Mendime
Skënder Kapiti: Thyerja e ligjit moral të demokracisë
E premte, 19.02.2016, 08:10 PM
Në Shqipëri dhe në Kosovë mashtrimet kanë thyer ligjin moral të demokracisë
Nga Skënder S. KAPITI
Në mbështetje të shkrimit të Prof. Eshref Ymeri për mosmbajtjen e premtimit nga pushteti dhe politika. Fillimisht përshëndes z. Ymeri që nga Santa Barbara e largët per leksionet e tij shumë të vyera intelektuale dhe filozofiko-kombëtare që i shkruan për ne dhe ne sherbim të shoqërisë shqiptare, e po kështu falenderojmë dhe Mediat e lira e të pavarura shqiptare qe na mundesojne ta shprehim te to Fjalen dhe Mendimin e Lire dhe qe na sjellin prane shkrimet e këtij Profesori te nderuar ashtu si dhe të shumë intelektualëve të shquar të tjerë si ai. Me modestinë e tij të rrallë që zor se e kanë e mund ta gjesh te të tjerët, per faktin e analizave apo komenteve inkurajuese dhe vlerësuese qe u ben shume opinionisteve, atyre realistë e kam fjalën , te cilët paraqesin te vertetat sipas realiteteve dhe fakteve te pakundershtueshme, dhe konkretisht rasti per dy rruget e premtuara gjate fushatës nga kryeministri i Shqipërisë për atë të Lumit të Vlorës dhe për Rrugën e Arbrit, ku profesori demaskon mashtrimet elektorale të premtimeve të rrejshme të qeverisjes për ndërtimin e këtyre dy arterieve rrugore shumë të rëndësishme ashtu si dhe shumë premtime të tjera. Falenderoj Profesorin tonë z. Ymeri dhe për përshëndetjen e përzëmërt që më ka dërguar për Librin tim “Triumfi I Kombit”. Dhe nga ky libër po shfrytëzoj rastin nga kjo që Profesori “ndëshkon” premtimet e pambajtura duke cituar në këtë shkrim timin mbështetës për atë të Prof. Ymeri. Po citoj diçka nga “Triumfi i Kombit” nga kapitulli i tij me titull: “çfarë e pengon konsolidimin e demokracisë dhe të patriotizmit” ku në faqen 101 kam shkruar se: ”Dimensioni moral njerëzor është premtimi, po kështu gjykoj se edhe ligji moral i demokracisë është virtyti dhe ligji moral i premtimit; kur thyhet dhe nuk mbahet premtimi atëhere realizohen mashtrimet dhe gënjeshtrat; dhe nga gënjeshtra dhe hipokrizia triumfon pabesia dhe korrupsioni”. Popullit shqiptar gjithnjë i janë premtuar gënjeshtra dhe është tejngopur me to; me gënjeshtra fantastike duke e ushqyer popullin me shpresa mashtruese. Por duhet ndëshkuar gënjeshtra dhe mashtrimi bashkë me autorët e politikës mashtruese dhe gënjeshtare, sepse gënjeshtra e pushtetit është vetë tradhëtia publike e politikës. Jo vetëm për Rrugën e Arbërit dhe atë të Lumit të Vlorës që janë premtuar nga qeveria për t’u ndërtuar i nderuar Profesor, por shumica e premtimeve elektorale të kësaj qeverisje paskan qenë mashtrime elektorale verbale sa për të marrë pushtetin. U premtua punësim e 300 mijë vënde pune por është rritur papunësia dhe eksodi; u premtua ulja e varfërisë por është thelluar ajo dhe është rritur numri i të varfërve; u premtua lufta kundër korrupsionit por po bëhet batërdia me të, me drogën e me trafikime të paligjshme; pra është realizuar e kundërta e atyre që u është premtuar shqiptarëve, pra është shkelur kështu, ashtu edhe si edhe nga të gjithë ishpushtetet politike të mëparshme ligji moral i demokracisë, dhe popullit