Mendime » Xharra
Xharra: Shqiptarët në “Encyclopedia of Muslim World“
E hene, 12.10.2015, 06:54 PM
Gjuha shqipe dhe shqiptarët në “Encyclopedia of Muslim World “
Nga Fahri Xharra
Duke i lexuar serbët, turqit dhe lakejt e tyre shqiptar , më shkonte mendja në një pyetje shumë të rëndë : “ Vallë, pse ekzistojmë si komb? ose “ Pse duhet të jemi aq të përulur karshi historisë sonë , kur edhe me gojën tonë po e përdhunojmë të mjerën ?”
Kuzhinat më të errëta antikombëtare shqiptare përgatisnin çdo gjë të mundur që të ulim kokën e të “shajmë mëmë e at” pse na kanë lindur shqiptar. Në mëngjes kur zgjoheshim së pari duhej ( jo ,pse donim) të lexonim ato që as popujt më primitiv nuk e thonë për vetveten; na duhet të bindeshim se jemi popull që nuk ishim kurrë , që jemi komb i shpifur, që jemi të posa ardhur. Me mijëra faqe interneti , me dhjeta portale digjitale, të gjitha gazetat e shtypura ( me disa përjashtime ) në shërbim të një propagande të shfrenuar kundër vetvetes. Vallë, deri kur ?
Të etshëm për sharje , mohim, dezinformim , vjellje, pështymje, ndrydhje , cungim, shtrembërim, denigrim , baltosje , fshehje, errësim të çdo gjëje shqiptare, kishim pasë qenë ! Turp!
Derisa bota qante për ne në vitet e 90-ta’; ne ia trumbetuam po asaj bote kundër sinjalin që e kishin gabim se çka kishin bërë për ne. Bota e krijoi imazhin e ri për ne pa përjashtim : “nuk çmojmë as babë e as babagjysh tonin “. Neve na sollën në gjendje të mos përmendim as histori as vuajtje as shnjerzimin moral të kaluar gjatë kohërave. Çdo gjë shqiptare ishte haram ! Të shkonte mendja se mos jemi në vazhdën e një procesi “ kur popujt zhduken dhe nuk kthen më “
Fatbardhësisht , një shumicë e konsiderueshme e kuptuan të vërtetën kombëtare, e kuptuan se ishin të mashtruar , e kuptuan që ishin lodër në duar të qoftëlargëve; e kuptuan se dikush fliste nga jasht n`emër tonin.
Por ka ende të mashtruar , të pa bindur ende , të dehur në manipulimet serbe-greketurke për të cilët e kam përgatitur shkrimin e sotit. Unë personalisht kam jetuar dhe punuar në tri kontinente; ia di erën dhe nxehtësinë e zallit të Afrikës dhe Azisë Lindore ; e njoh prapambetjen e popujve që ishin shkelur nga Aleksandri i Madh; i njoh krenaritë dhe dështimet e Europës : asaj Europe katolike por edhe të asaj ortodokse.
Duke shëtitur nëpër tituj , e gjeta një margaritar të shkruar nga vetë bota e përparuar islame, të shkruar nga ata që nuk kanë pretendime islame por pushtim nga njëra anë e as poshtërim nga ana tjetër.
Në këtë sajt, të cilin çdo kush nga ne e ka të mundur dhe përdore “https://books.google.gr/books/about/Encyclopaedia_of_the_Muslim_World.html?id=p4TuO69MQFoC&redir_esc=y “ e gjeta të shkruar atë që e doja që ta thonin myslimanet tonë. E gjeta atë që çdo njërin nga ne e shtien të mendoj drejt që bota islame nuk është kundër nesh por kundër nesh flasin vetëm “interesat” e të afërme tanë ;
E përkthyer nga Besir Bajrami , (të cilin e falënderoj shumë edhe për gjetjen e kësaj enciklopedie të Botës Islame ) lexoni se çka shkruan për ne: “E tillë është Shqipëria, një margaritar i harruar, në duart e njerëzimit. Jo shumë kombe mund të mburren për një histori të lashtë dhe shumë antike. Shumica i lidhin fillimet e tyre me migrimet nga kontinente ose vende të tjera, por jo Shqipëria. Shqiptarët janë ndoshta popullsia më e vjetër që banon rajonin e Mesdheut dhe një nga kulturat më të vjetra në historinë botërore. Ata nuk migruan ose erdhën nga diku tjetër, ata thjesht kanë ekzistuar në zonën e njohur si Ballkan.” dhe këte : “Shqiptarët, në thelb ishin luftëtarë, ku shembuj të mirënjohur janë Aleksandri i Madh, Konstandini i Madh, Justiniani dhe Diokleciani. Mbret i madh i Epirit u konsiderua si një konkurrent i madh i Perandorisë Romake. Strategjia luftarake e Pirros i dhanë atij kontroll mbi Epirin dhe në fqinjët.”
“Gjuha shqipe jep mjetin e vetëm të mundshëm për një shpjegim racional të kuptimit të emrave të Zotave të lashtë grekë si dhe të pjesës tjetër të krijimeve mitologjike, aq saktësisht sa të korrespondojnë me karakteristikat që u atribuoheshin këtyre hyjnive nga njerëzit e atyre kohëve. Shpjegimet konfirmojnë që mitologjia e lashtë greke ishte e huazuar, në tërësinë e saj, nga Iliro-Pellazgët. Për shembull, Zeus mbijeton si "Zot" në gjuhën shqipe. Lutja ndaj emrit të tij është formë e zakonshme betimi mes shqiptarëve të kohëve të sotme. Athena (Minerva Latine), Perëndesha e Urtësisë ashtu si shprehet në "E thëna." Thetis, Perëndesha e Ujrëave dhe Deteve, do të ngjante me shqipen "Det", që do të thotë "deti." Në mënyrë interesante, fjala "Uliksi", qoftë në trajtën e vet në latinisht apo në greqisht "Odiseus," që do të thotë "udhëtim," është e shkruar me "d" ose "l" dhe të dyja format janë të përdorura në Shqipëri.”
Më në fund të bindemi !