Mendime
Brahim Avdyli: Aleancë evropiane në tokat shqiptare
E premte, 19.02.2016, 08:44 PM
A DO TË KRIJOHET NJË ALEANCË EVROPIANE NË TOKAT SHQIPTARE
Nga Brahim Ibish AVDYLI
Disa herë kemi qenë në konsultime të ndryshme, prej individëve, prej partive e prej forcave të tjera apo individëve të tjerë evropian, pro e contra, rreth shqiptarëve. Madje nuk e dinë as vetë shqiptarët se ata janë një komb i veçantë nëpër botë, para kombeve të tjera dhe para kombeve okupuese nëpër Gadishullin Ilirik, që të tjerët dinë t`a thërrasin "Gadishulli Ballkanik" për të mbuluar gjurmët e tona, se sa numër shqiptarësh ka bota. A jemi të vetëdieshëm, pas gjenocideve të shumta të armiqëve tanë, rreth e rrotull. Nuk duam të dimë që e kemi një origjinë të hershme historike, prej pellazgëve të parë në Botë e deri më sot. Nuk lexojmë vepra të veçanta historike.
Thomë sikur truri i jonë nuk i pranon veprat "aq të vjetra"; nuk i kupton drejtë ato; janë diçka që flasin "për yjet nëpër qiell"; ëndërra, që nuk kapen me dorë. Dhe, a e dimë vërtetë se çfarë përpjekjesh bëhen kështu, për të na mbajtur të lidhur?...
Armiqtë e shumtë kombëtare, të mobilizuar fort kundër nesh, bëjnë çmos për të na lënë ne, shqiptarëve, të ardhur nëpër histori "pas tyre"; sikur "jemi të ardhur më vonë"; paskemi një "gjuhë" përmes alfabetit të shkruar, pas Kongresit të Manastirit, më 1908; të një gjuhe e cila i ka rrjedhat e veta, madje pas "formulës së Pagësimit", në vitin 1462, etj.; dhe nuk duam të mësojmë më shumë.
E kjo nuk është aspak e vërtetë! E vërteta fillon e niset prej shqipes, që është prej origjinës së parë të pellazgo-ilirëve, që flisnin këtë gjuhë, për të mos thënë se prej Babilonisë së vjetër, me ndërtesën e parë e më të madhe në botë, e deri më sot, njeriu i ynë e fliste kurdoherë po këtë