E merkure, 11.12.2024, 09:42 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Ndarja mbetet e përherëshme!

E hene, 31.08.2015, 06:42 PM


Një herë ndahesh dhe ajo mbetet e përherëshme!

Nga Fahri Xharra

U ndamë në vitin 1912 ; i thamë njeri tjetrit shkofsh e mos u kthefsh . Dikush qante e shkulte flokët se humbën të mirat , e tjetri gëzohej edhe pse nuk e dinte se ç`është ndarja . Askush nuk na e kishte shpjeguar se ç`është ajo gjendje kur je i lire, kur nuk e ke të huajin mbi krye  dhe thiun  nuk duhet më që ta “duash” si dajën tënd . Kaluan vitet dhe erdhi edhe një ndarje tjetër , ndoshta me vlerë edhe më të madhe se ajo e para; por prap dikuh qante e dikush gëzohej. Të çuditshëm jemi, të lehtë që jemi !

Ndarje përfundimtare me histori dhe pasuri e bëri Mali i Zi nga  Serbia. Mua si hulumtues i së vërtetës sonë më intereson ajo pjesë e historisë ku historianët malazias përfundimisht e shkëpusin edhe historikisht  mashtrimin serb  (siç e thonë ata) që malazezët nën rrenat serbe u shndërruan në serb. Do e përdori gjuhën e tyre , po iu kundërvu disa  perceptimeve të gabueshme që i kanë , mbi origjinën reale të tyre

Historiani më i madh serb Sima Çirkoviq e rrëzon për dhe të gjitha përrallat e rreme serbe të KOSH-it dhe ASHAS (Najve?i srpski istori?ar Sima ?irkovi? ruši lažibajke SPC i SANU ) Jo vetëm për historiografinë malazeze ( por edhe për atë shqiptare) , posaçërisht ajo mesjetare janë të rëndësishme hulumtimet e Çirkoviqit sepse në shumë prej tyre i thyen mashtrimet serbe për gjëja se prejardhjen serbe të malazezve , por edhe të tjerëve .Jo vetëm Çirkoviqi , por edhe Miroslav ?OSOVI?I dhe SLAVKO PEROVI?i  flasin me “pezmin e tyre” për të  “vërtetën”serbe  mbi Malazezët

Tabuja serbe po thyhet pëditë e më shumë ,  e sidomos libri i Miroslav Çosoviqit ; “ Si e shpiku Njegoshi kombësinë  serbe të malazezve “  (Njegoš je izmislio srpsku narodnost Crnogoraca  , Cetinje 2003 )  “ paraqiti një befasi të jashtëzakonshme dhe një eksplodim tëmadh të së vërtetës historike e cila i vë në lojë gënjeshtrat qenësore  serbo medha për Malin e Zi, kulturocidin serbomadh mbi kulturen malaziase , si dhe vrasjen përfundimtare të fabrikimit serb të malazezve.”

Qosoviqi i porositë  lexuesit e vet  :”që duhen të jenë vetëdijshëm që projekti i mëshehur serbomadh i Garashaninit ; Naçertanje ( 1844) i ka mbytur jo vetëm malazezët por edhe vet serbët dhe vetë Serbinë”  ( Po na shqiptarët ende jemi pre e mashtrimeve të planeve zhbërëse të Garshaninit dhe Çubriloviqit fxh)

“E mira e librit të Qosoviqit  , shkruan Slavko Peroviq  “është, se ai në çdo falsifikim serb përgjigjet në mënyrë të dokumentuar , të mbushur me të vërteta ( libri i ka 750 faqe ) dhe  dëshirën serbomadhe e çon në pluhur dhe hi duke e gjuajtur nga aty ku vjen ,  dhe duke i dalë  për ballë krimit monstruoz serb i cili end e vazhdon dhe është aktual që 170 vjet “

Si i vogël Petar Petroviq - Njegoshi , u edukua nga poeti i njohur Simo Milutinoviq Sarajlija.

Qosoviqi thot se “ Milutinoviqi ishte një spiun dhe propagandues i teorisë serbomadhe    .Ai ishte shumë i preokupuar me serbizmin sa që edhe përkthyesin gjerman të këngëve popullore serbe , Gerhardin e kishte bindur që të gjithë poetët e romës antike ,ishin me emra serb.

( Ju kujtohen  shkrimet “ Shqiptarët , Ilir të rrejshëm,” Roma e vjetër serbe “ etj ? )

Pra , “Njegoshi nuk ishte serb, por i mashtruar nga edukata gjithëserbe e Simeon Milutinoviqit.Njegoshi ishte poet gjenial por besimi ii j në serbizëm ishte i gabuar “. Shtrirjen e ndenjes nacionale  serbe në Mal të Zi, e ndihmuan dhe e përhapen rrjetet e mëshefta të Serbisë, të parapara me programin e mesheht të Garshaninit. (Dakle, Njegoš nije bio Srbin, ve? je kao pjesnik bio ponijet sveslovenstvom i svesrpstvom sa kojima ga je upoznao Simeon Milutinovi?. Sve ovo ne zna?i, naravno, da Njegoš nije bio genijalan pjesnik, ali je njegovo uvjerenje o srpskom karakteru Crne Gore bilo pogrešno, jer mu je bilo nametnuto sa strane. Proširivanje srpskog nacionalnog o?e?anja u Crnoj Gori najviše su pomagale srpske agenturne mreže koje su je preplavile, predvi?ene tajnim velikodržavnim programom – Na?ertanijem. )

 

Shkodra 1863.

Pra malazezët me këmbëngulje kundër falsifikimeve serbe të historisë .Po , ne ?

(…"Dije o at i shenjtë, se qysh nga koha e të paepurit Skëndërbe, të madhit mbretit tonë, të mbiquajtur Kastriot, asnjë herë kurrë dhe askush, as edhe më I egëri dhe i pamëshirëshmi turk me gjithë forcat e tij të pashterruara, nuk ka mundur kurrë të na mposhtë dhe të na gjunjëzojë e të na nënështrojë nën zgjedhën e perandorisë së tij, megjithëse ditë për ditë e or'e çast nuk na lë kurrë të qetë me ushtërit e tij, ashtu që na sjell dëme të mëdha në njerëz…", i shkruanin Papës së Romës fshatarët e Himarës në 12 korrik të vitit 1577, duke i kërkuar ndihma materiale dhe bekime apostolike. Historiani prof.dr.Bardhosh Gaçe,)



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora