E shtune, 27.04.2024, 11:02 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Dëshmitë e nëntokës për të parët tanë

E shtune, 15.08.2015, 05:29 PM


Dëshmitë e nëntokës dhe të nën ujit për  të parët tanë

Për deri sa,  neve na kanë hedhur  “ një grusht mizash “ sllavo-turke,  domosdo që neve do të humbasim kohë pas tyre,  domosdo që neve duhet të shtrihemi “ për së gjëri e për së gjati” sipas urdhrave të atyre mizave të mbushura plot viruse dhe plotë baktere aerobe  dhe anaerobe ( që rriten në praninë e oksigjenit,  dhe pa oksigjen ) Pasojat e baktereve anaerobe zakonisht janë shumë më vështirë ,  sepse varra duhet hapur,  duhet të mbet e pa qepur,  që qelbi të rrjedhë nga trupi . Ato vdesin në praninë e oksigjenit  . Nejse !

Jam shumë i befasuar se çka po zbulohet në nën tokën  dhe nën ujin e Kroacisë dhe Hercegovinës; befasinë po ma rritë entuziazmi i arkeologëve dhe pushtetarëve të atyre anëve,  që me çdo kusht duan që e fshehura me mijëra e mijëra vjet përpara e shef dritën e Diellit.

Neandertalsi “dalmatin “ në shpellën e Kliçevicës( Kroaci)

Shpella e madhe në kanjonin Kliçevica në Rashtec ( Benkovac-Kroaci) është  një vend gjetje me vlera të mëdha historike,  sepse aty janë gjurmët e kulturës së kohës së neandertalit,  ( mbi 40 000 vjet e vjetër).

Është diçka e rrallë për këto anë. Pas gropimeve t`ashtuquajtura ‘ gropime prove”,  tani ka filluar hulumtimi i koordinuar për gjetjen e gjurmëve të jetës së njeriut në tokat e Dalmacisë ( ndoshta ne dalin se ishin ose turq  ose serb!)

Është e të njëjtës kohë si ajo e shpellës afër Kashtellit,  dhe Vindisë ne Zhorjen Kroate ( kush ishin  Vindët ?

Janë gjetur vegla pune nga guri,  si dhe mbetje eshtrash. Zbulimet do të na tregojnë dhe të thyhet teoria që neandertalit  ishin “ të marrë”. Ata,  ishin shumë inteligjent dhe dinin shumë mirë t`iu përshtaten kushteve të jetës,  ne ato vende ku jetonin.  E varrosnin të vdekurin,  e ksihin ndjenjen e komunikimit dhe aftësinë e lëvizjes dhe ndërrimit të vendbanimit

Lubushko polje,

është një fushë shkëmbore në Hercegovinën perëndimore,  me sipërfaqe rreth 25 km2. E gjatë  10 km dhe e gjerë 2, 5 deri 3 km (Hrvatska Encuklopedija)

Këtu në anën e Fushes së Lubushës ( B dhe H ) ka vendgjetje të mëdha arkeologjike,  e posaçërisht varrezat Ilire,  nga Kohe e vonshme e Hekurit. Ky vend bregdetar paraqen një pike shumë të pasur arkeologjike Ilire.

Arkeologet sllav (disa ) ende mundohen te fusin  “mish të dhisë “ në komentimet e tyre shkruajnë: “ Ne varre u “ gjetën drahmat greke e argjendit”,  që nga shek, III-të pr Krishtit. dhe se janë farkuar në Apolloni dhe Dyrrah  . Aty u gjet edhe shtizat e hekurta si dhe zbukurime  për meshkuj,  si dhe shumë perla për femra nga qelibari .

Kroatët shkruajnë “Otkrice drevno blaga koje ce promijeniti povijest “ ( Zbulimi i pasurisë së lashtë që do ta ndërron historinë,  sepse kësi lloj varrezash nuk janë gjetur deri më tani

Muzeu i Vuçedolit  (MUZEJ VUCEDOLSKE KULTURE )

Një muze natyror me eksponate te vjetra mbi 5 mijë vjeçare. Është gjetur që në ata  kohë që grate varroseshin me stolitë  e tyre,  kurse burrat të armatosur ashtu si ishin dhe të percjellur me vazot helene.

“ Duhet që pas këtyre zbulimeve të ndryshohet mënyra e të menduarit historik për këto anë.Ilirët i margjinalizonim duke iu dhënë rëndësi ardhacakëve grek; në hulumtimet tona dhe gjatjet tona dokumentohet që roli i ilirëve ishte shumë i madh,  dhe  më i madh se sa bisedohej për ta_ shkruan shtypi kroat. (Ilire cesto percipiramo kao marginalce,  posebno u odnosu na istovremene grcke naseljenike,  medutim,  naša su istraživanja pokazala da je uloga Ilira na ovim prostorima puno veca nego što se do sada mislilo i prikazivalo,  pa cak i u politickom životu. )

Përgatitur nga

Fahri Xharra, 14.08.15

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora