Mendime » Xharra
Fahri Xharra: A ishin serbët katolikë? (2)
E premte, 09.10.2015, 04:15 PM
“Serbët katolikë” - dëshira serbe për “ autoktoni “ në Ballkan
( A ishin serbët ndonjë herë të besimit katolik ?- Pjesa e dytë )
Nga Fahri Xharra
Si u formua kombi serb? “ Vuk Karaxhiqi, Sima Sarajlija dhe Ilija Grashanini … por edhe Njegoshi vendosën që nga një grup besimtarësh ortodoks- Serbët, të krijojnë me propagandën e tyre “një lidhje gjaku “, pra një popull të “një prejardhjeje, një kulture, nje tradite dhe zakoni familjarë” (nga pjesa e parë).
E kam një mëndim të posaçem për Vuk Karxhiqin, Sima Sarajlinë , Dositej Obradoviqin dhe Ilija Garshaninin, se sa të zotët që ishin ; nga një turmë besimtarësh ortodoks e krijuan një komb .Por edhe më e lakmueshme është se të gjithë “serbët” e përkrahën idenë e tyre , dhe askush nuk doli kundër ( nga ata ) që të thotë edhe më të voglën kundërshti.. Serbët e arsimuar janë të vetdijshëm për origjinën e tyre, mënyrën se si u krijuan dhe përpjekjet e mëdha të Kishës së tyre Pravosllave për të mbajtur gjallë “serbizimin” dhe popullin dhe “ popullin serb”. Pak ndryshe nga ne shqiptarët , apo jo?
Nejse , ku dhe pse ideatorët e kombit serb e “zbuluan se pse edhe ata paskëshin qenë të besimit katolik.
Thjesht por me mençuri : - Për të rritur besimin e të tjerëve se serbet janë popull i Ballkanit e jo ardhacak; për të shtuar kredibilitetin historik të një trashigimije të rrejshme se janë autokton të këtyre anëve atëherë patjetër duhen të ishin edhe të besimit katolik . Besimi katolik ishte feja e parë e kësaj ane të Europës ; vendasit e parë dhe të vërtetë e kësaj dhe asaj toke nga paganizmi kaluan në katolicizëm .Dhe, serbëve për të “fituar “ edhe nja 7- 8 shekuj trashëgimi të hershme të mileniumit të parë pas Krishtit në Ballkan patjetër iu deshtë që të rrejnë ( s`ka prova ) se edhe ata dikur ishin edhe katolik . Lojë me ne ,lojë me histori ?
Por është edhe tjetra ; përvetësimi më i lehtë i të gjithë shqiptarëve shkizmatik në gjiun e tyre !!!!!!
Lojërat historike e duan një themel të fortë , ato i merre era sidomos në këto anë nëse nuk janë të ndërtuar me gurë ciklopik , apo jo?
Serbët , kur është në pyetje kombi dhe “historia “ e tyre , atëherë ata nuk kanë kompromis, nuk i thërrasin schmittat në ndihmë por mohimin e rrenës së tyre. ( Ne, të vërtetën tonë e shqelmojmë pa dhimbje , “jo me njo, por me pesë a gjashtë “ )
"Srbi" katolici su slatki san SANU i srpske intelektulne elite koja bi voljela da Srbi li?e na pravu naciju, da ih ima od sve tri vjere - i pravoslavaca i muslimana i katolika. SANU perfektno zna da, kako Sima ?irkovi? kaže -"nesvakidašnje" je da jedna nacija bude 99,9% potekla iz jedne konfesije i da je jedinirazlog zašto je neko Srbin - to što mu je neko tokom istorije ušao u srpsku crkvu. “ (Miroslav Çosoviq ) .
Pra ‘ serbët “katolikë” janë një ëndërr e ëmbël edhe per Akademinë Serbe (SANU) dhe elitën intelektuale serbe. Sepse për të u parë karshi botës si një kombi vërtetë , duhen t`i kenë prestarët e tri feve- pravosllavet , katolikët dhe muslimanët. SANU , shkëlqyeshëm e dijnë që një komb nuk mund të jetë 99.9% të një besimi ( në rastin e tyre , pravosllavë )
Sa për sot edhe këte: “Kombi serb nuk e ka asnjë shenjë të identitetit nacional përveç asaj që i takonin Kishës së Nemanjiqëve ( Nemanjasve, pra) , ( Lexoni studimet e pro.dr. Skender Rizajt ) sepse bile edhe kapuçi i tyre “kombëtar” shajkaqa nuk është më e vjetër se 100 vjet ( shajkaqen iu dizajnoi Austro- Hungaria pak para Luftës se pare Botërore )
Mu për këtë e pata edhe një kundërshtim të fuqishem me Bardhyl Demirajn dhe Anila Omarin të cilët me shkrimet e tyre , mundoheshin t`iu “ dhurojnë “ serbëve edhe nja 700 vjet histori të pa qenë ( Fahri Xharra :” Shkau (shqau ) “ i prof . Bardhyl Demirajt dhe prof. Anila Omarit (http://www.ikvi.at/?p=8825)
Shihemi ne pjesën e tretë.