kur i cënohet morali (e drejta dhe e vërteta) duhet të ngrihet në protestë popullore paqësore në emër të moralit për të larguar nga pushteti, madje deri në mosbindje civile ndaj pushtetit ashtu siç dhe ka vepruar Gandi i Indisë me lëvizjen paqësore “Satyagraha” duke rezistuar në emër të së vërtetës. Është vështirë të mbahen e të realizohen premtimet kur trashëgohen ato dhe pasojat rrënimtare të gënjeshtrave dhe të mashtrimeve të mëparshme dhe kultura politike e tyre. Mashtrimet politike dhe të pushtetit që Ju Profesor me modesti në shkrimin Tuaj i quani mosmbajtje premtimesh , ato kanë thyer ligjin demokratik dhe të moralit por ama janë edhe të papranueshme për krenarinë dhe dinjitetin kombëtar dhe kjo do të thotë se E Drejta Demokratike dhe Kombëtare duhet të ndëshkojnë mashtrimet dhe gënjeshtrat bashkë me autorët e tyre, mashtruesit politik dhe publik duke i larguar ata nga pushteti me votë të lirë. E njëja situatë mashtrimesh, gënjeshtrash e mosmbajtje premtimesh nga politika dhe pushteti është edhe në Kosovë, mashtrime elektorake dhe politike që kanë gjeneruar edhe atje korrupsion të paparë , varfëri e papunësi, papërgjegjshmëri dhe dëme të rënda sociale e kombëtare, gjë që ka rritur kundërshtinë dhe revoltën e pakënaqësisë popullore që kërkon largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakoshme. Mos të harrojmë se populli shqiptar e ndëshkoi shumë ashpër Ish-pushtetin e Sali Berishës për shkak të gënjeshtrave të tij shumë të mëdha, gati si gënjeshtra fanta-kozmike të ndërtimit të 12 000 km rrugë sa 1/30 –ta e distancës Tokë-Hënë; premtoi një Shqipëri bahçe me lule kur atë e shndërroi dhe me ligj si vënd të grumbullimit të plehrave të Europës; premtoi një Shqipërie si superfuqi energjitike e në fakt realizoi një Shqipëri me rrjet dhe energjitikë të falimentuar e me çmime të karburanteve më të shtrenjta në Botë; mashtroi shumë për legalizimet e banesave të qytetarëve dhe bëri vetëm një përqindje fare të vogël të numrit të atyre që premtoi në vitin 2005; premtoi shtet ligjor por montoi papërgjegjshmërinë, antiligjin dhe korrupsionin në Drejtësi dhe në tërë sistemin; bëri premtim të një Shqipërie që do të eksportonte në BE mbi 2 milion ton fruta arrore aq sa kishte nevojë tregu europian kur në Shqipëri ato vetëm sa importohen; të një Shqipërie që premtonte të mbillte 25 milion rrënjë ullinj; të një Shqipërie turistike ku vetëm turistë europianë këtu nuk vinin; të një Shqipërie që garantonte punësim po vetëm punësim për militantët, të afërmit, për miqtë dhe miqtë e miqve ishpushteti u siguronte; dhe mashtrimi tjeter i madh i PD qe e coi ate ne ate humbje te madhe me 23 Qershor 2013 ishte ai me desidencen antikomuniste dhe me intelektualizmin e vertetete intelektual dhe patriotiko-kombetar qe i perjashtoi dhe nuk i aktivizoi ata politikisht, e qe i ka pasuar dhe po i trashegon mjaft mire keto dhe pushteti i sotem. Dhe çdo pushtet nëse do që të rifitojë pushtetin kjo do të varet nga ballafaqimi mes atyre që premtonte në opozitë me ato se çfarë realizon kur qeveris dhe kryesisht në menyrën se si e administron paranë publike dhe në efikasitetin e luftës kundër korrupsionit.