| E shtune, 15.08.2015, 05:29 PM |
Dëshmitë e nëntokës dhe të nën
ujit për të parët tanë
Për deri sa, neve na kanë hedhur “ një grusht mizash “ sllavo-turke, domosdo që neve do të humbasim kohë pas tyre, domosdo që neve duhet të shtrihemi “ për së gjëri e për së gjati” sipas urdhrave të atyre mizave të mbushura plot viruse dhe plotë baktere aerobe dhe anaerobe ( që rriten në praninë e oksigjenit, dhe pa oksigjen ) Pasojat e baktereve anaerobe zakonisht janë shumë më vështirë , sepse varra duhet hapur, duhet të mbet e pa qepur, që qelbi të rrjedhë nga trupi . Ato vdesin në praninë e oksigjenit . Nejse !
Jam shumë i befasuar se çka po zbulohet në nën tokën dhe nën ujin e Kroacisë dhe Hercegovinës; befasinë po ma rritë entuziazmi i arkeologëve dhe pushtetarëve të atyre anëve, që me çdo kusht duan që e fshehura me mijëra e mijëra vjet përpara e shef dritën e Diellit.
Neandertalsi “dalmatin “ në shpellën e Kliçevicës( Kroaci)
Shpella e madhe në kanjonin Kliçevica në Rashtec ( Benkovac-Kroaci) është një vend gjetje me vlera të mëdha historike, sepse aty janë gjurmët e kulturës së kohës së neandertalit, ( mbi 40 000 vjet e vjetër).
Është diçka e rrallë për këto anë. Pas gropimeve t`ashtuquajtura ‘ gropime prove”, tani ka filluar hulumtimi i koordinuar për gjetjen e gjurmëve të jetës së njeriut në tokat e Dalmacisë ( ndoshta ne dalin se ishin ose turq ose serb!)
Është e të njëjtës kohë si ajo e shpellës afër Kashtellit, dhe Vindisë ne Zhorjen Kroate ( kush ishin Vindët ?
Janë gjetur vegla pune nga guri, si dhe mbetje eshtrash. Zbulimet do të na tregojnë dhe të thyhet teoria që neandertalit ishin “ të marrë”. Ata, ishin shumë inteligjent dhe dinin shumë mirë t`iu përshtaten kushteve të jetës, ne ato vende ku jetonin. E varrosnin të vdekurin, e ksihin ndjenjen e komunikimit dhe aftësinë e lëvizjes dhe ndërrimit të vendbanimit
Lubushko polje,
është një fushë shkëmbore në Hercegovinën perëndimore, me sipërfaqe rreth 25 km2. E gjatë 10 km dhe e gjerë 2, 5 deri 3 km (Hrvatska Encuklopedija)
Këtu në anën e Fushes së Lubushës ( B dhe H ) ka vendgjetje të mëdha arkeologjike, e posaçërisht varrezat Ilire, nga Kohe e vonshme e Hekurit. Ky vend bregdetar paraqen një pike shumë të pasur arkeologjike Ilire.
Arkeologet
sllav (disa ) ende mundohen te fusin
“mish të dhisë “ në komentimet e tyre shkruajnë: “ Ne varre u “ gjetën
drahmat greke e argjendit”, që nga shek,
Kroatët shkruajnë “Otkrice drevno blaga koje ce promijeniti povijest “ ( Zbulimi i pasurisë së lashtë që do ta ndërron historinë, sepse kësi lloj varrezash nuk janë gjetur deri më tani
Muzeu i Vuçedolit (MUZEJ VUCEDOLSKE KULTURE )
Një muze natyror me eksponate te vjetra mbi 5 mijë vjeçare. Është gjetur që në ata kohë që grate varroseshin me stolitë e tyre, kurse burrat të armatosur ashtu si ishin dhe të percjellur me vazot helene.
“ Duhet që pas këtyre zbulimeve të ndryshohet mënyra e të menduarit historik për këto anë.Ilirët i margjinalizonim duke iu dhënë rëndësi ardhacakëve grek; në hulumtimet tona dhe gjatjet tona dokumentohet që roli i ilirëve ishte shumë i madh, dhe më i madh se sa bisedohej për ta_ shkruan shtypi kroat. (Ilire cesto percipiramo kao marginalce, posebno u odnosu na istovremene grcke naseljenike, medutim, naša su istraživanja pokazala da je uloga Ilira na ovim prostorima puno veca nego što se do sada mislilo i prikazivalo, pa cak i u politickom životu. )
Përgatitur nga
Fahri Xharra, 14.08.15
Gjakovë