E merkure, 04.12.2024, 09:02 AM (GMT)

Mendime

Zenel Çeliku: Tension dhe dhunë në Kuvendin e Kosovës

E diele, 21.02.2016, 10:56 AM


Sërish tension dhe dhunë në Kuvendin e Kosovës

Nga Zenel Çeliku

Të premten e kaluar në Kosovë, partitë opozitare ne bllok, në mënyrë arbitrare ndaluan punimet në Kuvendin e Kosvës, duke hedhur gaz lotsjellës. Ky veprim aspak I mirë për Kosovën dhe kosovarët, behet  në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve që ka bërë Qeveria e Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi. Si kudo në vëndet demokratike, ashtu edhe në Kosovë, e drejta e protestave është e drejtë njërëzore që shpreh në mënyrë demokratike dhe pa ndrojtje, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Qëndrimi I opozitës kosovare në lidhje me marëveshjet që ka bërë me Serbinë dhe Malin e Zi, mundet të jetë vërtetë  I drejtë, por forma dhe rruga që ka zgjedhur opozita e bashkuar në Kosovë, është tej e gabuar sepse dëmton imazhin e Kosovës në sytë e botës. Të mos harojmë se Kosova ka vuajtur shumë deri në ditët e sotme. Ishte nderhyrja dhe sakrifica sublime e SHBA-ve që mundësuan pavarësinë dhe mëvetësinë e Kosovës. U desh një debat I madh ndërkombëtar ku partnerët e Serbisë, e akuzuan Amerikën se ka shkelur konvetat ndërkombëtare me ndërhyrjet ushtarake të sajë për të çliruar  Kosovën. Çuditshem, Amerika si partneri dhe miku më I madh I shqiptarëve andej e këtej, sot nuk I respektohen sugjerimet ku thërret për shtet ligjor në Kosovë, për ligj dhe drejtësi, për demokraci dhe që të respektohen të drjetat dhe liritë themelore të njeriut, por të respektohet vecanërisht Ligjvënësi I Kosovë.  Ne jemi koshient se sot Kosova ka shumë problem, sot Kosova ballafaqohet me vështirësi të mëdha ekonomike, me probleme serioze të krimit të organizuar, me korrupsion të madh e me shumë e shumë probeleme që sot më shumë se kurre, kërkohet bashkëpunim, forcë për një  qeverisje të fortë dhe efektive dhe për kontributin e çmuar që duhet të japë opozita në zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale të Kosovës. Nëse Qeveria Mustafa ka bërë hapa të pa studjuara mirë dhe në dëm të interesave të vëndit, opozita e bashkuar në Kosovë, I ka të gjitha hapësirat dhe mundësitë që  të debatojë, të protestojë në mënyrë demokratike dhe jo me dhunë ekstreme, dhe të kërkojë më dialog të fortë që të korigjohen gabimet e bëra-gjithnjë nëse është siç pretendon opozita. Në Shqipëri janë ndjekur me shumë vëmëndje zhvillimet politike të ditës së premte, ku opozita e kryesuar nga Levizja Vetëvenvosje (VV) hodhën gaz sjellës në sallën e kuvendit, duke bërë që seanca të ndërpritet menjëherë. Sigurisht qe shqiptarët e Shqipërisë presin dhe duan një Kosovë të fortë dhe drejt integrimit të sajë në strukturat Euro-atlantike, ne presim që Kosovës t’I liberalizohen së shpejti vizat për në vëndet e BE, pse jo, edhe integrimi në NATO, që do të thotë përfundimisht një problem që nuk egziston më në mes Kosovës dhe Serbise. Ajo që ne kemi parë në Kuvendin e Kosovës, na trondit, na pezmaton dhe na dezelizonon se edhe Kosova një ditë do të jetë si e gjithë Europa. Duke u nisur nga skena aspak e hishme e te premtes se kaluar, si kena horror, Ambasada Amerikane në Kosovë, menjëherë u prononcua me anë të ambasadorit të sajë-Greg Delaëie, I cili ndër të tjera tha ; “Jam këtu për të mbështetur Kuvendin e Kosovës. Duhet të ketë një Kuvend funksional që të zgjidhen problemet. Mua më vjen keq që