta, shndërrimin e të gjithëve në sunitë dhe plani përfundimtar, sundimi i botës. Po ne , si ta gjejmë vetën në këtë strategji arabo-turke?

Po  neve ,ç`na hyn  në punë sistemi kalifatik ?  a nuk na mësoj historia 600 vjeçare se ç`do të thotë të jesh rob?

Edhe diçka : të gjithë këta që po na “mësojnë” t`a  “duam ‘ kalifatin turk” , janë njerëzit më gjakshprishur të kombit, të cilëve iu intereson vetëm paraja dhe as qè iu shkon mendja të pëgatisin diçka të mençur  për ardhmërinë kombëtare. Këta  janë trafikantët më mafioz që i ka njohur ndonjë herë kombi ynë . E ne t`iu shkojmë pas?

Ne duhet të bëjmë dallimin në mes asaj që jemi mysliman dhe radikalizmit islamik . Askush nuk na e imponon ndërrimin e fesë ; ne jemi një komb që kombëtarisht , shtetërisht dhe historikisht jemi laik ,përkunder asaj që jemi të “ndarë “ në tri fe. Një gjuhë , një komb, një histori na bashkon  !

Të kthehemi pas , në vitët kur bota qante për ne në Kosovë , pa marrë  parasysh përkatësinë tonë kombëtare të shumicës”” "...religious identity has been present constantly in the antagonisms that have fragmented the Balkans for centuries - setting neighbor against neighbor, Muslims against Orthodox Christians, and Orthodox Christians against Western Christians..."  (http://www.religioustolerance.org/war_koso.htm)

“Unlike the rest of the former Yugoslavia, the Kosovo conflict had ethnic components. Before the recent exterminations and forced  ethnic cleansing, 90% of the population of Kosovo were ethnic Albanians. These are descendants of the ancient Illyrian tribes who occupied this area since before the Roman Empire. Their language is unrelated to all other languages in the area; they are now mainly Muslim.”

“Pra edhe pse Ballkani ka qenë konfrontim identitetesh fetare,…Ndryshe nga pjesa tjetër e ish Jugosllavisë , lufta e Kosovë kishte komponentin kombetar.Para  se të fillon zhbërja dhe pastrimi etnik, 90% e popullit të Kosovës ishin Shqiptar etnik. Kë ta janë pasuesit e Ilirëve të lashtë , që në fise jetonin  ( ??? ) para ardhjes se Perandorisë Romake. Gjuha e tyre  është krejt ndryshe nga gjuhët tjera të rajonit; ata tani kryesisht janë mysliman. “

Të ndihmohet Kosova dhe shqiptarët e saj nga zhbërja  nuk ishte aq lehtë të vendoset’” Të krishterët ishin të ndarë sa i i pëket zgjidhjes së problemit të luftës Evangjelista, Protestanët dhe Roma- katolikët e mbështesnin bombardimin dhe ashtu e shinin të vetmen rrugë për paqe. Por shumë liderë ortodoks e mbështesnin Kishën Ortodokse Serbe dhe kërkonin ndërkreje të zjarrit .

(Christians were divided over how to resolve the conflict. Some Evangelicals, other Protestants and Roman Catholics supported the bombing as the only way to eventually bring peace. Many Orthodox Christian leaders supported the Serbian Orthodox church in asking for a cease fire. shkruante www. religioustolerance.org )

Amerikani i njohur  Daniel Pipes

 “ Islami radikal dhe pushtimi i botës : Daniel Pipes “

 Ai në prag të luftës shkruante : “Les Kosovars musulmans ne sont pas des colonisateurs. Ils n’ont aucune visée prédatrice. Ils exercent leur droit de divorcer d’avec la Serbie après que celle-ci ait cédé à des penchants criminels. Les Serbes du Kosovo sont les victimes non des Kosovars musulmans, mais des crimes de Milosevic. Le Kosovo est peuplé d’une majorité de musulmans depuis longtemps et les musulmans kosovars sont chez eux au Kosovo.”

(Kosovarët nuk janë kolonizatorë. Nuk kanë asnjë shenjë të predatorit.Ata e ushtrojnë të drejtën e tyre që të shkurorizohen nga Serbia e cila kishte të kaluar kriminale ndaj tyre.Serbet në Kosovë nuk janë viktima të shqiptarëve musliman, por janë viktima të krimeve të Milosheviqit. Kosova është me një shumicë shqiptare myslimane, dhe kosovarët mysliman janë në shtepinë e tyre .

 “ L’islam au Kosovo est un islam soufi, très modéré, et en aucun cas un islam imprégné d’islamisme. C’est à Milosevic qu’en son temps, les islamistes ont apporté leur soutien.” shkruan Daniel Pipes : “ Islami në Kosovë është islam sufi , shumë i moderuar, dhe në asnjë rast nuk është i mveshur me islamizëm”

“ Les Kosovars sont musulmans et occidentaux “: Kosovarët janë mysliman  properëndimor .

 Pra nuk ishte e lehtë të bindet bota për një sulm të Krishterëve kundër një Serbije ortodokse  !



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora