Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Atentati ndaj kombit me seriale turke
E enjte, 24.09.2015, 06:00 PM
Atentati ndaj kombit me seriale turke
Nga Fahri Xharra
Duke e lexuar studimin : “ Një ofensive kulturore turke për turkofonët “, nga publikimi i “Ministrisë së Mbrojtjes së Francës- për Delegacionin e punëve strategjike “(Les Balkans et la Turquie :impériale nostalgie, pragmatisme de la puissance ou pari sur l’avenir ? Étude réalisée par Alexandre Billette et Jean-Arnault Dérens
Pour la
Délégation aux Affaires stratégiques Ministère de la Défense
“Përveq TIKA-s , janë shumë organizma publik turk të cilët e kanë për detyrë të inkurajojnë shpërndarjen e gjuhës turke, që të mbështesin projektet turke për ruajtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë otomane në Ballkan. Është gjithashtu Instituti Junus Emre (Yunus Emre Enstitüsü, YEE) i cili e shpërndan një vëmendje të posaçme turke ne Ballkan . Me vite të tëra serialet televizive turke janë bërë shumë të njohura, e njëra ndër to ishte edhe “Muhte?em Yüzy?l “ ( Shekulli madhështor ) ( nga studimi i më sipërm , me nëtitullin : Série télévisées : le soft power de Soliman le Cathodique )””
Kur i pushtuari e sheh historinë e pushtimit te vet nga pushtuesi,( Seriali televiziv Sulejmani-Shekulli Madhështor) dhe me vëmendje e padurim e përcjellë çdo detaj që afrohet,herë i duartroket për fitoret e tija e herë i dhimbset për sprovat e dhembshme të dashurive të tij,atëherë e kupton njeriu që kemi të bëjmë me një të pushtuar ,i cili për 500 vjet le që nuk është mbushur mend por përkundrazi e ka ndërruar gjenin e tij të njeriut krenar në njeri rob,dhe në çdo çast të mundshëm e kthen shpinën kah shtrati dhe dëshiron t`i përjeton të gjitha ato të cilat e kishin gërryer të kaluarën e tij,dhe vrragët edhe pse në shikim ishin të mëshefura por ato qenkan ende të pranishme në psiken e tij.
E vërtetë që Sultan Sulejmani –Madheshtori( 1494 –1566) ishte Sulltani i dhjetë dhe i cili mbretëroj më së gjati në Historinë e Imperatorisë Otomane (1520 -1566). Ishte me të vërtetë i madh.Po ,për ne çka?
Edhe pse Ibrahim Pasha Pargaliu ishte një shqiptar i krishterë që e shoqëroj Sulejmanin Madhështor,gjatë gjithë kohës deri më 1536 dhe e mbërrini edhe titullin Veziri i Madh (1523) dhe komandantit kryesor të të gjitha armatave të tij ,edhe pse Ibrahimi i Pargës u bë bejlerbeu i Rumelisë duke i marrë nën kontrollë të gjitha tokat e pushtuara turke në Evropë, për ne çka?
Të gjitha pushtimet e tij ishin në emër të fesë dhe me titullin Sulltani i Madh ,Trashëgimtari i Profetit të Allahut . Pra?
Pargaliu e pagoi me jetë famën e tij
Historikisht,
fatkeqësia e jonë e madhe ka qenë, që nuk kemi ditë të zgjedhim mikun. e ende vazhdojmë me të njëjtën fatkeqësi. Të
bardhës i kemi thënë e zezë dhe të zezës e bardhë. Athua pse? Fatkeqësia edhe
më e madhe ka qenë të bindurit tonë në atë që na është thënë, e kjo si rrjedhojë e mosdijes sonë, mos
shkollimit tonë. Lëvizjet kanë qenë të
kufizuara, e me një kufizim të tillë, doemos njeriu i ynë i ka zënë besë krejt
se çka iu është thënë. A na janë shpjeguar
drejt gjërat? A na është shpjeguar drejtë historia e jonë? Feja, a na është shpjeguar drejt, të cilës iu kemi veshur me shekuj?
Por si
veproi