kushtet e deputetëve janë minimale për të bërë punën e tyre, për shkak se disa persona nuk po e lejojnë këtë. Shumë qytetarë të Kosovës kanë ikur e kanë vdekur vite me radhë, që të kenë këtë pavarësi, që sot të jetojnë të lire”-ka përfunduar Delaëie. Ambasadori Amerikan-Greg Delaëie ka një karriere të gjatë në politikën e jashtme amerikane, dhe si I tillë ai di shumë mirë që të përçoje politikën e Uashingtonit në mënyrë shumë korekte. Drejtuesit e VV,të AAK dhe të Nismës, duhet ta dijnë mirë se Delaëie flet në emër të Departamentit të Shtetit dhe personalisht të Presidentit Obama. Ambasadori Delaëie ndjek me shumë vëmëndje dhe angazhim zhvillimet politike në Kosovë, dhe mundohet të ndihmojë sa më shumë, kjo është detyra e tij dhe ndaj duhet të respektohet nga cdo qytetarë dhe në vencanti nga politikanët e Kosovës për të cilët ka shumë e shumë disktime jo të mira. Të njëtin qëndrim kritik për ngjarjen e të premtes në Kuvedin e Kosovës, mbajti edhe perfaqësuesja e lartë e BE. Çuditërisht, pas këtij skandali, nga përfaqësye të VV, sulmohet Ambasadori I SHBA-ve Greg Delaëie sepse në ngjarjen e të premtes, Ai paska mbajtur qëndrim jo parimor-kjo sipas VV. Para një qëndrimi të tillë, opozita, në mënyrë të drejtpërdrëjtë VV, ka bërë një peticion për largimin e Ambasadorit Greg Delaëie, nga misioni  tij në Kosovë. Sa turp, sa mos mirnjohje, sa keqinterpretim me koshince. Pse kështu vlerësohet dhe respektohet ndihma jetësore dhe vllazërore e Amerikës?!!! Si mundet të kërkosh largimin e një ambasadori me shumë përvojë në politikën e jashtme të SHBA-ve?!!! Kuj I shërben ky qëndrim rradikal dhe aspak miqësor?!!! Përse nuk e kuptojnë shtetasit e Kosovës se opozita po gabon rëndë, duke baltosur edhe mbi përfaqësuesin e vëndit më mik që shqiptarët kanë?!! Këto pyetje kanë edhe përgjigjet e tyre të drjetpërdrejta, por le të ngelemi këtu dhe me kaq, sepse mjaft tension dhe gaz sjellesa janë hedhur në politikën kosovare. Aleati I VV Haradinaj, e vlerësoi këtë peticion si të pa vlerë, ashtu edhe politiknë të tjerë e konsiderojnë këtë peticion si një minë me sahat e cila hidhet për të prishur miqësinë dhe ndihmen shumë të madhe që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën dhe mbarë shqiptarët. Ndërsa Kryeparlamentari i Kosovës-Kadri Veseli, pezulloi të premten 18 deputetë të VV, midis tyre edhe liderin e saj Visar Ymeri, për shkak sipas tij, me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare. Zotërinj Visar Ymeri dhe Alpin Kurti, dhe deputetet e tjerë të VV, ashtu edhe lideri I AAK-Ramush Haradinaj, edhe lideri i Nismës për Kosovën-Fatmir Limaj, duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë politike dhe qytetare, që Kosovën të mos e kthejnë në fushë-betejë  përplasjesh politike shumë të rezikshme, sepse kjo situatë është shpërthyese, e rezikshme, e dëmshme për Kosovën dhe mbarë Rajonin, por mbi të gjitha, kjo situatë është në dëm të shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve kudo që janë në këtë Rajon.  Liderët e lartpërmëndur, të mos harrojnë se shqiptarët e Kosovës kanë sakrifikuar shumë për lirinë që gëzojnë sot, por falë ndihmës shumë të çmuar të amerikanëve, liria u fitua dhe si e tillë duhet te vlerësohet përjetësisht, dhe duhet ruajtur me shumë kujdes, ndaj lë të shpreh besimin se opozita do të gjejë rrugë të tjera plot hapësira ligjore dhe demokratike, për të arritur qëllimin e sajë.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora