E merkure, 11.12.2024, 10:10 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: ''Vetëvendosje'' ndihmoi ardhjen e ''Zajednices''

E marte, 01.09.2015, 06:53 PM


“Vetëvendosje” e  ndihmoi ardhjen e “  “Zajednices “

Skanderbegu: - Si janë par Shqiptarët dhe Shqypnija ?

Djalli :- Si janë ?...si  don armiku   (Gjergj Fishta : “Nën hajat e Parrizit “ )

“A ka dallim  në mes V V dhe Zajednicës - nuk ka dallim, Te përbashkët e kanë luftën kundër simboleve te Kosovës (Xhavit Azemi ) “

Nga Fahri Xharra

Pavarësia e Kosovës sigurisht ishte ngjarja më madhore që shqiptarët kanë përjetuar në këtë shekull, kjo ngjarje madhore nuk e bën profan identitetin e shqiptarëve të Kosovës ndaj identitetit kombëtar. Kjo ngjarje historike nuk mund të perceptohet si momenti i ngjizjes së një identiteti të ri, nuk është “big bang” zanafillor për një identitet të ri kosovar. Kosova është pjesë e universit shqiptar, që “big bang”-un e tij e ka përjetuar shekuj më parë. Kosova është një prej yjësive më të spikatura të universit kombëtar shqiptar. Në këtë konstelacion vlerash historike, kulturore, shpirtërore, identiteti shqiptar ka të njëjtin gravitacion si në Tiranë edhe në Prishtinë, ndaj dhe mbivendosja e identiteteve të tjera është e destinuar të përthithet nga gravitacioni i identitetit shqiptar.

Pra ç’është flamuri , ç’rëndësi ka për identitetin kombëtar dhe shtetëror? Sa jemi të kujdesshëm ta ruajmë , ta përdorim me vend dhe ta jetësojmë në vepër simbolin e identitetit tonë shtetëror? Me rastin e statusit të Kosovë shtet të pavarur dhe sovran nga shumë probleme të tjera që janë reflektuar dhe po reflektohen, pa dyshim është edhe çështja e simboleve shtetërore : flamurit, stemës, himnit. Çdo shtet ka flamurin, stemën dhe himnin e vet shtetëror me të cilët identifikohet dhe paraqitet në bashkësinë ndërkombëtare si shtet, prandaj edhe shteti i Kosovës ka flamurin , stemën , himnin dhe simbolet të tjera të veçanta , mirëpo sa jemi angazhuar me kohë në këtë drejtim për përcaktimin dhe jetësimin e këtyre simboleve në mënyrë të drejtë, me një çasje të mirëfilltë profesionale, historike, shkencore dhe kombëtare? Është e njohur se dy shtete nuk mund ta kenë një flamur, një stemë dhe një himn të përbashkët (shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë), prandaj përpjekja për zgjedhjen e këtij problemi ishte brengosëse dhe ende na brengosë dhe të na preokupojë të gjithëve. Këtë problem me rëndësi të veçantë shtetërore,i ndjeri dr. Ibrahim Rugova e kishte shtruar duke propozuar Flamurin e Dardanisë dhe himnin “Kur kushtrimi ra në Kosovë” . Për këto propozime të dr. Ibrahim Rugovës pati reagime të ashpra, sidomos ndaj flamurit të Dardanisë të cilin para kamerave televizive e dogjë kundërshtarët e dr. Rugoves dhe askush nuk mori masa ndaj veprës së tyre të ligë… Mendoj se në këtë drejtim nuk kemi qenë mjaft të angazhuar dhe të kujdesshëm sa duhet dhe nuk kemi punuar seriozisht…

"Dikush më parë e díkush më pas, fëmijët shqiptarë mësonín në shkolla se shenja kryesore e ?amurit shqiptar, shkaba dykrenore, ishte, në të vërtetë, shpendi më i ?sëm i botës. Hija e tij e rëndë ishte synuar nëpër mijëvjeçarë qysh nga Zeusi mitologjik, te perënditë e vjetra e më pas te Roma e Bizanti. Siç është thënë dhe herë tjetër, pas një njoftimi të tillë, ka qenë më se e natyrshme pyetja: si është e ?nundur që Europa ia kishte njohur, në 1912, Shqípërisë shenjën më të epërme të heraldikës së saj? Pendimi për harresën e gjatë, mallëngjimi i çastit për më të fundmin popull që po í shkëputej shtetit osman dhe po kthehej, si djali plëngprishës, në kontinentin mëmë?

Kadareja ne librin e tij  “Mosmarrëveshja” (f15) shkruan:”…. rastësisht  mora veshe se kishte shume kohe qe shenjat e flamurëve miratoheshin nga bashkësia ndërkombëtare dhe kurrsesi nuk ndodhte qe nje vendi t`i shkrepej ne koke e te vinte ne flamurin e vet gjithfarë…..”

Shkrimtari i shquar  Ismail Kadare gjatë një takimi me lexuesit e veprës së tij në qytetin e Shkodrës tha se vetëm disa javë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kombi shqiptar tashmë gjendet në një situatë të pazakontë. "Nga një vend që ishim mësuar të kishim një atdhe dhe që quhej Shqipëri" - tha Kadare, - "tashmë jemi bërë me dy shtete shqiptare dhe kjo ka filluar të veprojë në ndërgjegjen tonë. Kombi shqiptar tani ka dy shtëpi".

Kadare vlerësoi qëndrimin e shqiptarëve të Kosovës ndaj flamurit të tyre të ri. Kosova është shteti që ka flamurin më evropian nga të gjithë të tjerët. Flamuri i Kosovës, tha ai, duket si një bir i flamurit të Bashkimit  Europian. Kosova është një shtet si gjithë të tjerët, tha Kadare, transmeton "Zëri i Amerikës".

