E premte, 13.12.2024, 09:55 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Inkuizicioni islamik dhe shqiptarët

E merkure, 16.09.2015, 08:20 PM


Inkuizicioni islamik dhe shqiptarët

Çështja e shamisë ishte vetëm maja e Icebergut islamik në Kosovë, e kurrkush nuk e dinte se sa i madh ishte Icebergu (shkëmbi lundrues i akullt), askush nuk e dinte se çfarë vëllimi fshihej nën ujë.

Nga Fahri Xharra

“Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që mund ta ndjekë historinë e fisit të vetëm ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”. (Shkenctari hungarez Lajosh Taloci (1834-1916) )

Si përgatitej terreni ? -Shteti duhet të bëjë infrastrukturën ligjore dhe fillimisht lënda e fesë islame të futet si lëndë në fakultete (Amir Ahmeti.) fillimisht dhe çdo gjë fillon fillimisht, kurse përfundimisht nuk dihet. Nuk dihet së paku publikisht se planifikuesit e dine mirë se deri ku e kanë qëllimin. Andaj, kërkuesit në emër të kërcënimit nëse nuk plotësohet ”dëshira” e tyre, nuk do të votojnë ligjet, do të ikin nga koalicioni, etj.

“Pra, e kuptuat që fjalën e kam për komisionin qeveritar për shami në shkolla. Ku je Kosovë? ” Burimet e gazetave kanë thënë se kryeministri i vendit, vendimin për krijimin e një komisioni të tillë e ka marrë pas disa kërcënimeve që ai ka marrë nga deputeti i PD-së, Amir Ahmeti, dhe nga disa deputetë të tjerë të PD-së, se do ta braktisin koalicionin dhe nuk do t’i votojnë shumë ligje në Kuvend”, Shumë bukur! E vetëm edhe ketë e kemi mangu, se të gjitha punët e tjera janë rehatu, i tërë populli i Kosovës punon, të gjithë jemi të arsimuar me shkolla të mesme dhe fakultete. Po s’kanë faj këta, kur vijnë turqit që donë edhe historinë të na ndërrojnë e pse jo edhe të na kthejnë me qindra vite mbrapa. Por një gjë e di se fëmijët e mi nuk do të shkojnë në shkollë nëse u imponohet lënda nga feja, këtë e di shumë mire se kjo nuk do të ndodhë kurrë”, shkruan një lexues në një portal. Kurse tjetri brengoset edhe më shumë: ” Urime Kosovë urime shqiptari, lindja e errësirës dhe e mesjetës në Kosovë, Kosova po shkon me hapa të sigurt drejt mesjetës dhe urrejtjes fetare e me këtë edhe një lufte fetare (qytetare) lamtumirë përgjithmonë Kosovë jo vetëm nga unë, po edhe nga më shumë se 40% të rinisë ……” Brengë e madhe popullore! ( dikur shkrova )

Kirsch Jonathan në librin e tij “The Grand Inquisitors Manual: A History of Terror in the Name of God.( Historia e terrorit në emër të fesë) e përshkruan kohën më të errët, atë të inkuizicionit në Evropë. Një doracak për inkuizitorët e shpjegonte qëllimin e dënimeve inkuizicionale…sepse dënimi nuk është i lidhur me korrigjimin e atij që dënohet, por për të mirën publike, në mënyrë që të tjerët të tmerrohen dhe të ikin nga e keqja që mund t`u vijë. Pra? Çka thoshte inkuizicioni dhe se kujt i drejtohej? Besimtarëve të vet me mundësi absolute për frenimin e çdo gjëje përparimtare. Ata nuk donin që të lëvizin gjërat me kohën. Prapambeturi. Dhe, falë kësaj periudhe të errtë, Evropa ngeli prapa mbi 300 vjet. Po neve a po na kanoset një inkuizicion islamik i llojit të vendeve më të errëta?

 Po. Çështja e shamisë ishte vetëm maja e Icebergut islamik në Kosovë, e kurrkush nuk e di se sa i madh është Icebergu (shkëmbi lundrues i akullt), askush nuk e di se çfarë vëllimi fshihet nën ujë..  “MASHT-i respekton Kushtetutën dhe ligjet që janë në fuqi. Në këtë rast, sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 8, thuhet se Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Në bazë të kësaj, MAShT-i me udhëzimin administrativ për Kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta ka përcaktuar rregullat e institucioneve arsimore të Kosovës. Kurrikula e Kosovës e cila është në fazën e pilotimit nuk përcakton ndonjë lëndë më karakter fetar”. Përfundimisht jo. Jo me J të madhe. Boll mo!

“Kreu i këtij komisioni për shami dhe mësim fetar, Amir Ahmeti, na thoshte se kërkesën për një komision të tillë ia kishte paraqitur kryeministrit pas kërkesave të shumta që ai ka marrë nga elektorati i tij dhe nga qytetarët për këtë ndalesë që u është bërë me Udhëzimin administrativ që ishte nxjerrë nga MASHT-i. Sa i madh qenka ai elektorat?”

Ishte vetëm maja e Icebegut islamik në Kosovë.

E dimë ne që po mundohen të na fusin në vorbullën e vrimës së zezë.

“Perëndi e trimërisë ishte mëm’ e Shqipërisë”, thoshte Naimi dhe vazhdon: “Gjithë ç’jemi shqiptarë, jemi një fis e një farë, kemi të tërë një shpresë, një gjak, një gjuhë, një besë, besë kemi perëndinë. Dhe ligë vëllazërinë, jemi gjithë shqiptarë. S’jemi të çar’ e të ndarë. Jemi shtëpi e fëmijë, At’ e mëm’ e bir e bijë”.

Dalënga dalë po shihet dëshira për ikuizicion .

Por, Jo . Jo , ne Kosovë



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora