Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Quo Vadis, Shqipëri?
E shtune, 17.10.2015, 09:43 PM
Quo Vadis, Shqipëri? Kopshte e shkolla private fetare .
(Lajmi i fundit nga Shqipëria : “Vendimi për arsimin, do hapen kopshte e shkolla private fetare “. Kjo vjen pasi që Shqipëria i ka mbetur “borxh” dikujt )
Nga Fahri Xharra
Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Evropë nuk kanë pasur një martirizim të tillë, flet i madhi Kadare. Pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese, të cilën ai e ka nxjerrë nga "Historia e Shqiptarëve", e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006 në Paris. Statistika e shkollimit të shqiptarëve është e tmerrshme dhe e pabesueshme: Më 1887 në Shqipëri ka patur 3000 shkolla. Nga këto, Kadare rendit një 1200 shkolla publike e private turke, po kaq shkolla greke, 300 shkolla bullgare, por edhe shkolla vllahe dhe serbe. Ndërsa, shkolla shqipe ka patur vetëm një dhe ajo ka qenë shkolla me drejtor Pandeli Sotirin. Kadare shton se Perandoria Osmane nuk e ka lejuar gjuhën shqipe. "Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në 'perandorinë tolerante', përveç njërës: gjuhës shqipe!
Sevasti Qiriazi – Dako, e zgjuar nga natyra, me një botë shpirtërore të pasur, e ndezur që në fëmijëri me zjarrin e idealeve atdhetare, me një këmbëngulje e vullnet të paepur, ndjeu që herët nxitjen e brendshme dhe nevojën e domosdoshme për dituri. Ishte Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos (1871-1949) të studionte në kolegjin me emër Robert College në Konstandinopojë e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891. Me t'u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më1891. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike.
Për këtë qëllim, bashkë me Gjerasimin shkuan në Korçë, ku kishte vetëm shkolla në gjuhën greke për fëmijët e krishterë dhe shkolla në gjuhën turke e arabe për fëmijët myslimanë. Më 23 tetor 1891, mbas një lufte të vendosur dhe përpjekjeve të pareshtura kundër Patrikanës së Stambollit dhe autoriteteve osmane, ata hapën Shkollën Shqipe të Vashave, të cilën Sevastia e drejtoi që nga dita e themelimit. Aty dhanë mësim mësueset shqiptare Parashqevi Qiriazi, Fanka Efthimi, Polikseni Luarasi, Helidhona Falli, etj. E mirëpritur dhe e dashur nga populli, shkolla u rrit shpejt dhe u shndërrua në një çerdhe të edukimit patriotik të vashave. Kështu, mbasi mbaroi shkollën e Misionit Amerikan, duke kapërcyer pengesa e vështirësi të patregueshme, ajo u regjistrua në Kolegjin e Kostandinopolit, e para vajzë shqiptare, në ato kohë, që po merrte arsim të lartë.
” Pra, bashkë me Gjerasimin shkuan në Korçë, ku kishte vetëm shkolla në gjuhën greke për fëmijët e krishterë dhe shkolla në gjuhën turke e arabe për fëmijët myslimanë.”” Dhe ne çka duam sot ?
“Subjekti paraqet kërkesën, për hapjen e një institucioni arsimor privat të arsimit parauniversitar, në të cilin zhvillohen edhe lëndë fetare apo ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhë të huaj, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, jo më vonë se 3 muaj para fillimit të vitit shkollor”, - thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. (http://shqiptarja.com/sociale/2750/vendimi-p-r-arsimin-do-hapen--kopshte-e-shkolla-private-fetare)
Quo Vadis Shqipëri ?
“ Duke filluar nga viti i ardhshëm në Shqipëri mund të hapen shkolla fetare private. Vendimi më i fundit i qeverisë i jep të drejtë institucioneve private që të hapin kopshte, por dhe shkolla të mesme me karakter fetar apo aty ku mësimi zhvillohet në gjuhët e huaja.” dhe pse kjo? të na ndajnë në ortodoksë , katolikë dhe muslimanë …. dhe pastaj të presim nja 200 vjet që :” “” Pra, bashkë me Gjerasimin shkuan në Korçë, ku kishte vetëm shkolla në gjuhën greke për fëmijët e krishterë dhe shkolla në gjuhën turke e arabe për fëmijët myslimanë.”
O j Shqipëri nuk te lodhën për këto 25 vjetë ndarjet fetare që po do të vazhdosh edhe më tutje ?
Shqipëri , të morri e zeza e së bashku me ty , edhe neve të tjerëve që jemi në tokat tona etnike.
Çajupi pyeste ; Ku është balta më e ëmbël se mjalta ? Në Shqipëri .
E vërtetë kjo , por ka ardhur një pjellë e keqe ne këto dekada të fundit që po e bëjnë m….. Shqipërinë.
Mjerë ne , në kë të mbështetemi?
“” Pra, bashkë me Gjerasimin shkuan në Korçë, ku kishte vetëm shkolla në gjuhën greke për fëmijët e krishterë dhe shkolla në gjuhën turke e arabe për fëmijët myslimanë.”” Dhe ne çka duam sot ?