Flamuri i qartë europian . shume i drejtpërdrejt , me hartën kufitare te saj “ Nuk e luan as topi !

Por se.  neve nuk na e merrte  mendja .si të tillë se pse na mashtruan; nuk na e shpjeguan drejt se çdo të thotë dy shtete ! Por na e ngulshin në krye kombëtarin, Po , burra ky është flamuri kombëtar e ky tjetri është flamuri  shtetëror i shtetit te ri : Kosovës. ! Flamuri nuk na impononte krijimin e kombit të ri , atij kosovar. Mosdashja e flamurit shtetëror të Kosovës , iu hapi dyert serbëve , turqve , boshnjakëve që edhe ata t`i përdorin flamujt e shteteve të tyre amë.

Një shembull flagrant : në Graqanicë as një flamur shtetëror i Kosovës  , në Prishtinë po ashtu . I huaji, ai që e bombardoi Beogradin për ne ( domosdo ) që pyetet “Ku erdha “ A nuk jam në Kosovë ?

U shkrua në muret e selisë së UNMIK në Prishtinë “Jo Negociata. Vetëvendosje”. Data në të cilën u bë kjo gjë kishte simbolikën e vet ironike, sa i përket Albin Kurtit. Ajo që ndodhi në 12 qershor, domethënë çlirimi i Kosovës, u bë i mundur falë vajtjes së shqiptarëve të Kosovës në Konferencën e Rambouillet dhe nënshkrimit prej tyre të marrëveshjes së ofruar nga negociatorët ndërkombëtarë në këtë konferencë.  Falë bombave të civilizimit  lindi shteti i  Kosovës ! Ç`farë vetëvendosje tani  ? Vetëvendosje për një shtet të vendosur që në Bambuje ( ose më herët ) . Mosmarrëveshje e quante Kadareja gjendjen tonë ; ishim shqiptarët kundër vetvetes. Retorika  me patriotizëm folklorik na mbyten qe 16 vite te shprehura nga shumica e politikaneve e pushtetarëve shqiptare qe nëse e quajmë mbarësi është e vetmja gjë qe na mbetet ne kujtese. Këta te VV janë ma te zëshmit ne ketë aspekt dhe nuk është se nuk po i shfrytëzojnë dhe këta me familjaret e tyre te mirat materiale qe po ua jep kjo gjendje anarkike e ne anën tjetër flasin si robotë te programuar e kur nuk prajnë për revolucione qe do te rrezojnë qeveritë për ta marrë vet pushtetin. Kurrë nuk e thane asnjë fjale për te keqen ma te madhe qe po i kanoset kombit tone nga ekstremi islam, bile po koketojne me ta, siç e bene dhe shume nga politikanet nga te gjithë krahët partiak për llogari te votave te tyre......

Përkundrazi, në emër të “bashkimit kombëtar” folklorik, nënçmuan simbolet e shtetit të Kosovës, gjë që në disa pika (të mohimit të shtetit të Kosovës dhe të mohimit të simboleve të tij) ishin në të njëjtat valë me Beogradin! Të tillë, tash kanë “rastin e mirë” që të garojnë me “Zajednicën” dhe simbolet e saj në dëm të shtetit të Kosovës! (Jusuf Buxhovi)

Në fund , një letër , një përmbledhje të asaj që e thash ,dhe që të shkundë nga përgjumja:

Më pëlqeu shumë kjo përmbledhje konstatimesh, lidhur me Albin Kur/t/c/in dhe partinë e tij. Fahri ke bërë një përzgjedhje, por, është e vërtetë se nuk janë të gjitha ato që duhet të thuhen, publikohen dhe miratohen nga pjesa me e ndershme dhe e sinqertë e shqiptarëve, për të larguar "ujkun nga vatha", apo djallin,që sa më shumë dhe më shpesh pjell, rrezikon qenien tonë kombëtare dhe atdheun e saj. S'do shumë mend që shumë kush, që ka "humbur" rrugën, t'ia kthej shpinën këtij,kushtimisht ta quaj shqiptari të çoroditur, apo dreqi të çmendur, që të përbashkët e tij me ato serbe, janë si një satër në dorë të një terroristi të ISIS-si. Nëse dikush i ka ndjekur me kujdes dhe me shumë vëmendje, sjelljet, qëndrimet dhe veprimet e një pjese të konsiderueshme, në krye me Adem Demaqin,pak më herët, dhe lepurushit, Albin Kurtit, mund të jetë bindur se në të menduarit dhe psikologjinë e të burgosurve, serbët kanë bërë ndërhyrje/ndoshta edhe kirurgjike/, apo "montuar" ndonjë instrument special për dirigjim në çdo kohë dhe situatë.Kjo kategori, tash aktive edhe në politikë,qoftë në partitë politike, qoftë në Parlament,Qeveri dhe institucione të tjera në rang shteti e komunal, përherë është arrogante dhe vulgare, njëkohësisht. Dhe,për fatin e keq për Kosovën, janë lavare të shtetit serb, këtu e më parë .P.S. vërejta se këta matrapazët komentues, shqetësohen kurdoherë kur dikush "pickon" kanakarin Albin. Nejse, janë të njëjtë! ( Nga Dedë Mirdita )

Referencat ; Ismail Kadare, Kastriot Myftaraj, Dibran  Idriz Gashi  , Jusuf  Buxhovi dhe lexuesit tjerë që nuk mund t`i përmendi  një nga një për shkak të numrit të madh të tyre . Ju faleminderit !



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora