E hene, 04.11.2024, 03:45 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Fitoi zëri i qytetarisë

E hene, 12.10.2015, 09:45 AM


Humbja e lojës dhe vetëdija e lartë shqiptare. Fitoi zëri i qytetarisë .

Nga Fahri Xharra

Loja  e shumëpritur me Serbinë në Elabasan Arena  ishte “ ankthi “ më i madh i shtetit fqinj i cili kurrsesi të bindet që ne jemi këtu dhe do të jemi gjithmonë . Ata janë të vetëdijshëm qe “ ne e kishim fatin e zi kur na erdhën kojshi “ ; nuk erdhën si duhet por erdhën si dreqër  .

Ata e dinë fort mirë nivelin tonë lartë qytetërues që e kemi ; ata e dinë që ne jemi populli i besës për te cilën na ka lakmi bota ; besën . që na e pranojnë edhe hebrenjtë .

Se besa e dhënë për një qetësi absolute  para , gjatë dhe pas ndeshjes u mbajt . Jemi ,pra !

“Ankthi” serb  ishte shumë artificial, shumë qëllimkeq dhe shumë me pasoja për ne, në arenën  politike ndërkombëtare. Jam i sigurt që mbrëmë e kane shikuar lojën  (  shumica nga Europa ) jo për të parë një ndeshje futbolli por për t`i parë “ njerëzit me bisht “ duke u vërsulur mbi një ekip futbolli 

“ civilizuar “ serb  . Ishte zhurmë e madhe , zhurmë shurdhuese nga ana serbe, se pari nga politikanet serb pastaj nga media serbe, pastaj nga vetë populli serb; sepse ata i frikohen qytetarisë shqiptare.

Pritej “ luftë e re ballkanike “ që do të fillon nga fitili që do të ndizej në Elbasan.

Edhe disa nga Europa , sigurisht armiqësisht të disponuar kundër nesh e zmadhuan propagandën serbe dhe shkuan aq larg sa që u “ frikuan “ qe edhe referi i caktuar nuk do të iu kthehet më. E pritën një “masakër “ gjatë dhe pas lojës ; u krijua bindja që ne nuk falim , ne hamë dhe ne jemi bisha.

Me vje keq që Vuçiqi nuk erdhi edhe ai  që të bindet në “egërsinë” shqiptare  . Por ai kishte plane tjera komprometuese , të cilat i dështuan.

Jam shumë i bindur që ne jemi  ata që jemi , ne jemi shumë të mirë por fatkeqësisht që nga pas Ismail Qemalit , nuk kemi politikë kombëtare në Shqipëri; që nga pas 1999-ta nuk kemi politikë kombëtare në Kosovë.

Sistemet moniste apo pluraliste treguan se në skenën politike nuk kemi pozitë e as opozitë të sinqerta kombëtare ,  i kemi të manipuluarit në krye ,i kemi të pavetëdijshmit kombëtarisht në parlamentet e  të dy shteteve shqiptare.

Por , populli shqiptarë e tregoi vetën që me një thirrje intelektuale atëherë ku flet zëri i një qendre

( dashuria për nderin shqiptar )  dimë të jemi si duhet  !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora